Zgjedhjet në LSI, Caka: Votuan 80.7 % e anëtarësisë, 28285 fizikisht, mbi 16128 online! Kryemadhi, për herë të parë me maskë: Ma mblodhi partia, jo dikush tjetër

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot procesin zgjedhor për strukturat e reja drejtuese të saj. Monika Kryemadhi ishte e vetmja në zgjedhje për të marrë një tjetër mandat në krye të LSI.

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë. Votimet ishin online dhe në qendra votimi duke, ku shifrat e dhëna nga Silva Caka referojnë se 28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online. 

Kryetarja e Komisionit Zgjedhor në LSI, Silva Caka, ka folur sot edhe për masat anti-covid në të gjitha qendrat e votimit.

"Ne jemi përpjekur maksimalisht që të garantojmë jo vetëm nga ana procedurale këtë proces, por edhe duke respektuar protokollin dhe masat e sigurisë anti Covid 19. Në çdo qendër votimi është ruajtur distanca fizike, janë vendosur ato që quhen baza higjienike, pra maska, dezinfektantë për duart, dezinfektantë për pajisjet e qendrës së votimit. Njëkohësisht janë afishuar të gjitha paralajmërimet, ato që duhet të jenë në hyrje të çdo ambienti, siç janë qendrat e votimit në këtë rast, janë vendosur afishet që i paralajmërojnë qytetarët për ruajtjen e këtyre masave", tha ajo.

Konventa Kombëtare e LSI do të zhvillohet më 5 dhjetor, në të cilën do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese.

Fleta e votimit

 

VIDEO/ Transmetimi online i proçesit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:19
Silva Caka: Votuan 80.7 % e anëtarësisë, 28285 votuan fizikisht, mbi 16128 votuan online (VIDEO)

Silva Caka, kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në LSI, pas mbylljes së procesit  tha se në zgjedhje morën pjesë 44 413 anëtarë ose 80.7 % e anëtarësisë. Votimi ishte online dhe me praninë  e anëtarëve në qendra, ku nga rezultatet e nxjerra, Caka tha se 28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online. Caka tha se LSI u tregoi sot të gjithë shqiptarëve se është shembulli i partisë së solidaritetit social.

"Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush mbylljen e procesit zgjedhor të datës 21 nëntor 2020. Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë. Përfshirja e votimit online krijoi mundësi reale që anëtarët e partisë të shprehnin gjerësisht vullnetin e tyre duke kapërcyer edhe barrierat jo të pakta që Pandemia krijoi. 28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online. Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është qartësisht demostrim i një vitaliteti politik dhe një dëshire të madhe të anëtarësisë për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje.  Asgjë nuk mund të ndalë qytetarët të shprehin masivisht vullnetin edhe në 25 prill, kundër autokracisë që kërkon të mbysë demokracinë.  Pandemia dhe varfëria nuk munden dhe nuk do të ndalojnë demokracinë. Pa aktivizëm, pa organizim, pa "popull" nuk ekziston demokracia, ku në themel qëndron qytetari.  Prandaj ky votim masiv i LSI është një mesazh kombëtar dhe një thirrje kumbuese për pjesëmarrje masive në zgjedhje, aktivizëm, ngritje zëri. LSI u tregoi sot të gjithë shqiptarëve se është shembulli i partisë së solidaritetit social veçanërisht në këto kushte kur shqiptarët kanë nevojë për ndjeshmëri, për solidaritet dhe politikë me zemër. Personalisht jam e surprizuar dhe shumë e emocionuar nga pjesëmarrja e gjatë, ku qytetarët kanë ndenjur në radhë të gjata për të votuar. Kjo është shpresë, kjo është forcë, kjo është frymë! Ne sot ndjejmë forcën shpirtërore të qytetarëve shqiptarë, të cilët treguan se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik, por ndryshimi do të sjellë shembjen e sistemit të kalbur të tranzicionit dhe fillimit të një shprese të re, që do të bëjë të mundur përmbushjen e misionit tonë, për t’a bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve", shkruan Caka.

 

Ora 13:47
Shifrat e fundit, deri tani në zgjedhjet e LSI kanë marrë pjesë 15325 anëtarë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor që po zhvillohen për strukturat e reja drejtuese.

Sipas LSI pjesëmarrja sipas qarqeve është si më poshtë: Dibra: 452 anëtarë; Lezha  913 anëtarë; Shkodra 879 anëtarë; Kukësi  574 anëtarë; Elbasani 1230 anëtarë;  Berati 1551 anëtarë;  Tirana: 3056 anëtarë;  Fieri 1597 anëtarë; Durrësi 1620 anëtarë;  Gjirokastra  1051 anëtarë; Vlora  1195 anëtarë; Korça  1207 anëtarë.

Ora 12:52
Zgjedhjet në LSI/ Voton Monika Kryemadhi: Ky proces mesazh për politikën shqiptare, pjesëmarrje e jashtëzakonshme

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi votoi në zgjedhjet që po zhvillohen sot brenda forcës së saj politike. Pas votimit Kryemadhi foli për mediat dhe deklaroi se është e emocionuar për këtë proces risi në politikën shqiptare dhe pjesëmarrjen e madhe deri më tani

"Unë sot garoj për tu rikonfirmuar. Por po pres me padurim të gjithë strukturat drejtuese që do të dalin nga ky proces, që do drejtojnë LSI në këtë mision kombëtar, për ti dhënë shqiptarëve, mundësi, punësim, arsim cilësor, rritje të standardit të jetës.

Do të kisha një përgëzim për të gjithë stafin e të rinjve tanë në këtë proces risi. Janë pushtuar zyrat e LSI me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Fitorja e LSI me 25 prill do të jetë e jashtëzakonshme.

Të realizosh zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të thotë gjë tjetër veçse të duash vendin tonë.  Rinia shqiptare është zemra dhe fuqia e kombit", tha ajo.

Ora 12:37
Zgjedhjet në LSI/ Kryemadhi për herë të parë me maskë anti COVID: Ma mblodhi partia, jo dikush tjetër

Teksa ka marrë pjesë në procesin zgjedhor brenda partisë që drejton, Monika Kryemadhi, e cila pret të rikonfirmohet sot në pozicionin e kryetares së LSI, është paraqitur për herë të parë me maskë anti COVID në publik.

E pyetur nga gazetarët për këtë 'risi' të saj, Kryemadhi është shprehur se "Ma mblodhi partia dhe jo dikush tjetër. Maska është një element, mbahet në ambiente të mbyllura. Njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë dhe jo se dikush i kërcënon".

Ora 12:13
Votimet brenda LSI-së, Kërpaçi: Procesi vijon me ritme të shpejta! Përmes platformës online votojnë dhe qytetarët jashtë Shqipërisë

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi ka komentuar procesin e votimit brenda LSI-së për zgjedhjen e kryetarit si dhe të delegatëve të saj.

Për Report Tv ajo shprehet se ky proces po vijon me ritme të shpejta dhe se nuk ka pasur problematika në asnjë prej qendrave të votimit. Kërpaçi thotë se deri më tani ka pasur një angazhim të madhë nga të rinjtë.

"Procesi ashtu siç e keni raportuar ka ecur me ritme të shpejta dhe të sakta. LSI ka sjellë risi në këto zgjedhje me kuotat gjinore, votimin online. Çdo qytetar shqiptar, vetëm përmes angazhimit në politikbërje, mund të sjellim ndryshime. Ajo që po ndodh në të gjithë Shqipërinë me nje ndërtim fasadë është mesazhi më i qartë pse qytetarët shqiptarë duhet të angazhohen në politikë. LSI është partia e fjalës së lirë dhe fjalës së mbajtur. Të rinjtë kanë ardhur dhe kanë votuar masivisht" - tha Kërpaçi.

Gjithashtu ajo ka shpjeguar dhe procesin e votimit. Çdo person voton në dy fletë, një për kryetaren, e cila është vetëm Monika Kryemadhi dhe një për delegatët. Kreu i LRI-së shprehet se një anëtar ka të drejtë të votojë për më shumë se një delegatë, numri maksimal varijon nga njësia administrative ku votohet.

"Secili anëtar ka të drejtë të votojë për dy fletë votimi. Një prej fletëve të votimit është për kryetaren e LSI-së. LSI është partia që drejtohet nga një grua. Ajo jep besimin se gratë munden dhe se në krye të vendit tonë ato mund të bëjnë shumë mirë. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë në drejtimin e partisë për gra dhe për vajza. Bëhet zgjedhja për delegatë. Në çdo njësi administrimi ka delegatë që garojnë. Një anëtar mund të votojë 7 delegatë, në varësi të njësive në qytete të ndryshme. Ata që fitojnë do të shkojnë në 5 dhjetor në konventën kombëtare për të bërë zgjedhjen e strukturave drejtuese të partisë" - shprehet Kërpaçi.

Kërpaçi thotë se dhe votimi përmes platformës online vijon me ritme të shpejta dhe se ka angazhim dhe qytetarë shqiptarë jashtë shtetit.

"Me tu mbyllur votimi do mbyllet procesi i numërimit dhe më pas do të jepen dhe rezultatet. Votimi online po ecën me ritme të shpejta. Po votojnë anëtarë nga e gjithë Europa dhe jo vetëm nga Shqipëria. LSI i jep shansin e angazhimit të drejtëpërdrejtë të gjithë qytetarëve shqiptarë" - tha Kërpaçi.

Ora 11:23
Zgjedhjet në LSI/ Silva Caka: Deri tani kanë votuar në qendrat e votimit 5435 anëtarë, shifrat në të gjitha qarqet

Deri në orën 11:00 në 51 qendrat e votimit të zgjedhjeve brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë marrë pjesë 5435 anëtarë të kësaj force politike.

Ka qenë kryetarja e KQZ-së në LSI, Silva Caka, e cila ka bërë me dije shifrat për çdo qark të vendit.

"Në qarkun e Dibrës kanë votuar deri më tani 179 anëtarë. Në Qarkun Lezhë kanë marrë pjesë deri më tani në zgjedhje 365 anëtarë. Në Shkodër 361 anëtarë. Në Kukës 107 anëtarë. Në Qarkun e Elbasanit kanë votuar 504 anëtarë. Në qarkun e Beratit hedhur votën e tyre 347 anëtarë. Në Qarkun e Tiranës kemi 1258 anëtarë që kanë shprehur vullnetin e tyre. Në Qarkun e Fierit 546 anëtarë ndërsa në Qarkun Durrës 457 anëtarë. Në Qarkun e Gjirokastrës 306 anëtarë kanë marrë pjesë në zgjedhje.  Në Qarkun e Vlorës janë paraqitur deri më tani 512 anëtarë në qendrat e votimit. Ndërsa në Qarkun e Korçës janë regjistruar 495 anëtarë që kanë votuar deri më tani", ka thënë znj. Caka.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 22/11/2020 16:11

    Kjo sharebajga e leshitlikes Silvi surratpispirucja, surratsalduara i ka 10 fishuar shifrat se keshtu e ka porositur Nafija. Nafije hundekali nuk ka as 3000 vet ne gjithe shqiperine pra me 25 prill Nafija ne koshin e plehrave te shqiperise.

    Përgjigju
  • robi: 21/11/2020 13:00

    Une votova per macen Sasha nenkryetaren e 17 te te leshelise, oh pika e sharebajgave, po kush ju vjen prapa ju more zuzare. Kush i shkon prapa gruas me gojepiset te planetit dhe femres me te urryer hundekalit Nafije dybeku.

    Përgjigju
  • robi: 21/11/2020 12:46

    Po shkofte ne ferr kush voton per ju, particka e ministrave dhe drejtoreve superhajdute qe gerryen buxhetin e shtetit gati ne falimentim . Asnje vote me 25 prill per Nafije dybekun

    Përgjigju
    • Dybegu: 21/11/2020 13:56

      Te lutem mos premend dybegun se zemerohet Nafija

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale