Nisma ligjore/ Shqipëria hap dyert për pensionistët e Evropës, tjetër lëvizje për tërheqjen e të moshuarve nga vendet e BE

Shqipëria konsiderohet si një ‘parajsë’ për pensionistët e huaj, për shkak të kostos së lirë të jetesës raport me të ardhurat me tyre. Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një tjetër projektligj, i cili synon të tërheqë në vendin tonë një numër të madh të moshuarish, sidomos nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke u hequr barrierat ligjore sa i takon qëndrimit në Shqipëri. Nisma është propozuar nga deputeti Enver Roshi, ndërsa ndryshon ligjin për të huajit, duke parashikuar të drejtën e pensionistëve të juaj, për të aplikuar për t’u pajisur me leje qëndrimi.

Sipas nismës ligjore, i huaji mund të pajisjet me leje për të qëndruar në Shqipëri, nëse është pensionist, nuk i pakësohen të ardhurat mujore nga pensioni, nuk përbën cenim për rendin dhe sigurinë, të mos cenojë marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera si dhe të mos jetë debitor në vendin e tij. Sipas propozuesit, projektligji sjell një impak pozitiv në Shqipëri si rezultatit i përdorimit të pensionit nga të huajt si burim konsumi dhe investimi, duke krijuar edhe vende pune për nevoja të ndryshme që mund të kenë pensionistët, për kujdestarinë e shtëpisë, shërbimin mjekësor, shërbimin ushqimor etj.

Ligji aktual në fuqi për të huajit nuk i favorizon pensionistët për të marrë leje qëndrimi në Shqipëri. Ligji parashikon leje qëndrimi për të huajit e punësua, ekuipazhet e mjeteve të lundrimit, për të huaji me kualifikim shumë të lartë, për trajnues pa pagesë, për shërbime vullnetare, për kërkim shkencor, për raste humanitare, për studentë, për viktimat e trafikimit, etj., por jo për pensionistët. Ndërkaq, një vit më parë, qeveria miratoi një akt normativ, duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat për shtetasit e huaj që përfitojnë pension, me qëllim për të rritur lëvizjen e shtetasve të huaj në drejtim të Shqipërisë.

 

Projekligji për ndryshime në ligjin "Për të huajt" 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/01/2021 00:08

    Tirja me shoqe ne korrupsion,do fillojne te jargaviten e t'u shkelqejne syte tani.Gjithe keta pensioniste te huaj qe do kerkojne sherbime ne shtepi e spitale!Qe tani e shoh qe cmimi do shkoje lart.Shqipot e shkrete s'kane asgje para tyre.Ah moj shoqja Tire qe na u bere me damke,te mos kishe ate pangopesi qe pate,tani do filloje te zhvatje ndonje fatkeq te huaj.Kush te puneson ty tani,ti je V.I.P. e korrupsionit.

    Përgjigju
  • Tralala: 19/01/2021 20:28

    Te gjith pensionistat do behen me dashnore ketu ne shqiperi se shqiptaret i heqin brek per nje byrek ,me ato lek qe marrin pension keta te BE ka per te ngren e per femra plot ..

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 19/01/2021 17:25

    Po kapacitete spitalore a kemi? Mos duhen shtuar edhe spitalet?

    Përgjigju
  • Vlora: 19/01/2021 16:48

    E kuptojme qe tani ai qe punon ne banke merr 300 euro ulet per nje kafe i shkreti dhe pensionisti Italian me 1200 euro pension si bos duke i vjedhur dhe te dashuren ketij lumemadhit. Dhe problemi eshte se ky 300 euroshi edhe kur te dali ne pension nje mut do kete ne xhep perballe ketyre pensionisteve bosa....Le ta gezojne ata Lungomaren tani. Skam lidhje me partite jam i majte dhe votoj Ramen. Po qe duhet nderrmarre dicka serioze ne rritjen e te ardhurave te individeve me patjeter!! Ekonomia shtepiake eshte ne veshtiresi..Njerezit pranojne te punojne jashte me shpresen te marrin dhe pension jasht pastaj te kthehen ndryshe ajaja eshte veshtire,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri