'Lufta' në PD shkon në Kuvend! Nikolla njofton përjashtimet nga grupi demokrat! Deputetët pro 'Foltores': S'na heq dot Lul Brava! Alibeaj: Problemet i kemi në familje! Mungon Berisha

'Lufta' në PD shkon në Kuvend! Nikolla njofton përjashtimet nga grupi demokrat! Deputetët pro 'Foltores': S'na heq dot Lul Brava! Alibeaj: Problemet i kemi në familje! Mungon Berisha

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e 17 janarit

TIRANË- Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar nisi më çuditshëm se kurrë në këto 30 vite. Salla e seancave plenare u shndërrua si një mbledhje e një organizate të Partisë Demokratike. Lufta e brendshme mes demokratëve u transferua në Kuvend, ku deputetët e përjashtuar nga grupi i PD-së, mbështetës të Sali Berishës sulmuan kryetarin e partisë së tyre Lulzim Basha.

Pas kryetarja e kuvendit njoftoi në nisjen e seancës njoftimin që kishte marrë nga PD për ndryshime në grup parlamentar, njëzëri Edmond Spaho, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Belind Këlliçi etj kundërshtuan ashpër duke i kujtuar kryeparlamentares Nikolla se ato ishin Partia Demokratike.

Noka, më i ashpër nga të tjerët, kërkoi që Kuvendi të mos marrë parasysh dokumentet e sjella nga PD-ja për përjashtimin e tyre, por të ketë në konsideratë dokumentet e Komisionit të Rithemelimit, i cili sipas tij është i vetmi institucion që përfaqëson demokratët.

Në përgjigje të tyre, kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla tha se nuk interpreton vendimmarrjet politike të grupit më të madh opozitar.

“Nuk interpretojnë vendimmarrjet politike dhe grupi më i madh i opozitës është ai i PD, që ka zgjedhur që të ketë kryetar të saj Enkelejd Alibeaj që ka zgjedhur që të mos ketë këtë numër deputetësh në përbërje të saj”, tha Nikolla në përgjigje të tyre.

Nga ana tjetër, ndonëse tha se do të ishte pjesë e kësaj seancë, Sali Berisha mungoi sërish në Kuvend. Në përfundim, pas akuzave që nuk morën asnjë përgjigje nga Lulzim Basha, deputetët pro Berishës u larguan nga seanca për tu rikthyer më pas për të dëgjuar fjalimin e Presidentit të Turqisë, Erdogan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
Deputetët 'pro Berisha' dalin nga seanca, Noka për mediat: E njoftuam Nikollën! PD-në e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit

 

Partinë Demokratike e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit. Me këtë qëndrim të ripërsëritur deputetët demokratë që janë pro lëvizjes së Sali Berishës dolën nga seanca plenare pas debateve me Nikollën dhe më pas i rikthyen për të dëgjuar fjalimin e Erdogan.

Në emër të tyre foli për mediat  Flamur Noka.

"Ne ju bëjmë me dije shqiptarëve se ata sot kanë opozitë dhe kanë deputetët e tyre që do të përballen me regjimin. Ne i kemi dorëzuar një shkresë Kuvendit më datë 23 dhjetor. Institucioni legjitim i dalë nga Kuvendi i PD-së më 11 dhjetor i dërgon një letër kryetares së Kuvendit për gjithçka ndodhi dhe vendimet që u morën në atë Kuvend. Kush do që ta emërojë pengun në krye të opozitës e ka gabim", tha Noka.

I pyetur se çdo të ndodhë në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen shumë shpejt, Noka tha se do të përgatiten.

 

 

Ora 17:10
Balla: Nuk po marr në mbrojtje PD, qoftë larg të merremi me punët tuaja, ta gëzoni atë që iu ka gjetur

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla në fjalën e mbajtur në Kuvend i është përgjigjur Flamur Nokës i cili e cilësoi si 'zëdhënës të shoqatës së bravave' dhe se po merrte në mbrojtje PD-në. Balla i tha se përjashtimi i deputetëve nga grupi parlamentar është e drejtë ekskluzive e çdo partie, ndërsa theksoi se nuk ka ndërmend të marrë në mbrojte PD, por kjo e fundit duhet 'të gëzojë atë që e ka gjetur'

Gjatë këtyre gjashtë muaj e gjysmë punë, të kemi mundësinë të kalojmë vendime të duhura në dobi të qytetarëve.  Qoftë larg që të hyjmë në punët tuaja të brendshme. I gëzofshi, i paçi për vite me radhë se ne ua thamë se këtu do përfundoni. Rregullorja nuk i ka shumë të qarta disa çështje, mendje se e drejta e çdo grupi parlamentar për ta përjashtuar dikë është e drejtë ekskluzive, prandaj ndërhyra dhe Noka më etiketoi që po marr në mbrojtje. As nuk e kam ndërmend, ju e gëzofshi ca iu ka gjet. Gjej rastin të falënderoj çdo koleg të PD që kanë votuar marrëveshje të rëndësishme se ky është një model që i bën nder secilit prej nesh.

Dua t'iu them se opozita është institucion tepër i rëndësishëm, madje në Kuvend është pjesa përbërëse është pjesa më e rëndësishme që ka të bëj me kontrollin parlamentar. Keni ardhur me disa propozime dhe ne kemi qenë korrekt për të pranuar e punuar dua t'iua them troç që një pjesë e sjelljes tuaj nuk ka qenë brenda asaj që parashikon ligji, rregullorja e kuvendit, e megjithatë ka qenë fleksibilitet. Atë që kemi hequr ne me ju, atëherë ishte Berisha, sot Basha, ato që kemi hequr ne me ju në opozitë jua kemi thënë në 2013 ju s'keni për të vuajtur aspak nga ana jonë. Ta votojmë Gjekmarkajn, ne jemi të gjithë pro sepse është e drejtë ekskluzive", tha Balla në Kuvend.

Ora 17:08
Fjala e parë në krye të grupit parlamentar të PD, Alibeaj: Problemet tona janë në familje, s'kërkojmë ndihmë nga Nikolla

Enkelejd Alibeaj, teksa ka marrë fjalën e parë si kryetar grupi në seancë, nuk mund të mos e cekte ccështjen e debateve mes demokratëve. Përjashtimet e deputetëve që mbështesin Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD solli kundërshtimet e ashpra të tyre.

Alibeaj tha se këto janë debate të brendshme dhe se askush nuk do të kërkojë ndihmë nga Lindita Nikolla, pasi sipas tij beteja e PD është vetëm me Edi Ramën.

“Është detyrimi im për të sjellë këtu zërin e shqiptarëve. Beteja e të gjithë shqiptarëve është për të pasur betejë me një njeri, kreu  e regjimit, Edi Ramën. Kurrë nuk do ta mendoja që do të ishte një betejë nga zonja Nikolla. Ju jeni në atë vend por nuk kërkojmë ndihmë nga ju. Ne i kemi ca probleme. Ne  e kemi maturinë, qetësinë, kemi pjekurinë politike edhe për vështirësinë që po kalojmë që ti zgjidhim në familjen tonë. Njerëzit të cilët kanë aftësinë politike për të hequr nga qafa e tyre gurin e rëndë, për të folur me shqiptarët, këtu në parlamentin që kjo mazhoranca ua vodhi", tha ai.

Ora 16:53
Bylykbashi-Nikollës: Mos u bëj palë, Kushtetuta është mbi rregulloret e partive! Kryeparlamentarja: S'ka asnjë anësi këtu

Duke komentuar edhe një herë njoftimin e  vendimit të PD për përjashtimin e disa deputetëve, deputeti Oerd Bylykbashi i bëri thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të respektojë Kushtetutën.

"Këtu ka vetëm një deputet që mendon se një marrëveshje politike është mbi Kushtetutën. E ka menduar një herë dhe pasojat kanë qenë të parikuperueshme. Rregullorja e thotë qartë: deputetët formojnë grupet parlamentare. Ky parlament nuk ka detyrimin të pranojë shkeljen e rregullores dhe Kushtetutës për arsye se dikujt i leverdis politikisht. Mjaftohuni vetëm me njoftimin dhe mos u bëni palë", tha ai.

"Ju siguroj që nuk ka asnjë anësi këtu me gjithë dëshirën tuaj të madhe për të më bërë palë", iu përgjigj Nikolla.

Ora 16:50
'Tensionet' me demokratëve në Kuvend, Balla: Nga grupi i PD janë përjashtuar historikisht deputetë! Noka: Po bëhesh zëdhënësi i shoqatës së bravave

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka ndërhyrë në tensionet mes demokratëve në Kuvend. Ai iu tha demokratëve se kjo seancë parlamentare duhet të vazhdojë normalisht dhe debatet e tyre t'i transferojnë në një seancë tjetër.

“Mbështes vendimin tuaj zonja kryetare. E para të kujtojmë që në këtë sallë janë njoftuar vendime për përjashtime historikisht. Është përjashtuar Spartak Ngjela, Gilman Bakalli. Në këtë aspekt e drejta e një grupi parlamentar për të përjashtuar dikë është ekskluzive. Jam besimplotë që brenda grupit të PD ka një rregullore. Po flas si një deputet. Nuk ekziston koncepti i pezullimit o je o s’je në një grup. Do i kërkoja grupit të PD që këtë ta adresojë në një seancë pasardhëse. Në këtë këndvështrim mendoj se seanca duhet të vazhdojë normalisht”, u shpreh Balla.

Por deputeti demokrat, Flamur Noka tha se Balla nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Partisë Demokratike.

“Taulant balla nuk mund të flasë në emër të grupit të PD. Në rast se pengu autorizon Taulant Ballën të bëjë zëdhënësin e PD nuk mund të pranohet. Balla të vazhdojë me grupin e tij, por zëdhënësin e  shoqatës së bravave mund ta bëjë sa të dojë”, u shpreh ai.

Ora 16:35
Vendimi për përjashtimin nga grupi, Bylykbashi: Nuk na heq dot askush! Noka: Ju duhet shoqata e bravave

Deputetët Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka kanë kundërshtuar vendimin për përjashtimin apo pezullimin e tyre nga grupi parlamentar i PD.

"Deputeti largohet me dëshirën e tij nga grupi.Rregullorja dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë lloj kufizimi në lidhje me këtë. Nuk mund të bëhet kjo përndryshe vendoset precedent i rrezikshëm", tha Bylykbashi, i cili është pezulluar. 

"Ju keni marrë urdhër nga kreu i regjimit që shoqata e bravave, shulave dhe llozeve të trajtohet me dashuri të veccantë nga ana juaj. Ju duhet kjo shoqatë sepse pa të jeni të mbaruar. Vetëm kështu ju fusni në thes opozitës dhe e kontrolloni pluralizimin. Askush nuk ia përcakton përkatësinë deputetëve përveccse votuesit. Ju keni një shkresë aty nga Komisioni i Rithemelimit, kush jeni ju se cilën shkresë do të zbatoni", tha Flamur Noka.

Ora 16:30
Është në listën e të pezulluarve, Shehu: Mos mbështesni vendimet që janë anti-kushtetuese! Nikolla: S’interpretoj vendimmarrjet politike të grupit të PD

Tritan Shehu, një nga të pezulluarit nga Lulzim Basha, ka dalë kundër vendimit të grupit parlamentar të PD, duke i kërkuar kryetares së parlamentit, Lindita Nikolla që të shqyrtojnë dokumentet pasi ato që i janë dërguar janë nul.

Tritan Shehu: Mos u ktheni në mbështetëse të ndryshimeve antikushtetues, anti ligjore, që grupet parlamentare i quan pjesë e saj, unë ju këshilloj që të verifikoni, të thërrisni, të shikoni dokumentet dhe pastaj t’i paraqisnit Kuvendit, gjëra që janë deformime të realitetit dhe të qëllimshme,  t’i quajmë nul ato dokumente, s’kanë asnjë vlerë dhe të ecim përpara duke u bazuar në

Lindita Nikolla: Nuk interpretojnë vendimmarrjet politike dhe grupi më i madh i opozitës është ai i PD, që ka zgjedhur që të ketë kryetar të saj Enkelejd Alibeaj që ka zgjedhur që të mos ketë këtë numër deputetësh në përbërje të saj.

Ora 16:26
E përjashtoi nga grupi, Spaho në Kuvend: Nuk më heq mua nga PD Lulzim Brava! Pres të më thotë fshatin ku do të më internojë

Deputeti Edmond Spaho ka marrë fjalën në seancë plenare dhe ka kundërshtuar vendimin e Partisë Demokratike për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

"Nuk e kisha menduar kurrë që Lulzim Brava do të na sillte kohën e diktaturës kur njerëzit përjashtohen nga Kuvendi. Pres që të më njoftojë tani edhe fshatin ku do të më internojë.  Nuk më përjashton dot njëri mua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. S'më përjashton mua ai që futi kriminelë në Selinë e PD-së dhe goditi më gaz lotsjellës mbështetësit e PD. Nuk kanë të ardhme demokratët me këtë, me një njeri që ka humbur 4 palë zgjedhje dhe shitet si e ardhmja e e demokratëve. Do t'i vijë dita, mos kujtojë se e ka të largët. Qytetarët do t'i japin atë që meriton këtij njeriu", tha Spaho.

Ora 16:20
Sot Kuvendi/ Spiropali takon deputetët e ‘Foltores’! Basha i rrethuar nga ‘të besuarit’ e tij

Ajo që spikati në videot e sjella nga gazetarja Danjela Maloku në nisje të seancës së Kuvendit,  është takimi i i deputetes socialiste  Elisa Spiropali me deputetë  e 'Foltores', duke nisur nga Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho. Nga ana tjetër, spikat edhe mungesa e Alfred Rushaj, i cili tani më nuk është kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe vendin e tij në Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë, Lulzim Basha është shfaqur krah ‘të besuarve’ të tij, Gazment Bardhi, Ina Zhupa dhe Flutura Açka.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • frea: 27/01/2022 10:39

    lul brava, ed palla, taulant kok qoshja, gaz vrima, eliza suma, kjo esht e ardhmja ske ca pret, te tjeret jan e shkuara, me keq se kaq ska ku te shkoje me

    Përgjigju
  • Gripi: 17/01/2022 20:24

    Ham ham Berishistet ham ham. Tani e kuptuan qe do dalin nga skena politike si plehra. Anija e Berishes ka futut uje me kohe dhe do fundoset sebashku me Mulin. Kryetarja e parlamentit nuk eshte gjykate qe te zgjidhe problemet e statutit te PD-se o Nul Noka. Si duket ne gjykate e keni te humbur prandaj beni si qeni pa pronar ne parlament hahahaha ju mori kufoma e Saliut me vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin