Nishanet dhe kanceri, ja si
duhet të kujdeseni për lëkurën tuaj

Nishanet dhe kanceri, ja si<br />duhet të kujdeseni për lëkurën tuaj
Lëkura preket shpesh nga sëmundjet gjatë verës. Një ndër sëmundjet është dhe melanoma, e cila vjen për shkak të numërit të lartë të nishaneve. Për t’ju ardhur në ndihmë personave që preken nga kjo sëmundje mjekët në QSUT kanë hartuar një raport se çfarë është melanoma.

“Melanoma është një nga format me vdekjeprurëse të kancerit të lekurës (duke shkaktuar rreth 75% të vdekjeve nga të gjitha format e kancerit të lekurës) dhe duke u konsideruar kështu si një problem i madh social. Melanoma është një tumor kutan e cila e merr origjinën nga melanocitet që gjënden në epidermë. Rreziku i jetës për një person me melanomë është 1 me 50 për burrat dhe 1 me 20 për gratë. Meqenëse është një tumor me inçidencë të ulët, personeli shëndetësor ka njohuri të pakta dhe pamundësi për të zhvilluar kapacitete diagnostike.

Megjithatë inçidenca e melanomës vazhdon të rritet. Melanoma është një tumor që zhvillohet në përgjithësi tek personat me lekurë të bardhë dhe kjo incidencë e saj korrelon me latitudën e vendbanimit, duke na pajisur me një fakt të fortë që ekspozimi në diell është tërësisht rastësor. Rritja e inçidencës së kësaj patologjie është vënë re vitet e fundit edhe në vendin tonë, por shifra të sakta statistikore mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë prej saj ende nuk ka” , -thuhet në studimin e QSUT-s. Diagnostikimi i hershëm i melanomës, pra identifikimi i saj në formën siperfaqësore mund të ulë si sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga kjo patologji.

Etapat
Kjo sëmundje dallohet pasi ka sipërfaqe më të mëdha se sa nishanet normale dhe rriten në madhësi në mënyrë progresive me kalimin e kohës. Pjesa më e madhe (por jo të gjitha) kur diagnostikohen janë 7 mm apo më shumë në diametër.

Të çrregullta në ngjyrë zakonisht tre apo më shumë ngjyra (kafe, e zezë, blu në të zezë). Të çrregullta në formë. Janë asimetrike me kufinj gjeografikë. Melanomat nodulare zakonisht kanë ngjyrë të çrregullt, por ato mund të jenë më shumë uniformë në ngjyrë në krahasim me melanomat me përhapje sipërfaqësore. Këto tumore mund të janë zakonisht me ngjyrë të zezë apo të kuqe dhe mund të ulçerohen. Lentigo malinje: Melanoma mund të ngjajë klinikisht me një melanomë sipërfaqësore apo nodulare por ato rriten mbi një prekursor të pigmentuar të lekurës të njohur si lentigo malinje. Ky lesion prekursor mund të ngjajë klinikisht me një njollë normale të lekurës por më e madhe, më e zezë dhe më e keqkufizuar.

Melanomat akrolentigjinoze shfaqen zakonisht në shuplakat e duarve dhe shojet e këmbëve si lezione të sheshta të pigmentuara që ngjajnë me nevuset normale, të cilat fillojnë të rriten në madhësi dhe zhvillojnë zona të parregullta të pigmentuara dhe ndonjëherë ulçerohen. Këto melanoma në përgjithësi diagnostikohen vonë për shkak të vendndodhjes së tyre dhe sepse shpesh ato diagnostikohen si një ulçer, veçanërisht tek diabetikët. Shpesh ato mund të jenë të vendosura nën një shtresë të keratinës reaktive duke u dukur klinikisht si një kallo.

Çelësi i vetëm diagnostikues është hemoragjia.  Melanomat që rriten në thonj (subungueale) lokalizohen në përgjithësi në gishtin e madh të këmbës. Ato duken se rriten nga matriksi i thoit pra fillimisht duken në pjesën proksimale të thoit. Melanoma klasike subungueale duket si një vije pigmentuese në thua që me kalimin e kohës zgjerohet dhe me vonë prodhon një masë subungueale (shpesh amelanocitike) e cila më vonë ka tendencën të ngrejë thoin dhe të gjakoset. Kjo formë e melanomës diagnostikohet shpesh si një infeksion mykotik apo dhe një granulomë pyogjene.

Mjekët
Kush dhe kur duhet të vizitoheni? Një nishan dyshues i cili po ndryshon në madhësi, formë dhe ngjyrë duhet të referohet tek specialisti për egzaminim dermatoskopik. Kështu këto tip nishanesh duhen monitoruar vazhdimisht sepse rreziku absolut i melanomës është i ulët dhe për këtë arsye nuk rekomandohet heqja kirurgjikale profilaktike dhe egzaminimi histologjik përkatës por vetëm egzaminimi dermatoskopik. Këto raste referohen vetëm për të përjashtuar një melanomë. 

Pacientët me shumë nishane, sidomos ato atipike janë në një risk të mjaftueshëm për të zhvilluar melanomë (risku relativ është rreth dhjetë herë më i madh sesa ndaj atyre me pak nevuse, rreziku për jetën është 1 me 15) dhe për këtë arsye duhet ti drejtohen sistemit të referimit për egzaminim dermatoskopik, ekcizim dhe egzaminim histopatologjik, edukimin e tyre për vetëmonitorimin, bazuar në rrezikun e melanomës në një meta analizë të fundit.
 
 
Melanoma këshillat
Melanoma është një tumor kutan e cila e merr origjinën nga melanocitet që gjënden në epidermë. Rreziku i jetës për një person me melanomë është 1 me 50 për burrat dhe 1 me 20 për gratë
 
Raporti
“Pacientët me shumë nishane, sidomos ato atipike janë në një risk të mjaftueshëm për të zhvilluar melanomë (risku relativ është rreth dhjetë herë më i madh sesa ndaj atyre me pak, rreziku është 1 me 15)”
 

Mushkritë e pastra
 
Qepa
Për të mbajtur mushkëritë e pastra duhet të hani disa lloj ushimesh. Këshilla e parë është qepa. Sipas studjuesve qepa përmban lëndë që luftojnë qelizat kancerogjene, të cilat pastrojnë mushkritë. Gjithashtu qepa pastron mushkëritë nga përmbajtja që e dëmtojnë atë

Portokalli
Sipas studimeve portokalli është i pasur me vitamina, por përmban kriptoksantinë, që ka veti parandaluese kundër kancerit të mushkërive. Gjithashtu portokalli pastron mushkëritë dhe lufton infeksionet. Këshillohet që portokalli të konsumohet pas ngrënies së darkës
 
Misiri
Misri pastron mushkritë nga qelizat kancerogjene si dhe lufton infeksionete ndryshme që mund të keni. Misri këshillohet kryesisht për muajt e verës, periudhë që është mjaft e rrezikshem për tu prekur nga infeksionet e mushkrive apo infeksione të tjera


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin