Rama - studentëve: Kush spiunon pedagogët e korruptuar, fiton bursë dhe s’paguan tarifë

TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përshkallzimin e goditjes së korrupsionit në universitet.

Për këtë, qeveria është duke haruar një program që të nxisë denoncimet nga personat që janë dëshmitarë dhe vetë pre e korrupsionit.

Kreu i qeverisë ka kërkuar sot mendimin e vetë studentëve para se së të miratohet një pikë e programit që ka të bëjë me ta.

Po mendohet që për këdo student që denoncon dhe sjell prova për presion korruptiv, do t'i zerohet tarifa dhe do të marrë bursë studimi një vjeçare.

"Jepni mendimet tuaja. "Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!", shkruan Rama në rrjetet sociale.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Kandidati: 18/09/2019 07:50

    Po fushaten " Kush spiunon nje politikan te korruptuar, fiton PPP dhe nuk permbush" kur do te filloje ?

    Përgjigju
  • Loni: 17/09/2019 19:23

    Plagjaturat shoku Loni jane sterri i arsimit shqiptar pa lere korrupsionin!

    Përgjigju
  • Populli ne kemb, partia ne ball.: 17/09/2019 19:04

    Jepini dhe 70 lek per punen e ber.

    Përgjigju
  • Mondi: 17/09/2019 18:52

    Edi denoncon jo spiunon kurajo jo poshtersi

    Përgjigju
  • Edi: 17/09/2019 18:51

    Fakulteti juridik shkoder, Idlir Duhanxhi profesori me i korruptuar i atij universitet

    Përgjigju
  • Alb: 17/09/2019 18:34

    Història ka treguar qe edhe Kur denoncon mjekun, Professorin,gjyqtarin, policin, apo edhe politikanin e koruptuar denoncimi bie ne vesh te shurdhet... Problemi nuk eshte denoncimi por ndeshkimi z. Rama

    Përgjigju
  • Gini: 17/09/2019 18:03

    E KE GABIM EDI,,STUDENTET MUND TE KERCENOJNE PROFESORIN ,se i ka marre para dikujt,,DHE TE MARRIN PROVIMET PA MESUAR FARE.....

    Përgjigju
  • Durresi: 17/09/2019 17:20

    Menyra me e keqe e mundshme per te luftuar korrupsionin ne arsim... Vetem nje rruge ka te luftosh profesorin.... DUKE MESUAR... Po popull spiun kemi qene,jemi dhe me siguri do te jemi

    Përgjigju
    • emigranti: 17/09/2019 18:46

      O Durresi , a e di Ti pse SH B A eshte shteti me I fuqishem ne bote , nese nuk e di ,po ta them: ne SHBA jone te gjithe spiuna, te gjithe komshijt rreth e rrotull I ke spiuna,ne cdo fushe te jetes te gjithe pa perjashtim jane spiuna, tani qe e mesove , mos e thuaj qe jemi popull spiun , se po te ishim spiuna Shqiperia nuk do te ishte ne kete katrahure qe ndodhet sot , por do ishim nje shtet qe do te kishim hyre me kohe ne BE