Një copë Hënë në duart tuaja për vetëm 2,5 milion dollarë

Një copë Hënë në duart tuaja për vetëm 2,5 milion dollarë

Foto ilustruese

Një nga meteoritet më të mëdha hënore në botë është nxjerrë në shitje në Christie's  vlerë 2,5 milion dollarë.

Sipas medias së huaj, shkëmbi i Hënës me një peshë mbi 13.5 kg, u godit  nga një përplasje me një asteroid ose kometë dhe më pas u rrëzua në shkretëtirën e Saharasë.

I njohur si "NËA 12691", mendohet se është pjesa e pestë më e madhe e Hënës e gjetur ndonjëherë në tokë. Ka vetëm 650 kg shkëmbinj hëne që dihet të jetë në tokë.

"Përvoja e mbajtjes së një pjese të një botë tjetër në duart tuaja është diçka që nuk e harroni kurrë",  tha James Hyslop, kreu i shkencës dhe historisë natyrore.

"Është një pjesë aktuale e Hënës. Bëhet fjalë për madhësinë e një topi futbolli, më i madh se koka juaj”,  ka shtuar ai.

Si shumë meteoritë që janë zbuluar, ajo u gjet në Sahara nga një person anonim pasi udhëtoi rreth 240,000 milje në tokë nga Hëna.

Shkencëtarët mund të jenë të sigurtë për origjinën e saj pasi ta krahasojnë atë me mostrat shkëmbore të sjellura nga misionet hapësinore Apollo të Shteteve të Bashkuara në Hënë.

"Në vitet 1960 dhe 1970 programi Apollo solli me vete rreth 400 kilogramë shkëmb hëne me ta dhe shkencëtarët kanë qenë në gjendje të analizojnë përbërjet kimike dhe izotopike të atyre shkëmbinjve dhe ata kanë përcaktuar që ato përputhen me meteoritë të caktuar," tha Hyslop.

Meteoritet janë jashtëzakonisht të rrallë dhe vetëm rreth një në një mijë vijnë nga Hëna, duke e bërë këtë një objekt shumë të veçantë.

"Ne presim një interes të madh ndërkombëtar në të nga muzetë e historisë natyrore ... është një trofe i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar në historinë e hapësirës ose eksplorimin hënor", ka shtuar ai.

Hëna e ka magjepsur njeriun që nga agimi i historisë njerëzore si një simbol i fuqisë, dashurisë, kohës dhe prosperitetit dhe është i vetmi satelit natyror i tokës. 

Mendohet të jetë formuar 4.5 miliardë vjet më parë kur një trup me madhësi sa Marsi u përplas me tokën.

Christie gjithashtu do të ofrojë për shitje private një grup prej 13 meteoritësh hekuri estetik. Ajo koleksion vlerësohet të jetë me vlerë 1.4 milion paund.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh