Tension në universitete, studentët nuk lejohen pa vaksina! Në Elbasan, Korçë e Durrës sfidohet urdhri i ministres! Pas protestës futen në auditorë edhe studentët e 'Natyrës'

Sot nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ.

Në universitet e vendit studentët nuk janë lejuar që të futen në auditore, nëse nuk e kanë certifikatën e vaksinimit, përveçse në Universitetet e Korçës, Durrësit dhe Elbasanit, ku rektoratet me vendimet e tyre kanë shkelur urdhrin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në këto universitete studentët janë futur në auditore dhe sot thjesht po këshillohen. 

Ndërkohë dhjetëra studentë në universitetin e Vlorës, ‘Isamil Qemali’, nuk janë lejuar që të futen në auditorë, kjo pasi nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës anti-COVID si dhe nuk kanë një test PCR ku vërtetojnë që nuk janë të infektuar me koronavirus.

Por përpos atyre që do të hyjnë në auditore për të ndjekur leksionet dhe seminarët, të tjerë studentë do të jenë në një marshim protestë para Kampusit Universitar. Ata kundërshtojnë detyrimin për tu vaksinuar si një kusht për tu pranuar brenda ambienteve të universitetit.

Në të gjitha fakultetet janë vendosur grupe vaksinimi, që në pjesën dërrmuese kanë në dispozicion vaksinat AstraZeneca dhe Sinovac. Një pjesë e madhe e studentëve është shprehur edhe më parë se do të ishin dakord të bënin vaksinën Pfizer. 

Ndërkohë që para Ministrisë së Arsimit janë grumbulluar disa dhjetëra studentë të cilët kanë protestuar.

Në një prononcim për mediat rektori i UT, Artan Hoxha, tha se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe se pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen. Rektori pohoi se studentët që vijnë për herë të parë ne Universitet janë më të vaksinuarit.

Nga ana tjetër me rastin e nisjes së vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit Evis Kushi teksa ka uruar studentët, është shprehur se vaksinimi është i nevojshëm, pasi universitet nuk formojnë vetëm shkencëtarë, por edhe qytetarë të një shoqërie.

Urdheri i Ministrise se Shendetsise

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Pas protestë para Ministrisë së Arsimit, studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës lejohen të futen pa vaksinë

1634548491_mas.jpg

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë lejuar të futen në auditor dhe të pavaksinuar pas protestës së që zhvilluan në Ministrinë e Arsimit.  Sot në mëngjes te Fakulteti i Shkencave të Natyrës pati tension mes studentëve dhe rojës së 'Ilirian Guard'

Edhe Rektorët e Korçës, Elbasanit dhe Durrësit kanë lejuar të futen në auditor edhe studentët e pavaksinuar.

Ora 11:19
Studentët në protestë para Ministrisë për Report Tv: Nuk jam kundër vaksinimit por kundër detyrimit! Jam këtu për motrën, unë e kam bërë vaksinën

 

Para ministrisë së Arsimit janë mbledhur disa dhjetëra studentë që po protestojnë kundër vaksinimit të detyruar.

"Të futemi në mësim si të gjithë studentët, dhe jo të bëhet kjo përccaarje kaq e madhe. Nuk jam kundër vaksinimit, jam pro, por jo kundër vaksinimit të detyrueshëm. Këtu ka edhe studentë që e kanë bërë vaksinën dhe janë këtu që pjesa që nuk do ta bëjë vaksinën të mos diskriminohet", ka thënë njëri prej tyre për gazetaren e Report Tv, Rovena Cerka.

Ndërsa një tjetër thotë se është i vaksinuar por po proteston për motrën.

"Jam student i vaksinuar, vij këtu për të protestuar për motrën e cila nuk do ta bëjë vaksinën. Ka një padrejtësi ndaj studentëve që ende nuk e kanë vendosur që duhet ta bëjnë vaksinën", thotë një tjetër. 

Ora 10:58
Në Gjirokastër s’lejohen që të futen në auditorë të pavaksinuar, rektori: 45% e studentëve janë të vaksinuar, pjesa tjetër mësim online

Më shumë se 320 studentë janë regjistruar në Universitetin ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër këtë vit të ri akademik. Në çelje të tij studentët janë paraqitur me certifikatën e vaksinimit ose me test PCR. Sipas rektorit Bektesh Mema, gati 45% e studentëve janë vaksinuar, kurse vaksinimi do të jetë i hapur edhe në vijim.

Për ata të cilët nuk pranojnë që të vaksinohen ka dy skenarë, ose mësimi online ose do të marrin leksione dhe seminare në përfundim të semestrit për të plotësuar njohuritë.

Vetë studentët thonë se nuk kanë pranuar që të vaksinohen pasi nuk duhet të ishte me detyrim, por i lirë në dëshirën e tyre. Ata pranojnë se do të shkojnë në auditorë, duke bërë vazhdimisht teste pavarësisht.

Ora 10:44
Studentët në Shkodër nuk lejohen të futen pa vaksinë, Rektorja Golemi: Sot do shohim sa janë pavaksinuar dhe vendosim si do veprojmë! Nuk mund të digjet viti akademik

Edhe në Shkodër ka nisur viti akademik në Universitetin Luigj Gurakuqi, ku studentët nuk lejohen të futen nëse nuk kanë një pasaportë vaksinimi apo një test PCR. Në këtë universitet vetëm 30 % e studentëve që kanë bërë të paktën një vaksinë, ndërsa rektorja e universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi ka bërë apel që studentët të vaksinohen.

Rektorja Golemi tha se sot studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen të futen në auditorë, ndërsa do të behet edhe një statistikë se sa prej tyre janë pa vaksinuara. Golemi shprehet se në bazë të statistika do të merret edhe një vendim se si do të veprohet pasi nuk mund të lejojnë që studentëve t'u digjet viti akademik.

"Kemi tre javë që kemi komunikuar me email me studentë në lidhje me informimin për vaksinimi dhe kemi rreth 30 % të studentëve të vaksinuar me të paktën me një vaksinë. Në universitet janë hapur 3 qendra vaksinimi janë vaksinuar rreth 50 studentë, ndërsa në stafin akademik, 20 % janë pa vaksinuar për arsye të ndryshme. U bëj thirrje studentëve të vaksinohen se kjo është për të mirën e tyre. Për momentin ne do të marrim një statistikë se kush janë studentët dhe më pas do të shihni si do të veprojmë në vijim me qëllim që të mos u digjet viti akademik. Sot nuk do të lejohet të futen dhe po bëjmë një statistikë se sa studentë janë pavaksinuar dhe do të vendosim se si do të veprojmë", tha Golemi.

Ndërkohë jashtë dyerve të universitetit ka shumë studentë të pa vaksinuar që rrinë në pritje se çfarë do të bëhet me ta.

Ora 10:33
Edhe në Durrës shkelet urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, studentët e pavaksinuar futen në auditorë! Java e parë do jetë javë prezantimi

Pas mungesës prej më shumë se një viti akademik, studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, i janë rikthyer auditoreve.

Këtë vit ata duhet të përballen edhe me një tjetër vendim përveç atij të përzgjedhjes së degëve, atë të vendosjes së bërjes së vaksinës me detyrim, si kusht për të ndjekur vitin e ri akademik.

Një pjesë e studentëve deklarojnë se janë vaksinuar më herët, ndërkohë ka nga ata të cilët janë detyruar të bëjnë vaksinën në ambientet e UAMD, vetëm për të ndjekur leksionet në javët në vijim.

Edhe pse UAMD regjistron mbi 20.000 studentë në të gjithë ciklet e studimeve, ditën e parë janë paraqitur rreth 10% e tyre vetëm për t’u informuar për nisjen e vitit akademik, ndërkohë në godinat përkatëse duket se studentët janë futur edhe pse kanë qenë të pavaksinuar.

 

 

Ora 10:32
"Ç'vaksinim more?! Tensione te Fakulteti i Filologjisë në Tiranë, studentët duan të futen në auditore

 

Vijojnë tensionet në disa fakultete në ditën e parë të Vitit të ri Akademik. Për shkak të kontrolleve që po iu bëhen studentëve në hyrje të çdo fakultetit për vaksinën ose testin anti-COVID, ka përplasje.

Në këtë video shikoni se si në Fakultetin e Filologjisë dhe Historisë në Tiranë studentët janë përplasur me kontrollorët në hyrje të Fakultetit të tye, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në auditore.

 

Ora 10:19
Nis viti i ri akademik në Korçë, Zv. Rektori: Të pavaksinuarit do të hynë në auditorë, nuk mund t’i privohet mësimi, po respektojmë autonominë e Universitetit

Ndërsa viti i ri akademik ka startuar, studentët e Korçës janë rikthyer në auditorë, disa të vaksinuar plotësisht, disa me një dozë dhe të tjerë ende skeptik për marrjen e vaksinës.

Megjithëse urdhri qe studentët e pavaksinuar duhet të mos lejohen në auditorë ishte i qartë, zv rektori i Universitet Fan Noli në Korçë, Artur Adili tha se ata do të futen dhe do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit. Ai është shprehur se studentët nuk mund të privohen nga mësimi por do të udhëzohen për të bërë vaksinën, duke theksuar se në këtë mënyrë po respektohet autonomia e Universiteteve.

“Në lidhje me studentët e pavaksinuar janë ngritur dy pika vaksinimi. Pjesa më e madhe sipas informacioneve janë të vaksinuar. Studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë por në vazhdim do të duhet ta bëjnë. Kjo vjen për shkak të autonomisë së universitetit. Studentët e vaksinuar dhe të pavaksinuar do të futen me maska dhe doreza, nuk mund t’i privojmë nga shkolla”, tha zv rektori. 

Teksa po prisnin të hynin në Universitet, disa studentë kanë folur për Report Tv lidhur me vaksinimin.

“Jam vaksinuar me të dyja dozat, e bëra sepse mendova se ishte e nevojshme për mua dhe për familjen time. Një pjesë nuk e kanë bërë sepse e kanë frikë, dhe informacion të pamjaftueshëm.”, u shpreh një studente.

“Jo nuk e kam bërë, të shoh se çfarë do thonë sot dhe do të vendosë, nëse shumica e ka bërë edhe unë do e bëjë, nëse jo... Nuk i di efektet anësore dhe çfarë përmban vaksina, jo është edhe arsyeja kryesore që nuk e kam bërë deri më tani .”tha një tjetër.

Brenda kësaj jave në Korçë janë vaksinuar vetëm 37 studentë, ndërkohë nuk ka asnjë statistikë se sa është numri total i studentëve të vaksinuar.

Ora 10:10
Studentët në UT nuk lejohen në auditorë: Nuk kanë pse të na detyrojmë ta bëjmë vaksinën, testi PCR kushton shumë

Dhjetëra studentë në Universitetin e Tiranës nuk janë lejuar që të futen në auditorë, pasi nuk kanë kryer vaksinën anti-COVID dhe nuk po tregojnë një test PCR.

Ato deklarojnë se nuk duan që të vaksinohen pasi nuk kanë pse të jetë të detyruar, ndërkohë që shtojnë se testi PCR është i kushtueshëm për to.

‘Nuk kanë pse të na detyrojnë që të vaksinohemi, arsyeja pse nuk e kam bërët testin është sepse kushton shumë, ka një kosto të madhe. Unë jam në pritje të një tjetër vendimmarrje. Nuk do të shkoj në fakultet, sepse s’kam si veproj. Nuk dua ta bëj vaksinën. Nëse do ishte me dëshirë, mund ta bëja, por meqë na e kanë vendosur me detyrim nuk do ta bëj.’- u shpreh një student.

Ora 09:51
‘Rama po kërcënon për mos shkollim të rinisë’, PD: Rreth 20 mijë studentë më pak në universitete

Nga keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama, studentët kanë braktisur arsimin e lartë. Kështu ka deklaruar deputetja e PD-së Ina Zhupa, e cila nënvizon se rreth 20 mijë studentë më pakë janë regjistruar në universitete.

Sipas Zhupës shumica e të rinjve zgjedhin të largohen nga mungesa e cilësisë së arsimit dhe jetës në Shqipëri. Duke u ndalur tek vaksinimi me detyrim i studentëve, Zhupa thotë se duhet të ishte kryer një fushatë ndërgjegjësimi, sensibilizmi, bisedimi dhe sqarimesh me ekspertët e shëndetësisë dhe studentëve në auditore për vaksinimin.

‘Viti akademik nis me ultimatume për mos shkollim për studentet që nuk janë vaksinuar. Me 26 gusht në një vizite në konvikte Edi Rama deklaroi se mund te vij momenti që studentët të detyrohen të vaksinohen. Që nga ai moment kjo deklaratë filloi të merrte trajta detyruese nga komiteti i ekspertëve (politik) dhe nga ministria e arsimit dhe rektorët. Njëlloj si gjatë pandemisë ku logoretë në Facebook të kryeministrit ktheheshin në detyrime për qytetarët dhe organet ligjzbatuese!

Sot nis viti akademik për gjithë studentët e Shqipërisë! Në mandatin e dytë të qeverisjes Rama nga viti 2017 deri në 2021, janë regjistruar në arsimin e lartë publik dhe privat 19516 student më pak.  17% studentë më pak nga keqqeverisja e Rames dhe braktisja që po i bëjnë të rinjtë vendit.

Shumica zgjedhin të largohen nga mungesa e cilësisë arsimit dhe jetesës në Shqipëri, por edhe nga mungesa e punësimit në profesionin që ushtrojnë.  Ka edhe nga ata që e kanë të pamundur të vazhdojnë arsimin e lartë për arsye ekonomike, tarifa të larta edhe në publik, mungesa e bursave dhe lehtësira domethënëse për ta.

Por edhe kur diplomohen në vend, zgjedhin të largohen shumë shpejt, ku Shqipëria për shkak të politikave të gabuara në vlerësimin e profesioneve, kushteve dhe pagave nuk merr dot mbrapsh investimin e bërë në arsim. Vetëm në dy vite 2018 dhe 2019 ne Gjermani kanë njësuar diplomat 2460 mjeke, infermier dhe punonjës të shëndetësisë nga Shqipëria.

Viti akademik nis me ultimatume për mos shkollim për studentet që nuk janë vaksinuar. Me 26 gusht në një vizite në konvikte Edi Rama deklaroi se mund te vij momenti që studentët të detyrohen të vaksinohen. Që nga ai moment kjo deklaratë filloi të merrte trajta detyruese nga komiteti i ekspertëve (politik) dhe nga ministria e arsimit dhe rektorët. Njëlloj si gjatë pandemisë ku logoretë në facebook të kryeministrit ktheheshin në detyrime për qytetarët dhe organet ligjzbatuese!!

Në vend të një fushate ndërgjegjesimi, sensibilizimi, bisedimi dhe sqarimesh me ekspertët e shëndetësisë dhe studentëve në auditore për vaksinimin, zgjedhin kërcenimet për mos shkollim të rinisë shqiptare.

Problematika e krijuara nga ligji i arsimit të larte ,tarifat, karta e studentit me shume propagandë së shërbime, vështirësitë me mësimin online, dështimi i kërkimit cilësor shkencor dhe kontrollit të cilësisë, statusi dhe pagesat e pedagogëve janë disa nga problemet që ky vit akademik i mbart si edhe ata paraardhës nga një keqmenaxhim dhe moskokëçarje së gjithe drejtuesve të qeverisjes Rama.

Si pedagoge por edhe si deputete, përfaqesuese në Komisionin e Edukimit, ju uroj studenteve dhe kolegeve një vit të mbarë akademik! Edhe ndaj me ju angazhimin tim për të bërë gjithcka për të kërkuar me shumë për të drejtat tuaja, për zhvillimin e arsimit dhe për një universitet autonom në shërbim të studentëve dhe me pedagoge të vlerësuar.’- tha Zhupa.

 

Ora 09:23
Fillimi i vitit të ri akademik, Nikolla uron studentë, pedagogë dhe prindër: Nuk do të jetë e lehtë, por kam besim se do të fitojmë çdo betejë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot studentët, pedagogët dhe prindër, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Ajo u shpreh se pavarësisht sfidave dhe vështirësive, studentë dhe pedagogë do të fitojnë çdo betejë të këtij viti.

Mesazhi i plotë i Lindita Nikollës:

Të dashur studentë, pedagogë e prindër, ,e rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju dërgoj urimet e mia të përzemërta. Ky vit nuk do të jetë i lehtë. Krahas përpjekjeve për dijen, do na duhet të përballojmë edhe betejën për mbrojtjen e jetës. Por unë kam besim se, me ndihmën dhe përkushtimin e pedagogëve, me mbështetjen e pakursyer të prindërve dhe të gjithëve ne, ju, të dashur studentë, do t’ia dilni dhe do t’i fitoni të dyja këto beteja! Ndiqni këshillat e mjekëve dhe vaksinohuni, që ta keni më të lehtë. Jepni shembullin tuaj, si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë! Një vit të mbarë!

Ora 09:16
Studentët e Elbasanit kthehen në banka, të pavaksinuarit ‘shpëtojnë’ me një këshillim, futen në auditorë! Studenti për Report TV: Do e bëj vetëm nëse humb vitin

Sot pas një viti larg, studentët kanë mbushur sërish auditorët, vetëm se këtë herë “pasaporta” për të hyrë në Universitet është vaksina anti-COVID.
Studentët e Elbasanit, disa prej tyre të pavaksinuar i janë drejtuar auditorëve me shpresën se do të mund të futen në mësim edhe pa plotësuar kushtin kryesor.

Sipas burimeve të Report Tv, sot do të lejohen në auditorë dhe pasi të verifikohen, do të këshillohen që të kryejnë vaksinën anti-COVID.

Sot do lejohen te futen ne auditorë do verifikohen dhe nwse nuk kane bere vaksinën do këshillohen

Një studentë i pavaksinuar, duke folur për mikrofonin e Report Tv u shoreh se do e bënte vaksinën  vetëm nëse do të rrezikonte humbjen e vitit shkollor. Ai bëri edhe një thirrje për autoritetet, duke thënë se studentët duhet të kenë liri në zgjedhje.

“Nuk e kam bërë, nuk ka dëshirë ta bëjë. Nuk kam informacione si do të futem. Nëse do të rrezikoj të humb vitin, do ta bëjë me detyrim. Thirrja ime për autoritetet është që studentët të kenë liri në zgjedhje. Ashtu siç kanë të drejtën të arsimohen dhe të gjejnë një punë të mirë, ashtu edhe vaksina duhet të bëhet e tillë. Të pavaksinuarit duhet të jenë shumica.”, u shpreh ai.

Një tjetër studente tregoi se e bëri vaksinën anti-COVID në mënyrë që t’i lejohej të futej në auditorë, ndërsa theksoi se nëse nuk do ia kërkonin me kaq ngulm nuk do e kishte e bërë.

 “E bëra tani dhe e bëra për shkollën, për të ndjekur studimet në auditor, nëse nuk do e kërkonin me kaq ngulm nuk besoj se do e bëja.”, tha ajo.

Një tjetër tha se e bëri vetëm 2 ditë më parë, për shkak të fillimit të vitit të ri akademik.

“E bëra para 2 ditësh, posaçërisht për fillimin e shkollës.”, tha ajo.

Ora 08:44
U kërkohet vaksinë anti-COVID ose test PCR, studentët në Vlorë nuk lejohen të futen në auditorë

Viti akademik ka nisur me radhë të gjata dhe kaos në universitetin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë. Studentët pa certifikatë vaksinimi nuk janë lejuar të hyjnë në auditorë pa e shkarkuar certifikatën nga E-albania. Ata shprehen se nuk kanë qenë të njoftuar për këtë situatë, sakaq ka prej tyre që nuk pranojnë të vaksinohen e nuk dihet sesi do të procedohet në këtë rast.

Nga universiteti konfirmohet se  pranimi i studentëve do të kryhet vetëm me certifikatë të shkarkuar nga E-albania , si dhe me tampon nè rastet kur kjo certifikatë mungon apo me vërtetimin e mjekëve në rast të sëmundjeve shoqëruese. Në çdo fakultet është ngritur një grup prej tre vetash që duhet të kontrollojnë hyrjen e studentëve në auditorë.

Ora 08:39
Rama uron studentë dhe pedagogë për vitin e ri akademik: Angazhimi ynë i vazhdueshëm për rritjen e cilësisë së arsimit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim për vitin e ri akademik për çdo student dhe pedagog.

Ai është shprehur se përkushtimi do jetë maksimal dhe angazhimi i vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, si dh me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkurruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE.

“Mirëmëngjesi dhe me urimin për çdo student e pedagog për një vit sa më të suksesshëm akademik, si dhe përsëritjen e angazhimit tonë të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkurruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE, ju uroj një javë të mbarë.”, shkruan Rama në Facebook.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/10/2021 02:21

    Une e kalova Covidin,megjithate vaksinen e bera,te dyja dozat.N.q.s nuk ke perjashtim per arsye mjekesore,nuk ka justifim qe te mos e besh,por ju doni kohen e Xhaxhit ,qe te vinin neper shkolla dhe nuk pyesnin fare as per alergji,as per probleme mjekesore,por te thoshnin nxirr krahun dhe merrte fund puna.Mendoj qe keta anti-vaxer,ne universitete te mos pranohen,por t'u jepet mundesia ti ndjekin leksionet on-line.Provimet, asnje lehtesi,pasi ishte zgjedhja e tyre te mos vaksinoheshin.

    Përgjigju
    • Arris: 19/10/2021 10:21

      Iris vetem fakti qe permend kohen e mallkuar ku dhunoheshin njerezit cdo dite mjafton te kuptosh sa pak vlere ka ajo qe shkruan.

    • Fansi i irisit: 19/10/2021 06:11

      O Iris shiko se e lexova me shume vemendje komentin tend dhe me beri pershtypje fakti qe jep nje opinion pa qene ketu. Ne sensin qe eshte mese e qarte qe nuk jeton ketu, as ja ke idene dhe normalisht e ben ate "analizen" tende duke u nisur nga jeta tjeter qe ke. Idea eshte qe vaksinimi tek te rinjte, sidomos ne shqiperi nuk eshte aq i miremenduar as i sigurt, kemi mungese informacioni, kemi nje mori konspiracionesh ne vend te tyre. Nuk jemi budallenj per te mos kuptuar kush e ka gabim, kush ja fut kot apo kush e ka dhe sakte idea eshte qe ka shume gjera qe calojne qe rrjedhimisht te bejne te jesh megaskeptik. Flm

  • Erkandi: 18/10/2021 12:38

    Akoma nuk e kuptoni qe kjo nuk ka te beje me shendetin, por me peruljen ndaj sistemit?

    Përgjigju
  • nari: 18/10/2021 12:27

    Ne Itali futesh ne institucione ne rast e ke greenpass-in ose pasi ke bere tamponin e shpejte me pagese sepse ky eshte nje urdher i Qeverise dhe ky urdher i pelqen apo jo zbatohet ,kurse ne Shqiperi nuk perfillet urdheri i Qeverise sepse shqiptaret nuk jane mesuar te respektojne urdherat. Ky eshte nje vendim i Komitetit Shkencor qe merret me analizat e rrezikut nga Covid. Dhe ky rrezik dihet shume mire

    Përgjigju
    • Alb: 18/10/2021 18:54

      Po shqiptaret e kan fajin shko m rk ta dish ti ca komiteti shkencor ke ketu thuaj shyqyr qe si zbatoj urdherat shqiptaret. Keto fizikantet e inxhinierat e qeveris me urdhra e kthyen shqiperin ne kete derxhe beton dynjaja 1 ne 6 veta ka tumore prej ajrit nga pylli orbital. Zbatoji rregullat ti vllai aty ku je se ne fund ke disa privilegje te pakten te rimburson ca gjera ke arsim a shendetsi falas,nuk paguan per teste pcr 100 euro,ketu si ti zbatosh si jo njesoj eshte ketu fiton kush ben gam gam si ty kot duke e ditur realitetin.

    • Albania sacra: 18/10/2021 14:30

      Italia eshte rroga 5000€ per pedagogun? Në US nuk jua kane kerkuar kam dy nipa atje as femijet as prind vetëm me dëshirë (jane në NYc)

    • Kamila: 18/10/2021 13:09

      E kupton qe urdherat e qeverise nuk jane ligj? Ne rastin e vaksinave nuk mund te jene pasi bien ndesh me konventen e Nurenbergut (1947). Vaksina eshte akoma eksperimentale. Efektet afatgjata nuk jane te njohura, dhe treguesit e paket (Izrael, Japoni) per mosha te reja tregojne nje tendence per rrezikshmeri shume me te larte sesa avantazhet qe mund te ofrojne. Virusi eshte i rrezikshem per moshat e treta, vertet, por nuk mund te sakrifikohet brezi i ri per nje ulje prej 5% mundesie infektimi/hospitalizimi/vdekje per moshat 70+.

  • Turi.DR: 18/10/2021 12:25

    Me fal sufllaqet me mish pule apo derri I kishit.

    Përgjigju
    • Rofte qeveria: 19/10/2021 20:04

      Hidhi pitet te nxehen se i han sufllaqexhinjt edhe pa mish fare

  • renato: 18/10/2021 11:55

    O student fshatar e shpellar, cfaj kane ata qe jane te paster qe ju derra ti infektoni....

    Përgjigju
    • Rip: 18/10/2021 18:27

      Debil profond dhe i rrezikshem per ato qe ke afer.

    • Alb: 18/10/2021 16:03

      Te jesh i vaksinuar ke po te njejtin probabilitet te infektohesh dhe te infektosh te tjeret.Vaksinim me zgjedhje po , me detyrim jo

  • Komentatori: 18/10/2021 09:28

    Të bëhet proteste deri në rrezim Qeverie! Studentet duhet ti kenë testet PCR ose antigjen falas! Paradoks Sot behen evente dasma fejesa etj etj (200 persona) a e kerkon shteti apo eventi vaksinen? Pse dy standarde? Shteti shqiptar e do rinine pa shkolle e do në kafe ! Një kafe në Tirane ka 100-300 klient në pikun e saj ? Ku jane testet? Ku jane vaksinat? Test falas për studentet dhe jo detyrim për vaksinen! Mos harroni media duhet të sterilizohet nga mungesa infove , Pse nuk jepen rastet kur kane bere vaksina dhe kane shkuar ne oksigjen?? Për mua duhet alternim, online + në Universitet dhe test falas për studentet ose 3€ cmim fiks per cdo tanpon PCR ose antigjen një her në jave per cdo student !

    Përgjigju
    • E mira pergjithshme: 18/10/2021 19:43

      Pse media nuk jep njerez që kanë berë vaksinen dhe kane patur efekte padeshiruara? Mos me thuaj që as Ju nuk njihni raste te tilla ! Për mua distancimi dhe ventilimi I ambienteve eshte po aq rendesishme sa edhe vaksina apo testet!!!

    • Komentatori: 18/10/2021 19:40

      Me test te shpejt antigen udheton kudo ne BE (vend ku duam Te aderojme) pra nese testi eshte (2-3€ per cdo jave , ku studenti sjell një vertetim studenti dhe paguan vetëm 2/3€ ) Kjo do ishte për cdo jave pra 4/5 herë në muaj diku 10-15€ Muaj për cdo student ( mos harro nga studentet kur të mbarojne marrin pencionet gjysherit tane edhe ne kur të dalim në pension këto na kane mbet po na ikin edhe keto) ! A e pe Rradhën sot në univeristet? Ku ishte distanca 2-5 metra ? Studentet pa detyrim vaksine ! Pike ! Por duhet të në shkruajne një kerkese që jane në dijeni të rriskut por nuk duan ta bejne !

    • @komentatori: 18/10/2021 12:40

      O vella kafeja eshte me deshire nuk ke frike shko, ke frike pije be shtepi. Ne shkolle duhet vajtur se nuk ke si ben ndryshe. Per kete ti qe nuk do ndiqe online sepse te tjeret nuk kane pse te rrezikohen nga ti. Rrezimi qeverise jepi kush te jete i zoti, po keto jane rregulla qe jane vene ne shume vende dhe debati edhte i hapur. Ne aspektin e te drejtave te individit qeverite kane hapesire te vendosin ne favor te te mires te pergjithshme. Une nuk jam per vaksinimin e detyruar, po e kuptoj problemin dhe veshtiresine e zgjidhjes. Jam shume dakord qe nje test falas apo i lire do ishte zgjidhje, po testet e shoejta duket se nuk tregojne virusin ne fazat e para ku dhe risku i transmetimit eshte i larte dhe mbeten te rrezikshne ne kete aspekt. Teste te perjavshne per te gjithe e shoh te pamundur

  • Elona: 18/10/2021 09:28

    Per aq kohe sa ti ve jeten e tjetrin ne rrezik as behet fjale .Ti duhet te zgjedhesh jo te vrasesh.Kudo ta rrutullosh kjo gje nuk shkon nese ke zgjedhur te mos vaksinohesh eshte e drejta jota por jo ti maresh jeten tjetrit.Ti vet vendos dhe zgjedh .Ajo qe nuk shkon eshte se testet duheshin falas dy here ne jave.Ne europe ske shanc te futesh ne asnje vend pa test ose vaksine nese jo qendro ne shtepi mos perhap virusin dhe vret te tjeret me dashje.

    Përgjigju
    • Alb: 18/10/2021 16:42

      Po ju qe jeni vaksinu ca frike keni se virus nuk merrni më apo kot bej fresk qeveris dhe propagandes.

  • Studenti: 18/10/2021 09:15

    Patjeter qe eshte e drejte e cdokujt te vendos per veten e tij per shendetin etc, por kjo e drejte nuk duhet te cenoje te tjeret. Nuk te ndalon kush te pish duhan por nuk nuk mund ta pish ne vende publike ku demton te tjeret

    Përgjigju
    • Ndarja: 18/10/2021 14:31

      Të ndahen te vaksinuari paradite , pavaksinuarit pasdite ! Nuk munden dot 5 veta te kontrollonne 4 vete pervec se në demokraci por kerrcet dajaku në jet reale

    • Populli: 18/10/2021 12:46

      Ou qeka pune kolektivi? Po 24 mije tifozet ne stadium? Po dasmat, clubet ne vere, mbledhjet e kongreset e partive? Po sa jane imuno depres ne % nga studentet di gje? Ta bejne testin 1 euro si ne gjermani e vende te tjera ne europe e mos nxirrni pretekste kot ose tampona masiv Me mire paguaj taksa me shume te mbulohen keto kosto dhe vaksine mos te behet pa kaluar nja 5 vjet per te ditur efektet anesore.

    • o popull: 18/10/2021 11:00

      e kupton qe nuk eshte ceshtje personale nese ve ne rrezik te tjeret? Apo pune e madhe.E kupton qe ka dhe njerez te semure dhe imunodepres qe nuk mund te vaksinohen. Ceshtja nuk eshte une apo ti. Apo rra zzjari ne fshat rendesi ka qe shpia jote spo digjet.

    • Populli: 18/10/2021 10:14

      Ti a je vaksinuar? Te kane thene qe shpeton nese ke bere vaksinen? Atehere je ne rregull, virusin nuk e merr dhe po e more nuk do vdesesh apo shtrohesh ne spital. Atehere leri te tjeret ta marrin vete rrezikun, njesoj si duhani qe zgjedhe vete e pi apo jo! Ja kshu zgjidhet rruga e mesme! Jo me perplasje!

    • WTF: 18/10/2021 10:10

      Duhani mund te vrase me shume, por nuk eshte semundje ngjitese o i marre! Po nuk u ruajte nga semundjet ngjitese perfundon me keq se duhani. Polio per shembull, po te mos ishte vaksina, do kishin vdekur me dhjetera miliona njerez. Vaksinohuni o derra te eger e mos besoni ne teori konspiracioni!

    • Per popullin: 18/10/2021 09:48

      O popull zengjini.Duhanin zgjedh ta pish apo jo.Covidin nuk e zgjedh.Mos ngatero pergjegjsin personale mbi veten me infektimin e te tjerve per fajin e papergjegjsmerise

    • Populli: 18/10/2021 09:38

      Meqe permende duhanin, ja tek e ke linkun nga OBSh qe tregon se duhani vret me shume se covidi https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/tobacco Duhani vret mes 7 - 8 milion njerez ne vit, nderkohe qe gjithe bota eshte marrosur me kufizime per 1 virus qe ne 2 vjet e gjysem ka vrare gati 4 milion dhe prap kete numrin e dime si e kane fryre me ato kartelat e vdekjeve. Dhe marrezia ka 1 kufi po jo kshu te te bejne per budalla!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë