Nipi i Çelës e kunati i Ahmetit
 kandidat për zv.drejtues tek krimet

Nipi i Çelës e kunati i Ahmetit<br /> kandidat për zv.drejtues tek krimet
Kryeprokurori Llalla ka firmosur lëvizjen e 21 prokurorëve,të cilët i ka komanduar si drejtues në disa prokurori në rrethe dhe disa të tjerë i ka ulur në detyrë, për shkak të rezultateve hetimore jo të kënaqshme. Shumë nga ish-drejtuesit e prokurorive kanë dhënë dorëheqjen pas konsultimeve me kryeprokurorin Llalla, ku mes të dorëhequrve është dhe kreu aktual i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Blerim Tominaj.

blerim tominaj

Tominaj ka drejtuar këtë prokurori shumë të rëndësishme vetëm për 6 muaj, ndërkohë që në krye të saj është vendosur vartësi i tij, Besim Hajdarmataj. Mirëpo tashmë tek prokuroria më e rëndësishme e vendit ka mbetur një vend vakant, ai i zv/drejtuesit post ky që mbahej nga Hajdarmataj.

Nipi i Çelës e kunati i Ahmetit

arenc cela

“Shqiptarja.com” mëson se për këtë pozicion do kandidojë prokurori i sapodrekretuar në këtë prokurori Arenc Çela dhe Klodian Braho. Çela, njihet si nipi i Maksim Çelës anëtar i bandës së Lushnjës dhe i dënuar për vrasjen e shefit të krimeve në Lushnjë. Po ashtu Çela njihet dhe si kunat i Dardan Ahmetit,person ky që së bashku me Sajmir Bajramin ka transportuar nga Rinasi në Lushnjë e më pas në Divjakë, pilotin Italian Giorgio Riformato.

klodian braho

Ndërsa prokurori Klodian Braho njihet si njeriu që çoi në gjyq ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika. Gazeta mëson se këto kandidatura do shqyrtohen në mbledhjen e kësaj të Enjte në Këshillin e Prokurorisë, ku veç tyre do zhvillohet shqyrtimi edhe i kandidatëve për drejtues në Lushnjë dhe kandidaturat e OPGJ që kandidojnë për postet vakante për prokurorë.

Shkrihet drejtoria gjyqësore
21 ndryshimet që janë kryer dje do pasohet me lëvizje të tjera në prokurori të ndryshme. Në përfundim të analizave vjetore të vitit 2015, Prokuroria Shqiptare do të rifreskojë kuadrin drejtues në disa njësi strukturore në të tre nivelet, me qëllim rritjen e cilësisë në ndjekjen penale. Në këtë kuadër, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, urdhëroi që Drejtoria Gjyqësore dhe e Ekzekutimeve të Dënimeve Penale të shkrihet dhe stafi i saj integrohet në Drejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale.

adnan xholi

Drejtoria e riformatuar do të vijojë të drejtohet nga Adnan Xholi dhe tashmë do të përbëhet nga 6 prokurorë. Kleanthi Zeka, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë, komandohet drejtues i saj, duke zëvendësuar drejtuesin e deritanishëm, Henrik Haxhiraj, i cili do të vijojë të ushtrojë funksionet e prokurorit të thjeshtë në Apelin e Vlorës.

 
Lista e prokurorëve që lëvizin dhe kandidojnë

Adnand Xholi         drejtues drejtori Hetimi dhe Gjyqësore

Kleanthi Zeka        drejtues prukurori Apeli Vlorë

Hemrik Haxhiraj      prokuror i thjeshtë Apeli Vlorë

Dhorina Theodhori    zv/drejtuese në prokurori Korçë

Ollga Visi           prokurore e thjeshtë në Korçë

Flora Çela           zv/drejtuese prokurorie Vlorë

Alfred Saliu         prokuror i thjeshtë Vlorë

Enkelejda Millonai   zv/drejtuese prokurori Elbasan

Ridvan Suka          prokuror i thjeshtë Elbasan

Alfred Shehu         prokuror i thjeshtë Elbasan

Besim Hajdarmataj    drejtues Prokurori Krimeve të rënda

Blerim Tominaj       prokuror i thjeshtë pranë Krimeve të Rënda

Zeqir Hoda           drejtues prokuroria Lezhë

Përparim Vukaj       prokuror i thjeshtë në Lezhë

Hysni Vata           drejtues prokurorie në Kurbin

Arjan Muçaj          drejtues prokurorie në Përmet

Silvana Pani         prokurore e thjeshtë në Përmet

Artur Ismailukaj           drejtues prokurorie në Tropojë

Artan Shtrungza      prokuror i thjeshtë në Tropojë

Urim Buci            drejtues prokurorie në Dibër

Esmeralda Cami       prokurore e thjeshtë në Dibër

Arenc Çela           kandidat për zv/drejtues tek Krimet e Rënda

Klodian Braho        kandidat për zv/drejtues tek Krimet e Rënda

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)