Nishani: Lëvizja e Berishës mund të jetë për interesa personale, por i shërben partisë! Disa takime po ia organizojnë deputetë të PD! S’ka pakt të fshehtë me Bashën

TIRANË- Lëvizjen e Sali Berishës të quajtur “Foltorja e PD-së”, ish- presidenti Bujar Nishani, nuk e përjashton si mundësi se vjen si pasojë e interesave personale të ish-kryeministrit, që erdhi fill pas përjashtimit nga grupi parlamentar i partisë, por shprehet i bindur se kjo do i shërbejë edhe PD-së. Në intervistën për Report Tv, Nishani tha se nga lëvizja e Berishës pret mes të tjerave një statut dhe një kryetar të ri të PD-së, jo Lulzim Bashën, pasi sipas tij, vetëm ky ridimensionim do e shpëtonte PD-në nga degradimi.  Ai tha se Lëvizja e Berishës, sot i shpallur 'Non Grata' nga SHBA,  është për ndryshim radikal, por me një lider të ri, duke hequr mundësinë e rikthimit të Berishës në krye të PD-së.

“Kjo është një kauzë e cila na është paraqitur prej kohësh në shqetësimin e mjaft anëtarëve të PD-së. Berisha ka një vokacion më të lartë për hir të pozicioneve që ka pasur në të shkuarën në strukturën e PD dhe impaktit që ka pasur në PD dhe në këtë kontekst, pavarësisht arsyeve që erdhi ky reagim, reagimi është i rëndësishëm duhet të prodhojë dhe të sjellë atë që unë besoj, një ndryshim radikal në PD, në disa dimensione, në konceptet e mënyrës si duhet të ndërtohet PD, tezat që duhet të ketë, në demokracinë e brendshme, një statut dhe një lidership të ri, pra një ndryshim nga 8 vitet e shkuara që çuara dëm dhe sot për sot si alternativa e vetme që duhet të jetë.

Nuk e përjashtoj që është nisur për interesa personale, por do i shërbejë PD! Është i dukshëm interesi publik, edhe nëse ekziston qeverisja perfektë, ajo duhet të ketë një opozitë përballë, jo më në rasti e Shqipërisë, që kemi një qeveri korruptive dhe pritet të bëhet më arrogante se ç’ishte në vitet e shkuara.  PD e ka humbur forcën, besueshmërinë e saj për të qenë alternativë qeverisëse, PD ose të shkojë drejt degradimit, ose të ridemensionohet. Unë jam për këtë të dytën. Prandaj mendoj se lëvizja e Berishës do i shërbejë PD në këtë dimension, por e shoh më tej, një PD më e madhe, më e hapur, e afërt me qytetarin, e sinqertë dhe jo hileqare, dinamike dhe jo e përgjumur, do i shërbej interesit publik. Ne kemi një gjeneratë të re që ka kapacitet intelektuale dhe përvojë politike për të marrë përgjegjësi”, tha Nishani.

Kjo lëvizje është komentuar shumëkush se nuk është aspak e sinqertë nga ana e Sali Berishës, kjo pasi e kanë cilësuar si një marrëveshje e fshehtë me Lulzim Bashën, mirëpo Nishani si një njeri shumë i afërt i ish-kryeministrit, nuk e beson duke e quajtur “një hamendësim”, i pabazë. Për këtë qëndrim të tij, ai parashtroi edhe argumente.

“Pakt i fshehtë me Bashën? Nuk besoj te kjo teori, asnjë individ nuk është i përjashtuar të hamendësojë, por nuk besoj sepse procesi ka nisur mbi disa kolona që janë të qarta dhe të ndara në qartësinë e saj, në përmbajtje dhe anën formale. Berisha ka kërkuar në këtë proces mbledhjen e strukturave, dhe jam i bindur se nëse do ketë një vendimmarrje të qartë nga struktura e PD asgjë nuk mund të kamuflohet më, vetë procedura i zhbën këto hamendësime, sepse bëhet fjalë për një procedurë ku përfshihen shumë persona, besoj se është një proces serioz”, tha Nishani.

Në një kohë kur Berisha ka nisur mbledhjen e 1500 firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar pas përjashtimit nga grupi i PD-së, Nishani ka zbuluar për Report Tv hapat e radhës që do të ndiqen. Ai ka bindjes se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe "t'ia marrë" çelësat e partisë Lulzim Bashës". 

“E vetmja mundësi është të që mblidhet Kuvendi Kombëtar se ka fuqi ligjore, ndryshon statutin dhe vendos çdo nen që mendohet të rregullojë procedurën në vijim dhe pastaj hapi i dytë është propozimi i delegatëve. Sot po respektohet statuti aktual që i jep mundësi Kuvendit që të mblidhet.  Janë çelësa që ai i ka mbyllur vetë dhe i ka mbyllur brenda një kafazi, se kur udhëheqësi është në kafaz, mendo si do jetë anëtarësia. Kuvendi Kombëtar ia merr çelësat e partisë çdo kryetari dhe vendos që Kuvendi ia jep çelësat kryetarit të ri”, tha Nishani. 

Për report Tv, ai ka zbuluar se disa takime në rrethe të ish-kryeministrit po ia organizojnë deputetët aktual të PD-së. Deri më tani, kanë dalë hapur në mbështetje të tij, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Palok, e megjithatë, Nishani zgjodhi që të mos fliste me emra.

“Deputetë të ndryshëm janë duke u marrë me takimet e Berishës, e shoh si një kontribut për PD-në, por si një kauzë që i shërben PD”, tha Nishani.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nje pyetje: 20/09/2021 11:35

    Lulzim Basha ka nje te kaluar problematike kur ishte pjese e qeverise Berisha. Ne cdo ministri qe ka drejtuar eshte shoqeruar me akuza te renda dhe mjaft te besueshme. Marrim si shembull projektin e rruges se kombit, per te cilen ai u hetua per menyren se si menaxhoi fondet por i shpetoi gjyqit me raport mjekesor. Berisha duhet te kete patjeter informacion kompromentues rreth shume shkeljeve qe ka bere Basha. Nuk mund ta kete zgjedhur pasardhesin pa pasur ne dispozicion mekanizma kontrollues qe shkojn pertej besimit. Sikur perplasja aktuale Basha-Berisha te ishte e sinqert, pse nuk po shohim publikim te se kaluares se Bashes si mjet lufte nga Berisha?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë

20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë