Një ditë më parë u gjobit nga AKM, Bashkia e Vlorës s’reflekton! Mbeturinat ‘derdhen’ rrugëve, koshat plot e përplot

Një ditë më parë u gjobit nga AKM, Bashkia e Vlorës s’reflekton! Mbeturinat ‘derdhen’ rrugëve, koshat plot e përplot

Koshat me mbeturina në Vlorë

VLORË- Një ditë pasi u gjobit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Bashkia e Vlorës nuk ka reflektuar dhe panorama me mbetjet nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Report Tv ka bërë një vëzhgim në rrugët e qytetit bregdetar, që është më i frekuentuar këto ditë pushimesh dhe koshat e mbeturinave vijojnë të jenë plot, aq sa janë derdhur edhe në rrugë.

Vlora me bukuritë e jashtëzakonshme natyrore që ofron, në kulmin e sezonit turistik, është shëmtuar për shkak të rrugëve ku janë pirgje me mbeturina që nuk i pastron Bashkia.

Kjo Bashki ka qenë ndër më problematiket, e përmendur edhe më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka “tërhequr veshin” Dritan Lelit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daniel Eggers: 10/08/2022 23:14

    Leli Qafoku duhet të shkojë në burg. Nuk ka rrugë tjetër

    Përgjigju
  • Vlonjati: 10/08/2022 22:45

    Sa te jete Kr Leli dhe firma e plehrave bastarde DUKA qe gjithe leket e qytetarve te vlores i hedh ne hotele e pasuri te paluajtshme dhe jo ne pastrimin e qytetit,Vlora ka per te ngelur nje qytet i piste ,me vjen keq qe te huajt habiten dhe na e thone me shume keqardhje ,qytet i bukur por shume shume i piste ... Robt ku ti keni o pragqira qe e keni kthyer Vloren ne nje kazan plehrash

    Përgjigju
  • ShSHSHSH po reflektojme: 10/08/2022 18:55

    Po rrini o te qete se neve po reflektojme, kur te arrijme ne konkluzion do veprojme. Avash avash, plehrat s ikin. Pastaj i lem ne vend the hudhres se na han me sy.

    Përgjigju
    • Vlonjati: 10/08/2022 19:21

      Ligji i Qeverisjes Vendore duhet amenduar urgjentisht. Nuk shkarkon dot nje kryebashkiak funderine qe e mbushi Vloren me plehra. Jane mijera turiste qe befasohen nga kjo katastrofe mjedisire. Eshte dhe mjek Leli i vlores ky bastard qe po merr ne qafe Vloren.

  • Vlonjati: 10/08/2022 18:55

    Qe nga Rama e der te Leli dhe kuç e maç ca kan pas, jane si ato foto qe keni publikuar, i beni betejat tuaja ne kurriz te popullit. Plehra!

    Përgjigju
    • Mario: 10/08/2022 22:02

      Leli fundurina i le keshtu per inat te Rames qe te prish imazhin e Vlores dhe te turizmit. Te mblidhen vlonjatet e ti fusin nje dru. Shume njeri i poshter paska qene.

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i mjekut, a po bëhet sa duhet për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor?



×

Lajmi i fundit

Mbytet në lumin Vjosë një 65-vjeçar, bashkëshortja: Ishte larguar që mbrëmjen e djeshme nga banesa (EMRI)

Mbytet në lumin Vjosë një 65-vjeçar, bashkëshortja: Ishte larguar që mbrëmjen e djeshme nga banesa (EMRI)