Një 'dhuratë' për Shqipërinë nga opozita parlamentare

Një 'dhuratë' për Shqipërinë nga opozita parlamentare

Myslim Murrizi ndoshta nuk e kishte llogaritur këtë mrekulli që ndodhi. Ndërsa ai nisi betejën për hapjen e listave dhe uljen e pragut, në fakt i dha Shqipërisë shumë më tepër.

Para disa orësh presidenti i vendit dhe kryetari i opozitës, që kanë prej 2017 në luftë me Perëndimin, u bënë bashkë dhe u betuan se do të jenë tani e tutje luajalë me Bashkimin Europian, sekretarin Pompeu, Borrellin… etj. Një zhvillim i tillë ishte historik.

Shqipëria vuan prej tre vitesh përpjekjen e presidentit Ilir Meta për të fituar pavarësinë nga Perëndimi dhe për të shembur “Republikën e ambasadorëve”. Është gati që për këtë të iniciojë dhe një lëvizje politike më vete.

Lulzim Basha po ashtu nuk ja ka prishur në asnjë rast, përveç vijave të kuqe më 30 qershor. Ai injoroi Mcallisterin për të dalë nga çadra, dogji mandatet kundër vullnetit të Perëndimit, bojkotoi zgjedhjet kundër vullnetit të Perëndimit, dhe hodhi poshtë propozimet e Perëndimit për reformën zgjedhore, të koncetruara në propozimet e ODIHR, një muaj më parë.

Pas kësaj, të gjithë ranë dakord të plotësojnë vetëm ato kërkesa që do Lulzim Basha.

Po të mos ishte Myslim Murrizi dhe këta të opozitës parlamentare, që të shtonin këto kërkesat e tjera, dhe të shqetësoheshin disa ambasadorë dhe lobistë të PD, kurrë nuk do ta kishim marrë vesh, se Ilir Meta ka hequr dorë nga lufta me Perëndimin.

Mbi të gjitha, nuk do mësonim kurrë se ai dhe Lulzim Basha janë betuar të mos gënjejnë më njëri- tjetrin dhe të jenë aleatë me Bashkimin Europian, SHBA dhe gjithë zyrtarët perëndimorë.

Ky është lajm i mirë për Shqipërinë, që duhet të na gëzojnë të gjithëve. Ndonjëherë nuk i dihet nga të vjen e mira. Ja këta radhë na erdhi nga Murrizi. Për atë që Metës nuk ja mbushi dot mendjen, as Pompeu, e as Borrelli, ja mbushi Murrizi.

Shpresoj që këto ditë të mos kemi ndonjë kërkesë nga SHBA, BE, Pompeu, apo Borelli për reformën në drejtësi, që të na e prishë këtë festë. Larg qoftë! Të paktën të jemi një javë të gjithë me Perëndimin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglazeri: 15/07/2020 22:26

    Meta Basha nje bajge jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0