Nisma 'Thurje' e çoi në SPAK, ministrja e Shëndetësisë ndryshon koncesionin e sterilizimit (VIDEO)

TIRANE-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot se në javën e dytë të janarit të këtij viti, pra pas dërgimit të çështjes në SPAK nga nisma 'Thurje' (lexo ketu), koncesioni i sterilizimit është ndryshuar. Por ku konsiston ky ndryshim? Sipas ministres amendimi lidhet me faktin se në momentin që do të kemi mbi 64 mijë ndërhyrje do të ketë një reduktim 25% të pagesës për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e ndryshme.

 "Kemi amenduar kontratën e sterilizimi, dua të bëj një parantezë këtu, nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por instrumente, pesë procese pune dhe të gjithë elementëve që ofrojnë sigurie maksimale për shëndetin e qytetarëve. Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, të janarit duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompelskitetet. Ka pasur në raport me atë që ka prodhuar, më mirë se unë mund të flasin mjekët, punët që kryhen përmes këtij partneriteti. Ajo që kemi përfituar është siguria për qytetarët.

Tani mbi 64 mijë ndërhyrje ka reduktim 25% të pagesave për kompeklesitetet. Numri i ndërhyrjeve nuk shtohet se duam ne por nga sëmundshmëria. Ne duhet të synojmë shumë te cilësia, kjo do të thotë se nuk janë të rëndësishëm numrat, por cilësia. Numrat nuk kanë qenë problem. Nuk ka pasur reduktim, por racionalizim. Cdo institucion ka një buxhet, që është vjetor dhe harxhimet janë në bazë të asaj që ndodhet. Cdo spital organizon punën në bazë të prioriteteve dhe sigurisht urgjencat dhe planifikimet janë zgjidhur 100%. Është bërë një vlerësim i cili ka rakorduar që mund të rishikohet mbi një normale mbi 64 mijë ndërhyrje çmimi i seteve, kompleksiteteve të ndryshme, dhe është arritur për të reduktuar 25%, pra mbi 64 mijë ndërhyrje" deklaroi ajo.

Koncesioni është denoncuar në vazhdimësi nga Partia Demokratike. Disa muaj më parë ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia denoncoi se vetëm 90 persona në muaj kanë të drejtë të kenë ndërhyrje kirurgjikale, sipas një shkrese të ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa vetëm 65 të tjerë mund të planifikohen. Por cila ishte arsyeja sipas tij? Spahia e argumentonte duke theksuar se kjo gjë lidhet me koncesionin e sterilizimit, pasi kostoja është shumë e lartë. "Kjo çmenduri llogjike në fakt e ka burimin tek koncesioni korruptiv i sterilizimit të instrumentave mjekësorë. E kam denoncuar që në fillim, koston e koncesionarit për sterilizimin e tre niveleve të seteve të veglave (seti i madh me mbi 50 instrumenta me kosto rreth 200 euro, seti i mesëm me 40-50 instrumenta me kosto rreth 150 euro dhe seti i vogel me 30-40 instrumenta me kosto rreth 100 euro).

Edhe për ndërhyrjet më të vogla që kërkojnë 2-3 instrumenta, koncesionari i sterilizimit ofron vetem setin me të paktën 30-40 vegla, pra 10 fishin e veglave që nevojiten. Normal, kjo ka cuar ne rritjen e kostos së sterilizimit shumëfish, përtej cdo parashikimi. Cfarë bën Ministria? Koncesionari nuk preket e as kontrata skandaloze, por zgjidhja gjendet në kurriz të shëndetit të pacientëve: u vë plan sëmundshmërisë dhe kurimit!!! Pra qesja e taksave të shqiptarëve shqyhet për koncesionet dhe shtrëngohet për shëndetin e tyre! Deri tek shëndeti shkon makutëria e pandarë nga paaftësia epike" deklaronte ai.

Ndërkohë që pak ditë më parë ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri lëshoi të tjera akuza. "Që kur nisi nga funksionimi, ky koncesion 10 vjeçar i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë, duke u bazuar në kontratën korruptive të firmosur nga qeveria e Edi Ramës. Mjekët vetë kanë denoncuar se kur shteti e bënte vetë sterilizimin kosto shkonte në 2.4 euro për një set kirurgjikal, sot që ky shërbim është dhënë me koncension kushton 190 euro një set kirurgjikal. Pra 80 herë më shumë. Nëse shteti do të vijonte ta kryente këtë shërbim  vetëm për vitin e kaluar për rreth 90 mijë operacione, kosto do të ishte 215 mijë euro. Ndërsa sot për të njëjtin numër  operacionesh duhet të paguajmë 17 milion euro, falë qokave që Edi Rama duhet tu bëjë oligarkëve".

Pas dorëzimit të denoncimit në 24 dhjetor, ditën e djeshme SPAK-u nisi marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për ngjarjen, konkretisht njërin nga denoncuesit, doktori urolog Artan Konin. Ai sqaroi për mediat se para prokurorit dha detajet dhe llogaritë me dyshimet se kontrata është korruptive. "Baza kryesore është llogaria, kostot ekonomike, ne paguajmë 17 milionë euro në vit, për një set kirurgjikal kosto na del 2.4 euro, ndërsa ne i paguajmë koncesionit 90 euro. Kjo është baza e këtyre dyshimeve që kemi ne për një koncesion korruptiv" tha Artan Koni.

Ky koncesion është fituar nga kompania “Sani Service”. Koncesioni ka gati 5 vite që është në zbatim dhe është miratuar nga ish-ministri Ilir Beqja.Hetimi i parë për këtë cështje është ndjekur nga prokuroria e Tiranes, por më pas cështja është pushuar. Tashmë me një kallëzim të ri nga nisma "Thurje", ky hetim është rihapur sërish nga Prokuroria e Posacme. Ndërkohë që do të pyeten ata që kanë firmosur kontratën Partneritet-Publik-Privat si dhe përfaqësuesit e kompanisë private përfituese e këtij partneriteti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:56
Spitali i ri kirurgjik pas 90 vitesh, mjeku shpjegon risitë

1579629466_arbengjata.jpg

Nga ana tjetër, pas deklaratës Ministrja Manastirliu prezantoi edhe ambientet e reja të spitalit të ri kirurgjik në QSUT, që u inaugurua një javë më parë.

“Spitali i ri falë infrastrukturës funksionon ndryshe nga çka funksionuar në spitalin e vjetër. Pacientët vijnë, futen në dhomën preoperatore, ku përgatiten për operacion dhe ndërkohë bëhen gati dhe kalojnë në sallë ku bëhet operacioni. Nga salla e operacionit, të sëmurët dalin nga ambientet postoperatore ku përfundon procesi i zgjimit i plotë. Qëllimi i kësaj është pikërisht shkurtimi i kohës së zënies së shtratit nga një pacient dhe rrit shumë efektshmërinë e shfrytëzimit të shtratit operator në spital. Ne jemi akoma në fillim, duhet të kalojmë nga një rutinë që ishim mësuar në një rutinë të re. Natyrisht që kushtet i kemi shumë më të mira, jemi akoma në vështirësitë e mësimit me një rutinë të re, por besoj se shumë shpejt do të përfundojmë ambientimin dhe gjithçka do të shkojë shumë mire”, - u shpreh mjeku Arben Gjata.

Investimi në spitalin kirurgjik vjen pas 90 vitesh, duke përmirësuar kështu kushtet për të gjithë qytetarët që janë në nevojë të ndihmës mjekësore. Këto ndryshime përmirësojnë dhe punën e mjekëve dhe infermierëve, duke ndikuar në kujdesin e tyre për pacientët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për aktivitetin e opozitës

Sondazhi në Report Tv/ Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për aktivitetin e opozitës