Nis faza e dytë e Lungomares/ Dritan Leli dhe arkitekti britanik prezantojnë detajet e fundit

Lungomare do të vijojë në vjeshtë fazën dytë të punimeve që përfshin zonën e Ujit të Ftohtë deri në afërsi të tunelit të Vlorës në një gjatësi prej 1.3 kilometra të gjatë. Projekti final është prezantuar nga kryebashiaku Dritan Leli ku të pranishëm ishin edhe arkitektë të projektit dhe përfaqësues të fondit shqiptar të zhvillimit ku u diskutuan edhe detajet e investimit.

"Duke filluar nga vjeshta të projektit të ri që ne kemi në bashkëpunim me fondin shqiptar të zhvillimit që është që nga zona e hotel liros ose e farit deri në 3 km i cili do të bëjë një rehabilitim të gjithë shtratit të rrugës  me një korsi bicikletash te dedikuar  me rrugë të tjera midis hapësirave të godinave për të pasur mundëisnë e aksesimit në plazhe të të gjithë vizitorëve që do të  dëshirën dhe sigurisht do të kalojnë nga vlora në vitet që vijnë", tha Leli.

Arkitekti britanik i projektit ka prezantuar disa nga detajet sikurse janë parashikimet për disa pishina për të rritur dhe fëmijë, , hapësira pushimi buzë detit të lidhura me shëtitoren nëpërmjet shkallëve që do të jenë hapësira me akses publik. Automjetet pushuesit do të mund ti parkojnë në fillim dhe në fund të shëtitores përcaktohet në projekt.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gfvds: 16/07/2019 13:17

    kanalet e ujerave te zeza bej o njeri, leri makiazhet..

    Përgjigju
  • Andeti: 15/07/2019 20:50

    Dritan Leli eshte njeriu me vizion qe i duhet Vlores dhe e ka kthyer ne destinacion turistik Elitar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar