Anila Leka në 'sitën' e Vettingut, KPK: Prokurorja justifikon pasurinë, e aftë profesionalisht

Anila Leka në 'sitën' e Vettingut, KPK: Prokurorja justifikon pasurinë, e aftë profesionalisht

Prokurorja Anila Leka

Një tjetër femër në radhët e sistemit të drejtësisë pritet t’i shpëtojë ligjit të Vettingut. Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka, pritet të rikonfirmohet në detyrë, pasi Komisioni e Pavarur i Kualifikimit konkludoi se prokurorja justifikon pasurinë dhe është e aftë profesionalisht.


Anila Leka

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe vetë Komisioni i Vettingut arritën në konkluzionin pas hetimit të thelluar, se Leka ka burime të ligjshme pasurie dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.

“ILDKPKI ka sjellë raport për Anila Lekën për deklarim të saktë, pasuri të justifikuar, nuk ka deklarim të rremë. Pas kësaj bëmë hetim të thelluar. Leka ka apartament në Tiranë me sipërfaqe 91 m2, apartament në Golem 74 m2 me vlerë 3 milionë lekë, llogari bankare, bono thesari, gjendje cash 11 mijë e 500 dollarë. I ati i prokurores ka 7500 dollarë, ndërsa e ëma 9000 dollarë gjendje cash, nga dëmshpërblimi si ish të dënuar politikë”. 

Raporti i KPK

Dhe pse këtë të hënë nuk u dha një vendim përfundimtar, edhe prokurorja e prokurorisë së përgjithshme, Anila Leka, kaloi me sukses fazën e parë. Vendimi final për Anila Lekën do të jepet më 6 qershor, ndërsa prokurorja është drejt rikonfirmimit në detyrë. Deri në këto momente procesin e Vettingut kanë kaluar Fatjona Memcaj, Vitore Tusha, Manjola Xhaxho dhe Marcela Shehu.

Një ditë më parë, Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht pasurinë e prokurores Anila Leka, e cila rezultonte të kishte në pronësi vetëm dy apartamente, ndërsa si burim të ardhurash, ajo deklaronte vetëm pagën vjetore si prokurore, si dhe të ardhurat nga bonot e thesarit.

Ndërsa, ditën e nesërme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë dy seanca dëgjimore. I pari që do të japë llogari për pasurinë dhe pastërtinë e figurës do të jetë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Seanca ndaj Islamajt do të nisë në orën 10:00, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo). Pak ditë më parë, Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht pasurinë e gjyqtarit Islamaj, i cili rezultonte të kishte troje e banesa dhuratë nga prindërit e tij dhe të bashkëjetuese. 

Në orën 11:30, KPK do të zhvillojë seancë dëgjimore me prokurorin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Dritan Prençi. Trupa që do të gjykojë prokurorin Prençi do të përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne