Maniaku hodhi acid në metronë e Nju Jorkut, shqiptari shpëtoi të fejuarën, vetë u dogj 30%: Ia vlejti e mbroj me trupin tim

Maniaku hodhi acid në metronë e Nju Jorkut, shqiptari shpëtoi të fejuarën, vetë u dogj 30%: Ia vlejti e mbroj me trupin tim

Shqiptari Petrit Alijaj

Një i ri shqiptar u dogj rëndë pasi shpëtoi të fejuarën e tij nga një 49- vjeçar, i cili i hodhi acid në një metro në Nju Jork.

Sipas mediave amerikane, shqiptari Petrit Alijaj, 23- vjeç pësoi lëndime të rënda në trup dhe është aktualisht duke marrë trajtim në spital.

Ai është fotografuar i mbuluar me fasha në pjesën e sipërme të trupit të tij në spitalin Presbyterian-Ëeill Cornell të Nju Jorkut, ndërsa mjekët thanë se ai kishte djegie në 30% të trupit dhe mund të qëndrojë në spital për të paktën një javë për t’u shëruar.

“Ia vlejti. Unë e mbroj të fejuarën time me trupin tim”, tha ai për “The Post”.

Ai tregon se sulmuesi, i identifikuar më vonë si 49-vjeçari Nile Taylor, i cili më pas u arrestua nga policia mbante një filxhan në dorë të mbushur me pak lëng dhe më pas e hodhi në drejtim të të dashurës së tij.

“Ai kishte një filxhan dhe kishte brenda diçka si vaj, bëri zjarr dhe e hodhi të gjithë”, tha ai.

 Alijaj tha se pati mundësi të kthehej me trup për të mbrojtur të fejuarën dhe kushërirën e tij, të cilat ishin ulur pranë tij. Këmisha e tij mori flakë dhe ai menjëherë filloi të godiste veten me duar për të shuar flakët.

“E prekja veten për të shuar zjarrin. Kështu që ndërsa vrapoja unë po digjesha”, tha ai.

 Pas ngjarjes, ai u pa duke u larë me ujë të ftohtë nga një zjarrfikës. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë