Nis operacioni anti-terrorist i
Ukrainës, vdesin 4 aktivistë rusë

Nis operacioni anti-terrorist i<br />Ukrainës, vdesin 4 aktivistë rusë
KIEV-  4 aktivistë rusë të vdekur dhe 2 të tjerë të plagosur është rezultati i nisjes sot të operacionit "anti-terrorist" të Ukrainës ndaj separatistëve rusë në disa qytete jug-lindore të vendit.

Lajmi i nisjes së operacionit konfirmua dhe nga vetë presidenti i përkohshëm Oleksander Turçinov i cili tha se operacioni ndaj separatistëve rusë do të zhvillohet në disa faza dhe në mënyrë të përgjegjshme.
 
Siç raportojnë mediat vendase, trupat ushtarake kanë marrë kontrollin e një fushe aviacioni në qytetin e Kramatorsk ndërkohë nga përleshjet 4 aktivistë pro-rusë kanë humbën jetën ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë ka nisur dhe një ofensivë në qytetin e Slaviansk.
 
Së bashku me trupat janë dërguar dhe autoblinda, tanke, helikopterë dhe avion luftarak. Tensioni në lindje të Ukrainës është rritur ndjeshëm javën e kaluar ku aktivistë pro-rusë morën kontrollin e ndërtesave qeveritare dhe të policisë në 10 qytete.

Autoritetet ukrainase kishin dhënë ultimatum që forcat separatiste ruse të lëshonin godinat ditën e djeshme. Por ultimatumi nuk është zbatuar dhe për këtë arsye forcat ushtarake të Kievit kanë nisur sulmin për marrjen me forcë të tyre.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë