Nikolla vizitë në Greqi, takon homologun e saj: Kemi marrë mbështetjen për integrimin tonë në BE

Lindita Nikolla dhe Constantine An. Tassoulas

GREQI- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po zhvillon një vizitë zyrtare në Greqi, ku është takuar me kryeparlamentarin e Greqisë, Constantine An. Tassoulas.

Në këtë takim është diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy palëve, teksa Tassoulas ka uruar Nikollën për detyrën e re. Nikolla ka vlerësuar mbështetjen që Greqia ka treguar për rrugëtimin evropian të vendit tonë, teksa thekson

“Greqia është një fqinje e çmuar, një mike historike dhe e qëndrueshme,  partnere e rëndësishme e Shqipërisë në rrugën drejt demokracisë, përparimit dhe integrimit evropian.

Bashkëpunimi midis dy vendeve tona është strategjik dhe ne jemi të vendosur që ai të vazhdojë të forcohet në frymën e fqinjësisë së mirë, në të mirë të interesave tona të përbashkëta, partneritetit të ngushtë në NATO dhe perspektivës së përbashkët evropiane.

Shqipëria i është mirënjohëse Greqisë për mbështetjen e madhe, të qartë dhe të vendosur të procesit të integrimit evropian, çeljes së negociatave dhe jemi  të bindur se këtë mbështetje e kemi edhe për mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare gjatë Presidencës sllovene, brenda dhjetorit 2021.

Vendet tona i lidhin edhe dy ura të fuqishme miqësie: minoriteti grek në Shqipëri, i cili gëzon të gjitha të drejtat që gëzojnë qytetarët shqiptarë dhe komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh të të huajve dhe që prej tridhjetë vjetësh kontribuojnë për familjet e tyre, për  ekonomitë dhe sistemet e mirëqenies së të dy vendeve”, u shpreh Nikolla.

Siç njofton zyra e shtypit, Nikolla e falënderoi Tassoulasin edhe për ndihmën që Greqia i vuri në dispozicion vendit tonë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 si edhe për dhurimin e mbi 120 mijë dozave të vaksinave, duke ndihmuar për përballimin dhe daljen nga pandemia e Covid-19.

Ndërkohë, Nikolla ka theksuar edhe kryetarin e bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis. Lindita Nikolla ndodhet në Greqi, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, që zhvillohet në Athinë, në datat 20-23 tetor 2021.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Varianti afrikan mbërrin në Europë, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid edhe në vendin tonë?



×

Lajmi i fundit

John

109-vjetori i Pavarësisë, urojnë politikanët, Rama: Gëzuar! Meta: Urime shqiptarëve kudo që ndodhen! Uron edhe Blinken: SHBA, krenare t'ju quaj mik