Nisin ndërtimet te Astiri, familjet po marrin nga 1-3 shtëpi, Veliaj: Bullizmi politik i partive që bllokojnë s’ka vend në Tiranë

Nisin ndërtimet te Astiri, familjet po marrin nga 1-3 shtëpi, Veliaj: Bullizmi politik i partive që bllokojnë s’ka vend në Tiranë

Familjet të cilat kanë pranuar të bashkëpunojnë dhe të lirojnë vullnetarisht banesat pa leje për t’i hapur rrugën projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe, kanë nisur të zhvillojnë pjesën tjetër të pronës së tyre.

Sikurse shihni edhe nga këto foto të publikuara në Facebook nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përgjatë gjithë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek rrethrrotullimi “Shqiponja”, banorët e Astirit janë futur për zhvillim, duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim në pallatet e reja që po ndërtohen, sipas përqindjes së tregut.

“Astiri? Një pjesë e familjeve ka marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim, duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim! Bullizmi politik i partive që bllokojnë punët publike nuk ka vend në Tiranë”, shkruan Veliaj.

Shumë prej familjeve që i janë përgjigjur thirrjes së bashkisë, po përfitojnë apartamente dhe dyqane sipas përqindjes së tregut nga kompanitë private, me të cilat kanë nënshkruar kontratë zhvillimi të pronës së tyre falë lehtësirave të krijuara nga Bashkia e Tiranës. 

Banorë të zonës shprehen se falë kësaj marrëveshje me bashkinë një vit më parë, ata kanë mundur që të marrim me procedurë të lehtësuar lejet e ndërtimit për zhvillimin e pjesës tjetër të pronës së tyre e cila jo vetëm që tashmë është me letra, por do të marrë një vlerë akoma edhe më të lartë për shkak të projektit të Unazës së Madhe.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poplli: 11/11/2019 15:13

    Turp we grabitesit shpellare Marin shperbli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë