Nisin punimet te ish- tregu elektrik/ Veliaj: Do punojmë edhe gjatë verës për të kapur afatet

TIRANË- Ditën e sotme ka nisur puna në njësinë nr. 2 në Tiranë, në bllokun që kufizohet nga Blv. “Bajram Curri” – Blv. “Petro N. Luarasi” – Rr. “Taulantia” – Rr. “Ali Demi” . Në këtë zonë krahas asfaltit dhe punimeve nëntokësore, do të ketë edhe një zonë pedonale, kënd lojërash, fusha sportive dhe hapësira të tjera çlodhëse.

Kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi se do të punohet edhe gjatë verës, për të kapur afatet. “Ky është investimi më i madh në Njësisë 2; jemi te blloku “Taulantia”, një zonë e ngelur si ato zonat mes dy kufijve, njësisë 1 dhe 2. Më vjen mirë që kjo zonë po pëson një transformim të jashtëzakonshëm. Do të punojmë gjatë gjithë verës për t’u siguruar që, teksa qytetarët i kthehen jetës normale dhe vazhdojnë me pushimet, në terren punohet pa pushim për të shfrytëzuar edhe kohën pa shumë trafik”, tha ai.

Veliaj shtoi se kishte ardhur koha që pas 30 vitesh tregu elektrik të mos vazhdonte më nëpër kontenierë e kioska, duke zënë hapësirat publike, por të sistemohej në mënyrë të denjë.

“Nisin si shtojca të përkohshme dhe pastaj hedhin rrënjë. 30 vjet është një kohë shumë e gjatë për të qenë një situatë e përkohshme dhe kishte ardhur koha që tregu elektrik të mos vazhdonte më nëpër kontenierë, nëpër kioska, duke zaptuar hapësirat publike, por të sistemohej ashtu siç është sistemuar në dyqane, për ta liruar këtë territor fantastik në një hapësirë për komunitetin”, tha ai.

Veliaj nuk ka lënë pa përmendur edhe teatrin e ri kombëtar.  “E kuptoj vitin '91-'92, kur sapo kishte filluar kapitalizmi, ishte i nevojshëm qarkullimi i të mirave materiale dhe financave, por vjen një ditë kur duhet t'i hapim rrugë zhvillimit. Ishim mësuar me treg në rrugë për pajisjet elektrike, me treg në rrugë për rrobat te komuniteti rom, i cili sapo u zhvendos te ish Fabrika e Miellit, me një teatër skandaloz, me fusha skandaloze, me lodra të shkatërruara, por vjen një çast kur dora e modernizimit duhet të kapë çdo hapësirë të qytetit. Siç po fillojmë me rregullimin e Piramidës dhe Teatrin e ri, ashtu do të vazhdojmë në mënyrë kapilare me lagjet”, tha Veliaj, teksa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve.  “I kërkoj qytetarëve bashkëpunim! Do bëjmë maksimumin për të akomoduar sa të mundemi nevojat e komunitetit, ama aty ku dikush është në mes të rrugës, do të duhet të hapë rrugë. Kemi mundësi që me bonuset e qirasë të ndihmojmë të gjithë ata që preken, por duhet ta pranojmë, herët a vonë, nëse ke ndërtuar në pronë publike dhe ke bllokuar rrugën për mijëra qytetarë, do të duhet që t’i hapësh rrugë vendit”, nënvizoi ai.

Ky bllok ka një sipërfaqe rreth 13 ha, në të cilën mbizotërojnë banesa rezidenciale 1-3 katëshe dhe pallate 4-5 katëshe. Projekti parashikon ndërhyrje në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut i cili paraqitet tepër i amortizuar. Gjithashtu pjese e projektit do jetë trajtimi i hapësirave publike si dhe ndërtimi i parkingjeve në brendësi të bllokut. Ndërkaq, zona e Tregut Elektrik është trajtuar si një zonë pedonale dhe me gjelbërim.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjollca: 28/06/2020 23:44

    O erion aty ku po ecen aty tek tregu elektrik ,,,paska edhe shume ndertesa dy kateshe e trekateshe te shemtuara para pallateve silikate ,,te ndertuara sic duket ne kohen e sali koleres,,,eshte mire ti prishesh dhe ato dhe zgjeron me shume sheshin.....

    Përgjigju
  • Zana: 13/06/2020 11:43

    O ERION VELIAJ DUAM KORSI BICIKLETE TEK MINE PEZA DHE RRUGA FORTUZI ,NE BRRAKE DHE NE RRUGEN MIHAL GRAMENO,,DHE TEK RRUGA E ELBASANIT DERI TEK QYTETI STUDENTI...DUAM DHE ZGJERIM TROTUARI TEK RRUGA FORTUZI ATY ESHTE TROTUARI SHUME I NGUSHTE....

    Përgjigju
  • Besa Vulo: 30/05/2020 22:43

    MOS PUNONI TEK Forcontact Albania, Jane mashtrim. Un kam eksperience ne kete "komapani", hiqen sikur punojne per kompani te ndryshme e-commerce etj, si philip plein, apo ndonje kompani te ngjashme, kan si menaxher ermalin, albinen, besen, eriselda. Nder shume format e mundeshme te mashtrimit eshte, punimi pa pagese sidomos per fillestare si forme prove, dmth do te bejne te punosh nje muaj pa pagese, kur te vije koha per pagese do te thone pa pritur qe je i/e pushuar me qellimin qe te inatosesh dhe te mos punosh me aty, por do te japin mundesine qe te punosh edhe 5 dite ne menyre qe te perfitosh pagen, kjo prap tentative qe te inatosin ne fund nuk te japin gje. Dhe nderkohe qe je ne mes te "punes" do te ftojne njerez te tjere per te zevendesuar ty dhe qe do perfundoj si ty gjithashtu. Nuk te trajnojne nuk te ndihmojne ne fushatat shtese qe do perdorin per te nxjerr si te paafte, por do te trajnojne ne detaje ne fushaten ne te cilen do te zhvatin si sllav dhe pa pagese. Personalisht njofta 8 persona qe i zhvaten keshtu gjate kohes qe isha me ta, qe nga trajnimi deri sa dola nga "puna". Puna eshte legjitime por jo per ty, ate pune bejne ca njerez aty dhe ty te mbajne si sllav deri sa te gjejne nje person tjeter. Kushdo qe po e mendon te punoj aty, MOS SHKO!!!!!!

    Përgjigju
  • Frosina Plaku: 26/05/2020 22:47

    Duhet bere lidhja aty me rrugen Pjeter Budi (ne Qytet Studenti)...Vazhdimi I rruges ...Ktheja Popullit trotuaret e zena..nga shtesat e mureve pa leje..te tahmase ne kohe haosi..

    Përgjigju
  • Eureka: 26/05/2020 17:40

    Duhen hequr gjithe Tregjet e Shtesat imformale...,qe shfrytezojne e kane zanun hapesirat Publike..

    Përgjigju
  • Ben: 26/05/2020 16:40

    Futja kot lali Eri.Blloku tek xhamia tabakeve,tek godina e minibashkise 1,2,rruga qe te nxjerr tek Ali Demi,jane sikur me qene ne Kandahar.Asnje lloj investimi,aty vetem balte,pluhur,parkingje private allasojsh, ka aty,asfalti nuk njihet fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet