Nis sot Seria A, Milani pret Udinesen e Interi luan në Lecce, Barcelona regjistron blerjet e reja për sfidën e parë

Të gjithë kundër Milanit. Sot nis sezoni i ri në Serinë A dhe të parët që zbresin në fushë janë kampionët në fuqi të Milanit. Kuqezinjtë në një “San Siro” të mbushur plot presin Udinesen duke filluar nga ora 18:30 me objektivin për ta nisur me maksimumin e mundshëm fitore. Trajneri Stefano Pioli i bindur në konferencë tha se tek futbollistët e tij ka parë të njëjtin shpirt si vitin e shkuar dhe objektiv mbetet titulli. Mungon Tonali vendin e të cilit pritet ta zërë Krunic, edhe Diaz do jetë titullar e Rebic në majën e sulmit me Giroud në stol. Po në 18:30 luhet edhe Sampdoria-Atalanta.

Në mbrëmje duke nisur nga ora 20:45 në stadiumin “Via Del Mare” në Lecce debuton edhe Interi nënkampion i Italisë. Trajneri Simone Inzaghi thotë se skuadra është e kompletuar dhe pret vetëm një qëndërmbrojtës. Në sulm do jetë dyshja Lukaku-Lautaro ndërsa edhe pse ka pasur probleme gjatë javës Brozovic do jetë në fushë. Pritet të ketë minuta edhe për Kristjan Asllanin. Interi niset këtë sezon me objektivin titull për të vendosur në gjoks edhe yllin e dytë. Sfida tjetër e mbrëmjes për javën e parë është Monza-Torino.

La Liga startoi mbrëmë me fitoren e Osasunës ndaj Sevillas por sonte në “Camp Nou” nis sezonin e ri Barcelona. Trajneri Xavi ndaj Rayo Vallecano me përjashtim të Kounde do t’i ketë të gjitha blerjet e reja në dispozicion. Lewandowski, Kessie, Raphinha, Christensen por edhe Sergi Roberto e Dembele vetëm dje u mundën të regjistrohen dhe janë gati. Për ta nisur mbarë fitorja është detyrim për katalanasit.

Përgatiti Andi Kapxhiu               

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier