Nis sonte sezoni i ri i Champions League, i 67 në histori! Barcelona-Bayern, katalanasit duan hakmarrje për humbjen 8-2

Kompeticioni më madhështor për klube, Uefa Champions League, rikthehet sonte me sezonin e ri, që edhe pse në fazën e grupeve rezervon një përballje titanësh. Në ‘Camp Nou’, Barcelona që duket larg shkëlqimit të dikurshëm, do të presë Bayern Mynchen, në ndeshjen e vlefshme për grupin E, por që katalanasit kanë për synim të hakmarren për atë humbje turpëruese 8-2 të dy sezoneve më parë.

Trajneri i katalanasve Ronald Kuman thotë se ajo ‘humbje turpëruese është në mendjen e futbollistëve dhe për këtë arsye do t’i bëjnë keq Bayern-it’. Holandezi gjithashtu beson se kjo Barcelonë mund të shkojë larg në Champions League, ndërsa për këtë ndeshje do të ketë mungesën e Ansu Fatit, Sergio Aguerro-s, Dembeles dhe Braithëaite. Edhe Bayern nuk është i plotë pasi Tolisso dhe Coman janë mungesa të sigurta, ndërsa Gnabry është në dyshim. Ndeshja tjetër e grupit E është mes Dinamo Kiev dhe Benficës.

Champions League do të startojë sezonin e ri me dy ndeshje në orën 18:45, ndërsa i pari që do të zbresë në fushën e lojës është Cristiano Ronaldo me Manchester United që luan në transfertën e Young Boys. ‘Djajtë’ janë favoritët absolutë të kësaj sfide dhe një nga pretendentët për t’i shkuar deri në fund kompeticionit. Sfida tjetër e këtij grupi që luhet në orën 21:00 është mes Atalanta-s dhe Villareal.

Ndërkohë së bashku me Manchester United në orën 18:45 do të luhet Sevillia-Salzburg për grupin G. Për të njëjtin grup në orën 21:00 Lille pret Ëolsburgun në Francë.

Po në orën 21:00 Juventus i njëmijë problemeve në Seria A do kërkojë të ndryshojë fytyrë në përballjen me Malmon në Suedi. Allegrit për këtë sfidë do t’i kthehen të gjithë futbollistët amerikano latinë që munguan në fundjavë dhe synon të marrë fitoren e parë për këtë sezon. Sakaq sonte në fushë do të zbresin edhe kampionët në fuqi të Europës, Chelsea, që në Londër e pret impenjimi kundër Zenitit.

Ndryshe nga sezoni i kaluar të gjitha ndeshjet do të luhen me tifozë, ndërsa përqindja e tyre në stadium varet nga rregullat e secilit shtet. Finalja e madhe është caktuar të luhet në stadiumin e Zenitit në Petersburg, me datë 22 maj.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush