Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Filmit, çelet me dokumentarin e regjisorit  të njohur botërisht Giuseppe Tornatore

Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Filmit, çelet me dokumentarin e regjisorit  të njohur botërisht Giuseppe Tornatore

Edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Tirana International Film Festival (TIFF) ngre siparin mbrëmjen e 24 shtatorit në mjediset e Kinema Millenium në Tiranë.

Gjeografia e pjesëmarrjes është e gjerë, me filma nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Azia dhe Afrika.

 Nga 2918 filma që aplikuan këtë vit nga 109 vende të botës, janë përzgjedhur 243 filma, nga të cilet 209 filma të shkurtër dhe 34 filma të metrazhit të gjatë. Të gjithë filmat e përzgjedhur janë premiera kombëtare, por janë edhe shumë premiera botërore, internacionale, Europiane dhe Ballkanike.

Vihet re pjesëmarrja e filmave studentorë dhe e regjisorëve debutues.

Një prej kategorive me hapësirë në Festival është ajo e dedikuar fëmijëve (Kid’s), me filma të ndarjë për dy grup mosha, 5-11 vjeç dhe 11-15 vjeç.

FOCUS këtë vit i është dedikuar regjisorit më të madh finlandez të të gjitha kohërave, Aki Kaurismäki me një retrospektivë nga krijimtaria më e mirë filmike e tij e vlerësuar me çmime të rëndësishme ndërkombëtare, ndërsa TIFF do të çelet me filmin dokumentar të regjisorit  të njohur botërisht Giuseppe Tornatore, që i dedikohet Grande Maestro, Ennio Morricone, film dokumentar i shfaqur vjet në Venezia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp