Nikolla, takon reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë: Kuvendi, kantier pune për avancimin e reformave

Nikolla, takon reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë: Kuvendi, kantier pune për avancimin e reformave

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Joseph O’Reilly dhe Asim Mollazada. Në takim ishte e pranishme edhe shefja e Zyrës së KiE në Shqipëri, Jutta Gützkow.

Gjatë takimit u diskutua mbi situatën dhe zhvillimet politike në Shqipëri, ecurinë e reformave, me fokus të veçantë në reformën zgjedhore dhe reformën territoriale; ecurinë e procesit të integrimit evropian si edhe përvojën e Shqipërisë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën politike e parlamentare dhe qeverisjen e vendit.

Në përgjigje të interesimit të tyre, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i informoi reporterët se “Bashkëpunimi i Shqipërisë me KiE dhe i Kuvendit të Shqipërisë me Asamblenë Parlamentare të KiE është i shkëlqyer. Shqipëria po avancon në reformat zhvillimore, demokratizuese dhe integruese, ka kryer me sukses detyrat në zbatim të rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe pret mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në. Kuvendi i Shqipërisë është aktualisht një kantier pune për avancimin e reformave zhvillimore, demokratizuese dhe integruese. Opozita dhe grupet e saj parlamentare kanë të gjithë aksesin e nevojshëm për të kontribuar për reformat dhe për vendin.”

Nikolla diskutoi me reporterët edhe mbi përvojën e Shqipërisë për rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën parlamentare dhe qeverisjen e vendit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse nuk duhet t'i lajmë flokët me ujë shumë të nxehtë?

Pse nuk duhet t'i lajmë flokët me ujë shumë të nxehtë?