Nisma e PS për betimet/ Zëdhënësi i presidentit: Ide për të përshpejtuar 'Ramaformën'! Meta do të jetë atje i pari, me popullin

Nisma e PS për betimet/ Zëdhënësi i presidentit: Ide për të përshpejtuar 'Ramaformën'! Meta do të jetë atje i pari, me popullin

Tedi Blushi

TIRANE- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas nismes së mazhorancës për të bërë ndryshime në ligjin për betimin e anëtarëve të intstitucioneve si SPAK apo Gjykata Kushtetuese.

Blushi thotë se kjo është një ide gjenial për të përshpejtuar Ramaformën, ndërsa shprehet se Presidenti do të jetë atje në parlament, i pari bashkë me popullin shqiptar.

"Të dashur kolegë gazetarë! Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar pas insistimit tuaj për një koment lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend.

Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës.

Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e Lana Kushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit! Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!", shkruan Blushi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 24/11/2019 16:30

    Edhe ky temi eshte me Meten

    Përgjigju
  • PATERICA: 24/11/2019 16:25

    Z.Blushi mios u bej PATERICA i METES.Ben mire qe te largohesh prej tij... Meta po te qe i ndershem para popullit Shqiptar duhet te kishte dhene doreheqjen qe kur e rezoi Komisjoni i Venecias.

    Përgjigju
  • Tifozi: 24/11/2019 15:23

    Duam te degjojme me shume rreth personit Tao Tao Sperripau

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës