Nisi si velinë në 'Fiks Fare', sot drejtoreshë artistike në TOB! Ola Hasani: Theva tabutë! (VIDEO)

Është një nga koreografet e pakta shqiptare që ka ngjitur në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit vepra të mëdha artistike klasike e moderne.

Ola Hasani padyshim është një nga emrat që i ka dhënë shumë baletit shqiptar. E ftuar në “Rreze Dielli” ajo ka folur për fillimet e veta, kur u prezantua me publikun si velinë në sezonin e dytë të “Fiks Fare”, krahas punës si soliste profesioniste në TOB. Ajo shprehet se ky fakt nuk është aspak kompleks për të, madje është një pjesë e rëndësishme në jetën e saj.

Puna si velinë më pengonte, pasi të jesh balerinë klasike do një impenjim të madh, do punë me orë të gjata. Por bëra një kompromis me veten, t’i bëja të dyja. Ishte shumë e vështirë, theva tabu në atë kohë, bëhet fjalë për 2003. Në atë kohë do ngjitej në skenë ‘Liqeni i Mjelmave’. Më duhej të punoja edhe për këtë shfaqje edhe të bëja velinën në 'Fiks Fare'. Ishte e vështirë për mua, edhe ta pranoja si pozicion, pasi vija nga teatri. Sidomos në vitet e para edhe njerëzit nuk ishin mësuar me konceptin e velinës. Por kam bërë shumë mirë që zgjodha ta bëja atë punë pasi në atë emision m'u dha mundësia pët të provuar veten si krijuese. Hapat e mia të parë kanë qenë në atë emision, derisa m'u besuan të gjithë produksionet e mëdha në Top Channel, bashkë me Esdalinin.” thotë koreografja.

Pas atij momenti, Ola Hasani u bë balerinë e parë njekohësisht edhe koreografe e mjaft spektakleve në Top Channel, duke numëruar plot 17 vite krijimtarie atje.

Në shkurt të këtij viti, Ola dhe Esdalini ngjitën në skenën e ArTurbinës baletin e titulluar “Dhoma 12”, një shfaqje me emocione të forta që përcjell mesazhin se jeta nuk është një kohë, por një hapësirë, dhe kjo hapësirë është e pafundme. 

 

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 05/11/2019 18:17

    Gje tjeter theu kjo?

    Përgjigju
  • Arkimedi me levë: 05/11/2019 13:26

    Arkimedi i madhë e ka thënë : Më jepni një levë të madhe dhe un do të përmbys gjithë botën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd