Një bilanc një mujor i Foltores: Kë ka mbledhur rreth vetes Sali Berisha?!

Një bilanc një mujor i Foltores: Kë ka mbledhur rreth vetes Sali Berisha?!

Ish-kryeministri, Sali Berisha

Prej majit, kur u shpall vendimi i Departamentit të Shtetit i SHBA, që e konsideron Sali Berishën e familjen e tij “Non grata” miti i tij 30 vjeçar brenda elektoratit por edhe strukturave të partisë që drejtoi gjithë këto kohë precipitoi në rënie të lirë.

Një zhvillim i pritshëm, që siç ndodh në këto raste, me kalimin e një kohe, historia i jep avazh-avash çdo personazhi vendin e tij, në raport me zhvillimet, apo edhe me të tjerë aktorë.

Megjithatë, hyrja e Sali Berishës në një betejë me Lulzim Bashën për të marrë kontrollin e PD-së, pasi kryetari aktual e përjashtoi nga grupi, e rikthyen ish-kryeministrin si protagonist të një zhvillimi politik, që duhet thënë ka marrë vëmendjen e primatin e audiencës në vend, edhe për shpeshtësinë e të rejave që ofrojnë takimet e “Foltores” në disa qytete në vend.

E duke qenë kështu, njësia matëse e influencës së Sali Berishës, nuk bëhet me standardet që ai kishte në 8 vitet e fundit, për ndikimin e tij ngaqë ishte “tërhequr” me fjalë, por me impaktin që ai krijon tashmë si politikan aktiv 100% në zhvillimet politike të ditës.

Ditët kur Sali Berisha u shpall Non Grata, pati një lloj ndjesie emonocionale në ambjentet e së djathtës ku doktori ishte mitizuar e ka ithtarët e vet. E kjo panoramë është e ndarë me thikë në vend, se Berisha nga një anë ka ithtarë, e nga ana tjetër ka njerëz që e urrejnë në maksimum që e konsoderojnë atë si e keqja absolute në politikën shqiptare.

Pastaj është ajo pjesë gri e elektoratit që kërkon nga Berisha por jo vetëm që të largohen pasi nuk kanë ç’i japin më shoqërisë.

Përpos ndjesisë së keqardhjes për “fatkeqësinë që i ra doktorit”, në ditët që pasuan vendimin e SHBA, përveç Ilir Metës, nuk pati asnjë shprehje solidariteti ndaj Berishës, prej emrave dhe personazheve të njohura të së djathtës shqiptare në këto 30 vjet.

E sot që ish-kryeministri po synon të rimarrë kreun e Partisë Demokratike de jure, pasi de fakto duket që e ka pasur deri më 25 prill, ja vlen më shumë për të parë se kush është me Berishën, jo vetëm nga personazhet aktuale të strukturës së PD-së, por edhe nga emrat historikë të kësaj partie e të djathtës.

Genc Pollo, i cili është një nga këto emra, duket se është një nga mbështetësit e Berishës dhe aksionit të tij për tu kthyer në krye të partisë dhe formalisht, duke rrëzuar Lulzim Bashën.

Por ish-ministri në një shkrim të tij publik, përveçse përdor një metaforë nga përrallat e vëllezërve Grimm, sërish nuk e merr atë kurajon për të dalë krejt hapur pro aksionit të ish-shefit të tij, njëherë në Presidencë e më pas në qeverinë e vendit.

Pollo e quan Berishën si Princin e “Bukuroshjes së Fjetur” në përrallën e vëllezërve Grimm që zgjoi nga gjumi partinë, të cilën si për ironi të faktit e ka magjepsur as më shumë e as më pak, por vetë doktori që e ka udhëhequr e kontrolluar për 30 vjet.

Nejse, sikur është tepruar me stilistikat poetike, mitologjike e natyrisht klasike me një betejë për larje hesapesh në PD.

Në mënyrë të qartë, kemi një grup që është pjesë e mbështetësve të ngushtë të Lulzim Bashës, të cilët kritikën ndaj Berishën nuk e ndalin që kur ka nisur Foltorja.

Nëse Mark Marku u largua, si dhe për të dhënë një sinjal, por ka gjasa që edhe të mos përballej me lukuninë e sulmeve të mbështetësve të doktorit, ka zëra të tjerë si Agron Gjekmarkaj, Ergys Mërtiri, Fitim Zekthi, Namir Lapardhaja e të tjerë, që janë krejt të qartë në logjikën e tyre anti kauzës së Sali Berishës.

Ndërkaq, ka edhe disa përfaqësues të grupeve të interesit në PD, siç janë organizata të përndjekurve politikë të komunizmit, apo edhe përfaqësues të grupimeve të tjera që nuk kanë drojë për tu rreshtuar si kritikë të doktorit, pavarësisht se janë kritikë për shumë aspekte me lidershipin e Lulzim Bashës.

Edhe pse herë pas here, njerëz të qarkut mediatikë të Berishës sulmojnë ashpër kritikët e ish-kryeministrit si Gjekmarkaj, Mërtiri apo Zekthi, që priteshin të sjellin tulatjen e kritikëve, nuk e kanë shkaktuar këtë fenomen.

E në këtë periudhë njëmujore të Foltores, përveçse ilariteteve mjaft kolorite në takimet e transmetuara live në qytete të ndryshme, ky log politik i ri i Sali Berishës nuk ka prodhuar efektin “ortek”, pra të marrjes me vete të strukturave apo edhe personaliteteve të Partisë Demokratike në mbështetje të kauzës së Sali Berishës.

Madje edhe deputetët që e mbështesin Doktorin, përjashto Tritan Shehun e Flamur Nokën, parlamentarët e tjerë që kanë dalë pro tij nuk se kanë shprehur ndonjë zell të madh.

Nga ana tjetër, sërish nuk kemi asnjë personalitet të rëndësishëm të PD-së ndër vite që të mbështësë berishën.

Madje kemi të tillë si Dashamir Shehi, apo edhe Bamir Topi, që vijojnë të jenë shumë kritikë ndaj udhëheqësit historic të Partisë Demokratike. Asnjë nga aleatët e PD-së ndër vite, qoftë edhe Fatmir Mediu nuk ka folur në mbrojtje të doktorit, edhe pse ka rezerva me Bashën.

Përjashtuar Nard Ndokës, i cili duket po hakmerret për atë që Basha i bëri në qarkun Shkodër duke e lënë të 8-in në listën e PD-së. Por nuk është çudi që kreu i PDK-së të lëvizë siç ka bërë këto vite në gjithë fushën e politikës shqiptare.

Edhe Besnik Mustafaj që prononcohet periodikisht për zhvillimet, bën më shumë analistin politik, që duhet thënë e bën në mënyrë të balancuar, shumë më mirë se mjaft panelistë të darkës në televizionet tona…TemA

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet