Nisja e vitit të ri shkollor/ Gerti Janaqi në 'Studio Live': Rritja e pagave motivon mësuesit! 100 projekte rindërtimi dhe rikonstruksioni! Investime në laboratorë

Të hënën nis arsimi parauniversitar në vend. Drejtori i Agjencisë së Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Gerti Janaqi foli në Studio Live duke treguar risitë e këtij viti të ri shkollor. Së pari, Janaqi evidenton për Arbër Hitajn rritjen e pagave për mësuesit, çka i bën ata më të motivuar dhe vendoset kështu një standard për profilin e mësuesisë.

'Këtë vit fillojmë me staf më të motivuar edhe për shkak të rritjes së pagave. Rroga mesatare e një mësuesi është 950 euro, është një standard i jashtëzakonshëm për profilin e mësuesisë. Jo vetëm mësuesit kanë përfituar rritjen e pagave, por edhe punonjësit social dhe shërbimi psiko social dhe oficerët e sigurisë.'

Sa i përket infrastrukturës arsimore, vetëm vitin e shkuar thekson Janaqi kanë startuar 100 projekte të rindërtimit.

'Vetëm vitin që shkoi kanë startuar vetëm 100 projekte të rindërtimit, të rikonstruksionit të shkollave, palestrave sportive. Vetëm këtë shtator hapen 24 shkolla të reja apo të rindërtuara. Vazhdon ende procesi i rindërtimit apo rikonstruksionit të shkollave. Më shumë kapacitete për palestrat sportive jo vetëm për orarin mësimor por edhe për aktivitete të tjera ekstrakurrikulare.'

Investim i rëndësishëm janë edhe laboratorët shkencorë në shkolla, krahas atyre digjitalë edhe ata më tradicionalë.

'Po investohet me një ritëm të kënaqshëm në laboratorët e shkencave: biologji, fizikë, kimi për ti pajisur dhe për ti shoqëruar këto investime të reja edhe me laboratorët klasikë, jo vetëm digjital. Por tashmë të sjella në formën 3D, me formën më të fundit.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Vorë/ Një i plagosur me armë, ende nuk dihet shkaku

Vorë/ Një i plagosur me armë, ende nuk dihet shkaku