Nis dixhitalizimi i hartave kadastrale në Tiranë, drejtori: Jo më mbivendosje pronash

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka nisur procesin e dixhitalizimit të hartave kadastrale. Aktualisht po punohet në 147 zona kadastrale të Qarkut të Tiranës, ku përveç dixhitalizimit të hartave po bëhet edhe përmirësimi i hartave aktuale. I gjithë ky proces synon eliminimin e problemeve me titujt dhe certifikatat e pronësisë. Në një intervistë për Report TV, Redi Curri Drejtor i regjistrit dhe hartografisë, shprehet se po ashtu po punohet për kalimin në format elektronik edhe i regjistrit të të gjithë pronave.

Dy komponentët kryesor janë regjistri, i cili është  në vijim duke u bërë i tëri dixhital. Dhe që ofron shërbim të shpejt dhe cilësor. Drejtoria e Përgjithshme nuk po merret vetëm me dixhitalizimin e këtyre 147 zonave kadastrale por edhe përmirësimin e atyre ekzistuese nga ana tekniko-ligjore” deklaroi Curri .

Kalimi nga harta digjitale nga harta manuale, sipas Currit iu jep mundësinë pronarëve që të kryejnë investime të ndryshme në pronën e tyre po ashtu shmang edhe mbivendosjen e pronave.

Shmangin problematika që kanë qenë ndër vite, mbivendosjet fiktive, korrigjimi i kufijve të pasurisë. Me kalimin në harta dixhitale këto shmangen, dhe i jepet prioritet pronarit për të zhvilluar pronën, duke ndërtuar investuar, pasi më parë ishte thuajse e pamundur” sqaron Redi Curri.

Pavarësisht se një pjesë e mirë e zonave kadastrale në Tiranë janë drejt përfundimit, Agjencia e Kadastrës nuk mund të përcaktojë një afat se kur mund të përfundoj i  gjithë procesi, i digjitalizimit të hartave, dhe regjistrimit të pronave kërkon kohë shumë të gjatë.   

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë