Nis trajnimi i 27 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit nga DIA italiane (Drejtoria e Antimafias). Hetuesit e BKH, pjesë e SPAK, janë një strukturë e re e krijuar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Hetuesit e BKH-së marrin pjesë, në Romë, në një javë të ngjeshur formimi, të financuar e të organizuar nga Projekti i BE-së i drejtuar nga Italia, PAMECA V, nën kujdesin e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Drejtorisë Hetimore të Antimafias pranë Departamentit të Sigurisë Publike të Italisë. Për trajnimin Ambasada Italiane shprehet se kjo do të shërbejë për të forcuar bashkëpunim policor me vendeve.
Në nisje të trajnimit ishin të pranishëm prefekti Vittorio Rizzi, Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike Maurizio Vallone, drejtori i DIA-s, Kreu i SPAK Arben Kraja dhe Drejtoriaj e BKH-së, Aida Hajnaj.
Më 3 qershor Ambasadori i Italisë në vendin, Fabrizio Bucci zhvilloi një takim me 27 hetuesit e BKH-së, ku përmendi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit dypalësh mes të dy vendeve në sektorin e policisë kriminale dhe të bashkëpunimit gjyqësor, duke vënë theksin në rezultatet e shkëlqyera të arritura në ndalimin dhe arrestimin e personave në kërkim si dhe në veprimtaritë e përbashkëta përmes mekanizmit të skuadrave të përbashkëta (JIT joint investigation teams).
Mes Italisë dhe Shqipërisë ka pasur gjithmonë një marrëdhënie intensive bashkëpunimi me Shqipërinë, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike, por për rrënjët e përbashkëta kulturore dhe praninë e komunitetit shqiptar në Itali.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
73.2%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 1309
Lajme të tjera
-
Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të
19 Prill, 12:58
-
Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?
19 Prill, 08:40
-
VIDEO/ Rrëzim dramatik për çiklistin, përplas kokën me shtyllën! Kaska i shpëton jetën
18 Prill, 21:31
-
Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën
18 Prill, 21:26
-
Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!
18 Prill, 20:27
-
Sulmet ndaj SPAK, Kulluri: Shpërthimi i Metës i parakohshëm, fjalori i papranueshëm! Bardhi si Shvejku! Burimi: Shokuese, çfarë shembulli u jep të rinjve
18 Prill, 17:52
-
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Kryemadhi: Dakord me çdo fjalë, por jo si i tha! SPAK vegël e Ramës
18 Prill, 16:55
-
'Iliri nuk është çështje fiqiri', deputetja Flutura Açka diagnostikon kreun e PL-së: Lajthitje politike
18 Prill, 15:27
-
Shqiptari humb jetën në kantierin e ndërtimit në Itali! Komuniteti vajton njeriun me zemër të madhe! Iku nga Shqipëria me varkë, në Asola ndërtoi shtëpinë me 600 bashkëatdhetarë
18 Prill, 14:41
-
Meta kërcënon SPAK e Dumanin, reagon Ambasadori i BE-së, Gonzato: Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për demokracinë
18 Prill, 13:21
-
Kandidatura e Belerit, si mund të zgjidhet eurodeputet i Greqisë nga burgu në Shqipëri! I duhen 200 mijë vota! Mediat greke: ‘Karrem’ për nacionalistët
18 Prill, 12:31
-
Roma rinovon marrëveshjen me trajnerin Daniele De Rossi
18 Prill, 09:47