Viti i ri Akademik/ Rama: Së shpejti hapim spitalin e ri të kirurgjisë

TIRANË- Nis sot viti i ri akademik për studentët e ciklit të studimit Bachelor. Studentë nga i gjithë vendi i drejtohen sot auditorëve për nisjen e vitit të ri Akademik. 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga ceremonia e bluzave të bardha se shumë shpejt në QSUT do të hapet spitali i ri i Kirurgjisë. Ai tha se zgjodhi pikërisht Fakultetin e Mjekësisë për të uruar studentët për nisjen e vitit të ri Akademik sepse aty hyjnë studentët më të mirë.

Rama ceku edhe raportin mjek-pacient teksa deklaroi se në Shqipëri mjeku i kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur ato nuk janë të mundshme, i kthehen në kosto morale.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Studentët në vitin e ri akademik (FOTO)

Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik. Siç shihet dhe nga fotot studentët i janë drejtuar auditorëve të universiteteve.

Ora 09:45
Rama uron studentët nga Fakulteti i Mjekësisë: Së shpejti hapim spitalin e ri të kirurgjisë, krijojmë një standard të ri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga ceremonia e bluzave të bardha se shumë shpejt në QSUT do të hapet spitali i ri i Kirurgjisë. Ai tha se zgjodhi pikërisht Fakultetin e Mjekësisë për të uruar studentët për nisjen e vitit të ri Akademik sepse aty hyjnë studentët më të mirë. Rama ceku edhe raportin mjek-pacient teksa deklaroi se në Shqipëri mjeku i kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur ato nuk janë të mundshme, i kthehen në kosto morale.

"Ne zgjodhëm këtë Universitet për fillimin e një viti të ri akademik sepse ky është universiteti ku nga njëra anë hyjnë studentët më të mirë dhe nis një rrugëtim për t'iu bërë pjesë e frontit më të vështirë sepse nuk bëhet fjalë thjesht për të marrë një profesion por shumë më tepër se kap sepse siç e thoshte hipokrati të dashurosh mjekësinë do të thotë të dashurosh njerëzimin. Nga mjeku kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur ato nuk janë të mundshme ato i kthehen mjekut në stres dhe kosto morale dhe për më tepër në vendin tonë ku është e vështirë vendosja e një raporti të shëndetshëm me mjekun. Baza e patundur e vlerave të këtij universiteti e cila është eksperienca e viteve themi me bindje se Universitetit është në një gjendje më të mirë se dje.  Së shpejti celet spaitali i ri modern i cili do të vendosë një standard të ri. Është shumë e rëndësishme që komunikimi mes nesh të vazhdojë. Ju uroj shumë  shëndet dhe suksese", përfundoi Rama.

Ora 09:29
Shahini në ceremoninë e bluzave të bardha: Ky është brezi i parë që regjistrohet pas protestës së Dhjetorit (VIDEO)

Nga ceremonia e Bluzave të bardha e cila zhvillohet me një ditë me nisjen e vitit të ri akademik në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë, ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se kjo është gjenerata e parë që regjistrohet në Universitet pas protestës së dhjetorit të kaluar të cilët do kenë mundësi të përfitojnë nga politikat që favorizojnë studentët.

"Ju e filloni jetën tuaj studentore sot. Ju do e shfrytëzoni këtë pesë vjeccar jo vetëm bëheni mjekë të mirë por edhe qytetarë të mirë. Ju jeni gjenerata e parë që regjistrohet pas protestës së dhjetorit që na shtyu përmirësojmë arsimin e lartë në Shqipëri. Ju të gjithë do përfitoni nga politikat tona për lehtësim të tarifave. Studentët duhet të kenë kushte sa më të mira", tha Shahini.

Ora 08:47
Shahini uron studentët për Vitin e Ri Akademik: Do vazhdojmë me përgjysmimin e tarifave dhe dhënien e bursave/ Kategoritë (VIDEO)

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, me anë të një videomesazhi i ka uruar suksese të gjithë studentëve që nisin sot vitin e ri akademik. Ajo tha se do vazhdohet me përmbushjen e premtimeve për studentët në kuadër të Paktit për Universitetin.

"Të dashur studentë sot fillon viti i ri akademik dhe ne kemi kaluar të gjithë muajt e verës për të realizuar Paktin për Universitetin. Do vazhdojmë me përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të integrua. Do vijojmë me dhënien e bursave për studentët ekselentë dhe kategoritë në nevojë. Kemi investuar në konviktet në të gjithë Shqipërinë. Mos harroni ta përdorni bibliotekën dixhitale për të realizuar studimet tuaja", u shpreh Shahini.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët