Basha i vendos kusht Gjermanisë për dialogun: Largimi i Ramës s'negociohet! Sot do vuloset fati i vendit (VIDEO)

Pas kërkesës së grupimit më të madh politik gjerman CDU/CSU për negociata pa kushte, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vendos si kusht për të pranuar ndërmjetësimin e Gjermanisë, largimin e kryeministrit Edi Rama. Nga qyteti i Matit, Basha ka riartikuluar se i është mirënjohës aleatëve perëndimor, veçanërisht të Gjermanisë për gadishmërinë që kanë shprehur për të zgjidhur krizën politike, por u vendosi kusht se do të pranonte ftesën e tyre për dialog pa Ramën si kryeministër.

"Për këtë mirëpresim, ndihmën bujare e na shtrin dora e aleatëve tanë perëndimorë. Mirënjohje Gjermanisë dhe SHBA që publikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptarë. Për ne dhe opozitën e zhveshur nga çdo pushtet, ka vetëm një rrugë, rrugën e standardeve europiane. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet", u shpreh Basha. 

Duke u ndalur tek protesta e së nesërmes, Basha ka deklaruar atë që ka artikuluar gjithmonë një ditë para, se do të përçojë një mesazh "madhështor" e ku do të vuloset "fati i Shqipërisë".

"Ka ardhur ora dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara drejt rrugës që na çon tek vlerat europiane me të cilin e nisëm këtë betejë. "PO" kjo betejë nuk bëhet thjeshtë për të kaluar një krizë të radhës, nesër do të vendoset fati i Shqipërisë dhe fundi i tranzicionit për një Shqipëri si gjithë Europa, do jetë fundi i kësaj beteje. E nesërmja do jetë mesazhi më madhështor për ta çuar këtë betejë deri në fund. Ju ftoj që askush të mos mungojë në protestën e nesërme. Të derdhemi nesër në Tiranë me pjesëmarrje me bashkim dhe vendosmëri për të çelur rrugën tonë të Shqipërisë si gjithë Europa", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:34
Basha 'pranon' humbjen në Mat, ky detaj e konfirmon?

Kreu i Partisë Demokratike duket se nuk ka pritshmëri të mëdha nga takimi i tij në Mat. Dje gjatë një takimi në Vorë, ai argumentoi se ka zgjedhur që bashkëbisedimin me qytetarët ta bëjë në një ambient të hapur, sepse nuk ka sallë që mund t'i mbajë.

"Më lejoni ta nis për pritjen e jashtëzakonshme me një falenderim. Dje shpresa vërshoi në Durrës, para dy ditë në Berat qytetarët e mbushur me shpresë u vendosën në krahun tonë. Sot nga ky shesh! Takimin e sotëm e kishim planifikuar në një shesh, por nuk ka sallë që ju merr juve", u shpreh dje Basha.

Po në Mat, e cila është një bastion i djathtë, pse ka zgjedhur këtë sallë të mbyllur? Duket se Basha e pranon humbjen në këtë Bashki.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli tiranas: 25/05/2019 23:37

    Nuk ka shans me pd te vije ne pushtet ..Je trim edi populli te do .Ne burg keta te tjeret.

    Përgjigju
  • Basha ik: 25/05/2019 04:26

    Me Bashën në krye të opozitës, Rama do mbetet në pushtet gjer në fund të jetës. Pa hequr Bashën s'heqim dot Ramën.

    Përgjigju
  • Gafurri: 25/05/2019 03:33

    KUSH E NDJEN VETEN TE POSHTERUAR NGA RREGJIMI RAMA NESER NE PROTESTE

    Përgjigju
  • Fr: 25/05/2019 01:32

    Po qe se perendimi e pranon kete le te largohet sja kemi nevojen

    Përgjigju
  • Dritan T.: 24/05/2019 22:46

    Policia nuk duhet t'u lejojë atyre të demonstrojnë në qendrat kryesore të qytetit. Asnjë zyrë e Kryeministrit, Asnjë Parlament! Ata mund të shkojnë dhe të demonstrojnë në Kamëz. Për shkak se ata nuk kanë status ligjor. Ata nuk kanë të drejtë të shkelin të drejtat e qytetarëve të tjerë për të jetuar!Rama duhet të qëndrojë!

    Përgjigju
  • ne tiron: 24/05/2019 22:26

    Ftoji Ftoji njerezit! Po kush te vjen ty > Pervecse militanteve, por edhe atyre u jep lek e sandwich me djath

    Përgjigju
  • iki dale boje: 24/05/2019 21:33

    vetem kryeminister ska shanc te behesh o lule .kamarier ne rec po .ate do te ta rekomandoja ta beje se sic thot nje fjale e urte te gjithe kthehen ne fis nje dite .dhe ti aty e kishe fillimin dhe do kesh dhe fundin.kurse nishani ke pompa e benzines ahaha, sala ke psikiatri ,kurse mona ke kombinati atje ke vendi!

    Përgjigju
  • Rrofsh sa kaposhi i detit: 24/05/2019 20:44

    Lulash basha

    Përgjigju
  • Lulr: 24/05/2019 19:48

    Cfare cudie ka ketu..e tha qarte fare qarte saliu mbreme a te iki rama o behet qameti..cfare te thote ky lolo

    Përgjigju
  • Vllazni: 24/05/2019 18:59

    Basha kushte nuk i ve dot Cerrikut jo ma Gjermanise :D

    Përgjigju
  • Populli: 24/05/2019 18:56

    Rama do jete kryeminister deri be vitin 2030 juve shalngjituri bashke me suiten tende do Jesh duke kruajtur tenxheret ne burgun e Recit

    Përgjigju
    • Arbëri: 24/05/2019 20:03

      Bravo, shumë e drejt kjo !

  • Hinglateri: 24/05/2019 18:39

    I ke lare duart mo Bashovic? Nejse mer nonje brisk te mire.Edi te pret

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 24/05/2019 18:36

    Kush te fryn te veshi o Lulaq pervecse Karpushini.

    Përgjigju
    • Arbëri: 24/05/2019 20:04

      I kan kapur Rusët për fyti ashtu si serbët opizitar në mal të zi më parë !!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet