Ilir Lika i arrestuar si një nga autorët e vrasjes së 2 biznesmenëve në Laç, xhaxhait të tij i lënë mesazh kërcënues te dera e shtëpisë! Të atit iu bë atentat rreth një muaj më parë

Ilir Xhepa (Lika)

Skënder Likës, xhaxhit të Ilir Likës (Xhepa) i arrestuar për vrasjen e dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, i është lënë një mesazh kërcënues në oborrin e shtëpisë së tij. Skënder Likës, 55 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, ka gjetur municion luftarak (9 fishekë) në oborrin e banesës së tij. Policia ka nisur hetimin për ngjarjen dhe identifikimin e autorëve, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të jetë e lidhur me nipin e tij, i cili ndodhet në burg pikërisht si i dyshuar për vrasjen e dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Rreth një muaj më parë edhe të atit e Ilir Likës (Xhepa). Myslym Lika i është bërë atentat gjatë kohës që po kthehet nga varrimi të motrës duke e lënë të plagosur. 60-vjeçari ishte i njohur në botën e krimit, pasi ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Konkretisht në vitin 2000, në muajin prill, Lika ka qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi Gëzim Çelikun bashkëpronari i firmës “Friul Alba” dhe administratorin Italian Luciano Bortolusi. Gëzim Çeliku ka mbetur i vdekur në vend ndërsa Bortolusi u plagos.

Ndërsa djali i tij Ilir Xhepa (Lika) përveçse është bashkëpunëtori i Eduart Lamaj në vrasjen e dy biznesmenëve Gjergji dhe Lika, rezulton të ketë bërë dhe një plagosje tjetër. Rezulton se në 15 maj 2020, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 33-vjeçarit Zef Marku, por pa mundur ta ekzekutojë atë.

Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy biznesmenëve, ku nën akuzë janë 6 persona persona, për vrasje në rrethana cilësuese. Në pranga kanë rënë Ilir Xhepa e Eduart Lamaj, në kërkim Klaudio Perkola e Elson Alija, kurse në detyrim paraqitje janë lënë mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku. Mjekët Lama dhe Marku mjekuan Eduart Lamajn në një spital privat i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rama lë Vlorën pas 8 vitesh dhe zgjedh të jetë deputet i Durrësit, a ka bërë kryeministri zgjedhjen e duhur?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Me pamje nga bukuritë magjepsëse të Leskovikut Rama uron një ditë të mbarë (VIDEO)