Nis transformimi i bllokut pranë ‘Fabrikës së Qelqit’, rikonstruktohen 14 rrugë (FOTO+VIDEO)

Blloku pranë zonës “Fabrika e Qelqit”, që kufizohet me “Konferencën e Pezës”, “Besim Alla” dhe “Jorgo Panajoti”, është përfshirë nga rikonstruksioni i 14 rrugëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë pjesë gjatë punimeve.

 “Në këtë lagje po fryn një erë ndryshimi. Mbaj mend kur ishim këtu para 3-4 vitesh, ishte plot me inerte të mbetura nga ndërtimi i pallateve të reja në zonën e “Misto Mames” dhe të Kombinatit, të cilat ishin kthyer në shtrat të rrugës dhe njerëzit ecnin mbi to. Por, sot jemi dita me natën! Më vjen mirë sepse këtu jeton një komunitet jashtëzakonisht i madh, me njerëz nga çdo cep i Shqipërisë, është një mozaik bindjesh, pikëpamjesh, e megjithatë njerëzit janë bërë bashkë sepse bashkëpunimi është çelësi”, tha Veliaj.

Ai shtoi se aty ku njerëzit bashkëpunojnë, edhe rezultatet janë më të mira. Kryebashkiaku siguroi banorët se investimet do të vijojnë edhe me blloqet e tjera të banimit, për të sjellë më shumë urbanizim.

“Siç e filluam me rrugën kryesore të Kombinatit, vazhduam deri në Vaqarr, ku u bënë blloqet nga të dyja anët e Kombinatit të vjetër, puna që po bëjmë në “Misto Mame”, afër Fabrikës së Qelqit, sjell të njëjtën cilësi për njerëzit”, u shpreh ai. Veliaj dha lajmin e mirë edhe të nisjes së punimeve për rikonstruksionin e dy shkollave “Lasgush Poradeci” dhe “Musine Kokalari”, tha Veliaj.

Por, lajmi i mirë i kësaj jave është nisja e dhënies së pagesave cash për të prekurit nga tërmeti. Veliaj bëri me dije se shumë shpejt do të fillojnë edhe projektet e rindërtimit për dy kategoritë e tjera. Veliaj theksoi se me lagjet e reja nis zhvillimi më i madh në historinë e Kombinatit.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti vlerësoi vëmendjen e Bashkisë së Tiranës ndaj zonës së Kombinatit si në infrastrukturë, ashtu dhe në shërbime.

“Në Kombinat është punuar në të gjitha drejtimet, qoftë në aksin kryesor, qoftë në Sharrë, që ishte kthyer në gangrenë, qoftë në shkolla, kopshte dhe po vazhdohet kështu me infrastrukturën, gjelbërimin. Kombinati nuk është më një lagje periferike, por do jetë një lagje nga më të mirat e Tiranës, edhe për hapësirën, edhe për shërbimet”, theksoi Gjylameti.

Krahas ndërtimit të shtresave të reja rrugore, po kryhen punime për disiplinimin sa më të mirë të ujërave, vendosjen e ndriçimit dhe të sinjalistikës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 15/06/2020 17:41

    Kesaj i thone bej pune per te hapur pune...

    Përgjigju
  • ymeri: 15/06/2020 17:40

    Shihni foton vajza ecen ne trotuar kurse ai djali ecen ne rruge sepse trotuari nuk ka vend per te ecur dy vete,,,,punet e lali erit,,,,,ne tirane i zgjeron trotuaret qe ngushtoi edi rama ,,,kurse ne periferi i ngushton.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës