Gjiknuri 'nis punën', prezanton drejtuesit e qarqeve, e nis nga Lezha! Nikolla 'i dorëzon' përgjegjësitë Blendi Klosit

Numri i dy i PS, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri ka nisur nga puna me marrjen e postit të ri. Detyrën e re e ka nisur nga Lezha, ku ka prezantuar drejtuesin e ri të qarkut, Blendi Klosin. E pranishme ishte edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ish drejtuesja politike e qarkut Lezhë, e cila i ka dorëzuar përgjegjësitë e punës Klosit.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur 40 minuta. Të pranishëm në të takim ishin edhe deputetët socialistë të Lezhës Eduard Ndreca, Shpresa Marndoj dhe kryetaret e bashkive Pjerin Ndreu, Ndrec Dedaj dhe Majlinda Cara. Ende nuk ka detaje lidhur me porositë që janë dhënë në atë takim.

Në Asamblenë e PS, kryeministri Rama bëri ndryshime në drejtuesit e qarqeve , ku në Lezhë në vend të Nikollës vendosi  Blendi Klosin.

 

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është e mjaftueshme rritja vjetore e pensioneve prej 5 për qind ashtu siç premtohet në programin e Rama 3?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Pamje të frikshme nga Rusia, studentët hidhen nga dritaret për t'i shpëtuar plumbave