Nishani ndërroi jetë, Berisha: Përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet, ikonë e vlerave më të larta morale të njeriut

Nishani ndërroi jetë, Berisha: Përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet, ikonë e vlerave më të larta morale të njeriut

1653729721_Screenshot2.jpg

Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Përmes një postimi, Berisha shkruan se Nishani përfaqësoi me dinjitte kombin shqiptar në arenën ndërkombëtare. 

“Dielli perëndoi përgjithmonë për ish-presidentin Bujar Nishani! Te dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli sytë përgjithmonë duke zhytur kështu ne dhimbje, zi e pikëllim te thelle familjen e tij te dashur, miqtë e te afërmit, Partine Demokratike dhe mbare Shqipërinë. Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave me te larta morale te njeriut, ndershmërisë, atdhetarisë dhe përkushtimit. Ai ishte burrështetasi i shquar, qe përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet te veçante dhe urtësi ne arenën ndërkombëtare duke i dhënë nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.

Ish presidenti Bujar Nishani ne këto 30 vite, si një shërbëtor i qytetarëve dhe vendit te tij përmbushi me nder detyra te rëndësishme nga drejtues drejtorie ne Ministrinë e Mbrojtjes, ministër i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikës. Bujar Nishani ishte gjithashtu një drejtues i shkëlqyer dhe efecient e i dashur i Partisë Demokratike, deputet, ministër, dhe kandidat i votuar për president te Republikës nga mazhoranca e kësaj partie.

Personalisht unë kam patur tek Bujar Nishani njërin prej bashkëpunëtorëve me ta afërt, me te afte, me te dashur dhe me çmuar, me te virtytshëm qe do mbetet gjithmonë ne memorien time si mirënjohje e thelle për bashkëpunimin e ngushte qe kemi patur si krenari e veçante qe pata një mik fisnik si ai. Ndaj sot është dite zie dhe dhimbje te thelle për familjen e nderuar Nishani qe humben bashkëshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshëm e shembullor, për miqtë dhe te afërmit e tij qe humben një mik te dashur qe do ju mungoje gjithmonë, për Partine Demokratike qe humbi njërin prej drejtuesve me te talentuar, për shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot shërbëtorin besnik dhe te përkushtuar, shtetarin e afte e te ndershëm, patriot dhe fisnik.

Duke shprehur mirënjohjen time te pakufishme  dhe nderimin time me te madh ish presidentit Nishani për kontributin e çmuar për vendin, kombin dhe Partine Demokratike, si dhe bashkëpunimin dhe miqësinë tone te ngushte qe kemi patur ju shpreh sot ngushëllimet dhe solidaritetin me te ndjere bashkëshortes, fëmijëve, familjes dhe miqve te ish presidentit dhe mikut tim te çmuar për këtë humbje te madhe dhe te pakompensueshme, i lutem Zotit qe shpirti i mire i Bujar tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin! Sb”, shkruan Berisha.


Lajmi kryesor:

REAGIMET/ Vdekja e Nishanit trondit politikën, ish-bashkëpunëtorët: I dha shumë PD-së dhe këtij vendi! Socialistët: Personalitet me vlerë! SHBA: Kontribuoi për marrëdhëniet me Amerikën


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar

'Stuhi' e re për Sandro Tonalin, Federata Angleze e akuzon për 50 baste edhe në Angli! Newcastle: Na kanë sinjalizuar