Një Botëror spektakolar, pesë gjërat që spikatën nga faza e grupeve

Një Botëror spektakolar, pesë gjërat që spikatën nga faza e grupeve

Rusi 2018

48 ndeshjet e para ato të fazës së grupeve të Kupës së Botës fluturuan dhe tani që nga e shtuna do nisin përballjet e vërteta ato të fazës së 1/8. Në Botërorin e Rusisë deri tani janë thyer disa rekorde në statistika si portieri më i madh që ka luajtur ndonjëherë apo edhe ndeshjet që kanë pasur gola dhe nuk janë mbyllur në të bardhe. Po bëjmë një rezyme të atyre gjërave të bukura që na ngelën në mendje nga faza e grupeve.

1-      Kemi parë një Kroaci spektakolare dhe pyetja është deri ku do të arrijë?

Kroacia ka dhënë spektakël në ndeshjet e grupit D duke i fituar të treja. Ballkanasit e Dalic kanë shënuar ,kanë dhuruar futboll të bukur dhe kanë lojtarë me shumë cilësi. Modric, Rakitic, Mandzukic, Peresic e të tjerë e bëjnë Kroacinë pse jo një prej favoriteve. Në 1/8 skuadra e Dalic ka përballë Danimarkën ndërsa më tej në çerekfinale ndoshta përballet me Spanjën.


(Futbollistët kroatë)

2-      Faleminderit VAR

Ndoshta dikujt akoma nuk i pëlqen por përdorimi i teknologjisë apo sistemit VAR në këtë Kupë Bote ka vënë drejtësi. Me sistemin VAR Botërori është pastruar nga disa gabime që po të mos ishte teknologjia do kishin shkaktuar polemika të mëdha.


(Sistemi VAR)

3-      Ronaldo-Messi vijon të jetë një sfidë pa fund

Mund të përballen në çerekfinale nëse Portugalia dhe Argjentina kalojnë më tej dhe ky do ishte një tjetër duel mes Messit e Ronaldos. Portugezi ka shënuar 4 gola deri tani, ka humbur edhe penallti ashtu si edhe Messi që ka shënuar vetëm një gol por më e bukura ende duhet të vij.


(Ronaldo)

4-      Golashënuesit

Harry Kane ka shënuar 5 gola deri tani duke lënë pas Ronaldon e Lukakun me 4. Por në fazën tjetër do ketë shanse për t’u argëtuar me Diego Costa, Cavani e Suarez apo edhe Neymar që mund të futen në lojë.

5-      Maroku, Irani e jo vetëm. Ekipe që mund t’u heqim kapelën

Në fund të ndeshjes Iran-Portugali ka pasur shumë nga ata që menduan se Irani meritoi të kalonte më tej. Maroku e Irani na bënë për vete dhe fituan simpatinë e tifozëve. Por edhe skuadra të tjera të vogla dhanë gjithçka. Koreja e Jugut eliminoi Gjermaninë. Meksika shkëlqeu dy ndeshjet e para, ndërsa Panamaja shënoi golin e parë në Kupën e Botës dhe kjo nuk është aspak keq.

(Tifozët)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh