Një ditë pas shkarkimit të Dritan Mehmetit, FK Partizani zyrtarizon marrëveshjen me trajnerin italian Xhovani Kolela

Një ditë pas shkarkimit të Dritan Mehmetit, FK Partizani zyrtarizon marrëveshjen me trajnerin italian Xhovani Kolela

Prezantimi i trajnerit Xhovani Kolela

FK Partizani ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin Xhovani Kolela. 55 vjeçari italian, i cili do të drejtojë skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini. Kolela do t’i bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani.

Një ditë më parë, Klubi i kuq njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Dritan Mehmetin. Nuk pati arsye për largimin e Mehmetit, por me shumë mundësi lidhet me dështimin për të kaluar në Conference League. Ndeshja e fundit e Partizanit me Bylisin, ndonëse miqësore, përfundoi me humbje me rezultatin 3-0.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opiponisti: 10/08/2022 17:13

    Me kete tranjere italijan partizani dhe leaci me tranjere maleze mund te mbie nga kategoria superiore per te shpertuar kategoria pare 14 skuadra 1 tranjeri lushnje mund jete shpetim duro ne vende klodjan duro 2tranjeri devolli mund te jete shkelqim muca tranjeri orikum mund te jete sueman starovA tranjeri bealidhjes agim cana tranjeri korabi ledi pano ose devi muka tranjeri skenderbeu dritan memeti tranjeri flamutari astri hafizi tranjeri apolloni hasan lika tranjeri terbuni foto shtrakosha tranjeri luzi erion bogdani tranjeri tomori igli tare tranjeri besa eners gjoka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit