Nisma ligjore/ Delina Ibrahimaj ‘merr në dorë’ kontrollin e brendshëm në institucionet publike, emëron kryeaudituesit dhe bllokon fondet kur drejtuesit nuk zbatojnë ligjin
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
TIRANË- Me kërkesë të Brukselit për formimin e instrumenteve kundër korrupsionit, shumica qeverisëse do të ndryshojë ligjin për auditimin e brendshëm në institucionet vendore dhe qendrore. Nisma ligjore që pritet të miratohet nga qeveria dhe më pas nga Kuvendi, fuqizon rolin e ministrit të Financave, në rastin konkret të Delina Ibrahimajt, duke i dhënë fuqi që të bllokojë buxhetin e çdo institucioni nëse titullari shmang dhe nuk zbaton ligjin për auditimin e brendshëm. Nëse kërkesat e ligjit nuk zbatohet nga drejtuesi i njësisë së auditimit të brendshëm, ministri i Financave i propozon titullarit të institucionit fillimin e procedurave disiplinore ndaj tij.
Drafti parashikon gjithashtu që ministri përgjegjës për financat jep pëlqimin me shkrim për emërimin dhe shkarkimin e drejtuesve të njësive të auditimit të brendshëm. Ky qartësim pritet të rrisë pavarësisë e drejtuesve të njësive të kontrollit nga ministrat, drejtorët dhe kryebashkiakët. Një nen i veçantë është shtuar, duke detyruar titullarët e institucioneve që të krijojnë një sistem për parandalimin e parregullsive dhe mashtrimeve. Audituesit e brendshëm informojnë për çdo parregullsi ose mashtrim të mundshëm titullarin e njësisë publike dhe nëse e konsideron të dobishme, organet kompetente.
“Pas pranimit të raportit për konstatimin e parregullsive, mashtrimeve dhe korrupsionit, titullari i njësisë publike, ndërmerr të gjitha masat e nevojshme dhe informon organet kompetente”, thuhet në ndryshimet ligjore.
Në rast se titullari i njësisë së audituar nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme pas informacionit, drejtuesi i auditimit të brendshëm do të informojë dhe strukturën përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm në ministrinë për financat.
Për ndryshimet ligjore janë marrë parasysh edhe disa rekomandime të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Gjatë auditimit të institucioneve publike në nivel qendror dhe vendorë, KLSH-ja konstatuar mungesën e funksionimit të auditit të brendshëm.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.1%
-
Jo
73%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 1518
Lajme të tjera
-
Lançohet për konsultim Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030: Mbështetje për Startup-et, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit
12 Prill, 15:50
-
Paketë e re fiskale, ulje tatimi për pagat e të rinjtë deri në 29 vjeç dhe për prindërit me fëmijë nën 18-vjeç! Mete: Mësuesit, me rritjen më të madhe të pagave
12 Prill, 14:43
-
KLSH evidentoi mbi 72.3 miliardë lekë dëm ekonomik gjatë vitit 2023
9 Prill, 18:47
-
Garancia shtetërore 4 mld lekë për industrisë përpunuese, mbulon 70% të kredisë, afati i shlyerjes deri në 7 vjet
9 Prill, 16:49
-
Dokument ekskluziv/ Vlora pa landfill, KLSH 'zbarkon' në Bashki, kërkon përgjegjësit për Sherishtën!
5 Prill, 12:20
-
Fondi prej 300 milionë lekësh/ Rekord aplikimesh në Grant 2024, ministrja Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et
1 Prill, 21:15
-
Projekti pilot për pagesat elektronike, ministrja Ibrahimaj mbledh përfaqësuesit e industrisë bankare
29 Mars, 19:30
-
Qeveria kalon vendimin për pagesat elektronike, projekti pilot në Tiranë, Dibër dhe Përmet, afatet dhe si do të bëhet përzgjedhja
27 Mars, 19:34
-
Miliona euro dëme, endoskopia e pacertifikuar, pediatria në rrezik shembjeje… Shkeljet që gjeti raporti i KLSH në QSUT në Tiranë
27 Mars, 17:32
-
Ministri i Financave: Në qershor do rishikohet tatimi mbi pagat! Synojmë lehtësimin e tatimit për shtresat e mesme! Dhoma Amerikane: Erëra të mira për vendin, por s’mjaftojnë
26 Mars, 21:17
-
Ministri i Financave: Nga turizmi ekonomia përfitoi 4.2 mld euro vitin e kaluar
26 Mars, 17:31
-
Tatimi i rrogave të larta pritet të ulet në qershor! 23 mijë qytetarë me pagë mbi 200 mijë lekë! Ministria e Financave po punon për fashat e reja
25 Mars, 15:56