Shpallet fituesi për tunelin e Skarficës/ Rama: Në shtator-tetor është gati! Do i jap hov turizmit, ekonomisë e punësimit (VIDEO)

Merr fund kalvari i zvarritjeve për ndërtimin e tunelit të Skarficës, të rrugës Kardhiq-Delivinë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituese bashkimin e operatorëve ekonomik  Gjoka Konstruksion” & “Cobial” & “Gr Albania” & “Geoportal”, të cilët kanë ofruar 1.78 miliardë lekë për realizmin e veprës nga 2.33 miliardë që ishte fondi limit i përcaktuar.

Vetë kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga përfaqësues të kompanive fituese dhe Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishin për inspektim në nisje të lotit të shtatë, ku u premtua mbyllje e punimeve për 12 muaj.

"Domethënë në shtatorin-tetorin e ardhshëm ne hapim tunelin. Kjo është fantastike. Do të lidhë aksin e ri Delvinë-Kardhiq, ku po punohet intensivisht për përfundimin brenda vitit të ardhshëm të krejt kësaj vepre të shumëpritur e të stërpremtuar për dekada me radhë, duke realizuar një lidhje të bukur e të shpejtë mes Sarandës e Gjirokastrës, që parashihet t'i japë një hov të ri turizmit, ekonomisë, punësimit", tha kryeministri Edi Rama.

Nga ana tjetër, ministrja Balluku ka bërë një prezantim të shkurtër të punimeve, ku bëri me dije se ka përfunduar loti i 1,2 dhe 3 ndërkohë që në lotët 4, 5, 6 realizimi fizik ka arritur në masën 80%.  Ajo theksoi se është një aks shumë i rëndësishëm që do të ndikojë pozitivisht në turizëm, por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Të gjitha punimet për këtë aks infrastrukturor pritet të mbyllen përfundimisht në tetor të vitit të ardhshëm.

Tenderi për lotin e shtatë të këtij aksi është shoqëruar me shumë polemika dhe akuza pasi ky bashkim operatorësh që tashmë u shpallën fitues, u skualifikua nga gara rreth një vit më parë.

Pas vendimit të ARRSH-së për të shpallur fitues një bashkim tjetër operatorësh, vendimi u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik, me argumentin që përjashtimi nga gara ishte jo i drejtë. Pas disa muajsh shqyrtim të kërkesës ishte Komisioni i Prokurimit Publik që kërkoi nga ARRSH-ja që të rishikonte vendimin dhe të kualifikonte edhe Gjoka Konstruksion” & “Cobial” & “Gr Albania” & “Geoportal” pasi oferta e saj ishte e rregullt. Në garë për ndërtimin e kësaj vepre ishin 6 konsorciume, dhe fillimisht ARRSH shpalli fituese ofertën më të lartë, edhe pse praktika që ndiqet me tenderat është të shpallet fituese ekonomikisht më e favorshme.

Projekti për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë u nda në 7 lote, ku loti i 1,2 dhe 3 ndërkohë që në lotët 4, 5, 6 realizimi fizik ka arritur në masën 80%.

Projekti i rrugës Kardhiq - Delvinë

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ori: 11/08/2020 08:49

    Rroft Edvin Bej Rama

    Përgjigju
  • Berti: 10/08/2020 20:00

    Bravo! Urra! Rrofte Partia! Rrofte shoku Enver... apo jemi kohe tjeter, se di. Njesoj me duket.

    Përgjigju
    • Vicifili: 10/08/2020 21:28

      Rrofte Natd Noka e ardhmja e Shqipnise

  • Emigranti: 10/08/2020 18:20

    Me ben pershtypje qe gjithe keto kohe seshte degjuar gje per kete projekt dhe qe jane bere punime.Bravo nqse realizohet

    Përgjigju
  • Ron.: 10/08/2020 17:08

    Urime Z kryeminister.Popullin do ta keni perkrahe.

    Përgjigju
  • LORA: 10/08/2020 15:40

    Lajm i bukur shprese per ekonomone dhe mbrothesine e banoreve te zones.Ata jane njerez shume puntore dhe do t'i japin kesaj rruge nje vlere te re,me produktet e tyre.

    Përgjigju
    • Klejsfd: 11/08/2020 00:02

      Ka ende shprese!

  • robi: 10/08/2020 13:40

    Pritni dhe pak kur te dale neperka tabakhone dhe te hedhe helmin e radhes mbi kete veper qe e nisi me daulle Berisha por nuk beri as nje km, se i duheshin leke leshelise dhe ministrit superhajdut te Nafije dybekut te leshitlikes.

    Përgjigju
    • Ani: 10/08/2020 15:34

      Për hajër,kështu kryeministër dhe ne mbrapa na ke, kudo dhe në çdo vënd. Urime për të gjith shqiptarët.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri