Nisa puna për spitalin karantinë! Rama-Manastirliut: Po e fillove për 20 ditë do të bëjmë monumentet

Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për skenarin e katërt nëse do të rritet fluksi i personave të prekur me koronavirus. Përpos Infektivit që tani ka 120 shtretër, gati është 'Sanatoriumi', por edhe ish-kirurgjia dhe spitalet private. Por për të qenë gati nëse do të ketë fluks të papërballueshëm, qeveria ka nisur punën për të ndërtimin e një spitali karantinë. Ministrja e Shëndetësisë tha se ky spital do të trajtojë personat me nevojat bazike, të sëmurët simptomatikë të cilët kanë nevojë për hospitalizim, jo ata për terapi intensive.

Diskutimi i kryeministrit me ministren e Shëndetësisë
Edi Rama: Opsioni për të hapur spitalin e ri?
Ogerta Manastirliu: Kemi bërë një vlerësim në një objekt që po e shqyrtojmë për ta kthyer në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë që do të kenë nevoja të trajtimit, jo terapi intensive, por ata që duhet të kenë një hospitalizim dhe do të kenë nevojë për terapi bazë. Kemi bërë një investigim në vendin ku mendojmë dhe vlerësojmë se do të jetë ky objekt dhe do i nënshtrohet një rehabilitimi dhe plotësimi të nevojave baze me aparaturave bazike për të përballuar cdo fluks të nevojshëm. Ky është një skenar i katërt në rendin e atyre që projektojmë. Spitali i parë COVID është Infektivi me 120 shtretër, i dyti është "Sanatoriumi", më pas ish-kirurgjia në QSUT, më pas spitalet jo publike, por sigurisht edhe një strukturë spital karantinë, i nevojave bazike për të gjithë të sëmurët simptomatikë të cilët kanë nevojë për hospitalizim.
Edi Rama: Kur e kemi një qartësi që kemi okej me këtë plan?
Ogerta Manastirliu: Jemi duke vlerësuar instrumentin ligjor dhe po bëjmë një studim ekonomik dhe plotësimit të nevojave që kjo strukturë do të ketë.
Edi Rama: Kur, kur, kur?
Ogerta Manastirliu: Brenda 20 ditëve të kemi filluar punimet për të rehabilituar
Edi Rama: Po e fillove për 20 ditë do të bëjmë një monumentet te hyrja e spitalit.


Lajmi kryesor:

Nis puna për spitalin karantinë! Rama online me ministrat: Asnjë pensionist s'do lejohet jashtë! Sot erdhën 50 mijë mjete mbrojtëse


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet