Kosovë/ Një burrë dënohet me mbi tre vjet burgim për planifikimin e sulmeve kundër komunitetit LGBT

Kosovë/ Një burrë dënohet me mbi tre vjet burgim për planifikimin e sulmeve kundër komunitetit LGBT

Foto ilustruese

Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi të martën e ka dënuar me tri vjet e gjysmë burgim një burrë për planifikimin e sulmeve terroriste.

I pandehuri B.V., kishte planifikuar sulme në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT, dhe në pikën kufitare që lidh Kosovën me Serbinë, Merdarë, me materie të rrezikshme dhe vdekjeprurëse, tha gjykata.

Gjykata tha se ai kishte marrë udhëzime nga një shtetas i huaj “Al Muhaxheri” përmes një aplikacionit për dërgimin e mesazheve, Threema “për krijimin e bombave artizanale apo materie eksplozive, për realizimin e planit të tij”.

Ai u arrestua në shkurt 2023 në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit pas kthimit nga Arabia Saudite.

Ai ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës ndaj aktvendimit kundër tij.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, rreth 30 shqiptarë të Kosovës janë pjesë e grupeve militante në Siri dhe Irak.

“Gjykata të akuzuarit B.V ia vazhdon masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ai është dënuar edhe me gjobë prej 100 eurove në emër të shpenzimeve procedurale dhe shumën prej 100€ euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.

Sipas organizatës ndërkombëtare humanitare Human Rights Watch, në Kosovë vazhdojnë ende diskriminimi dhe kërcënimet ndaj personave të komunitetit LGBTI+ (lesbikë, gei, biseksual, transgjinor dhe ndërgjinor).

“Sipas organizatës lokale CEL, shumë persona të komunitetit LGBT u përballën me kërcënime, intimidim dhe dhunë nga familjarët e tyre më 2023, me përgjigje të dobëta nga autoritetet shtetërore kur raportonin ndonjë abuzim”, thuhet në raportin e kësaj organizate më 11 janar./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

 Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat

Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat