Opozita rikthehet te 'Zgjedhorja' pas bojkotit! PS-PD bien dakord edhe për datën: Takohemi të martën në 11:00

TIRANE-Ditën e martë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet takimi i radhës i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Si pasojë e thirrjeve të ndërkombëtarëve, PD-ja u tërhoq dje nga bojkoti dhe sot përmes Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit u nisi një letër Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit që të takohen ditën e hënë. Por PS-ja reagoi duke theksuar se të hënën është ditë pushimi për shkak të Bajramit dhe se OSBE-ja ka rezervuar sallën për ditën e martë në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve, ashtu sikur ishte edhe ftesa e përfaqësuesit të PS-së dy ditë më parë.

"Duke qenë se dita e hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundësuar rezervimin e sallës për takimin e grupit të punës për reformën zgjedhore, ne date 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve. Pra, mbledhja zhvillohet ne 26 Maj, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve" deklaroi PS-ja, teksa më parë kishte propozuar edhe 2 data të tjera, në 21 ose 22 maj, që u refuzuan nga opozita dhe data e tretë ishte 26 maji. 

Kjo solli krisjen e radhës, pasi PD-ja e cilësoi si justifikim banal për të zvarritur reformën zgjedhore. "Cdo justifikim banal eshte i mire per Ramen, mjafton qe te zvarrise sa te mundet Reformen Zgjedhore. Kerkesen e perfaqsuesve te opozites per te mbledhur tryezen te henen, Rama (nepermjet Gjiknurit) e ka kundershtuar me dy “argumente”, justifikime qesharake; Ky qafir qe ne nje dite te shenjte per myslimanet, sic eshte festa e Fiter Bajramit, kerkon te tallet duke marre rolin e Padishahut qe ka ne dore ti lejoje ose jo lutjen tradicionale, qenka kujtuar se e hena eshte pushim dhe perfaqsuesit e tij nuk mund te privohen nga kjo “e drejte”...E pas kesaj vjen dhe justifikimi tjeter , per pamundesine qe te paguajne per te marre nje salle ne Pallatin e Kongreseve !!! Kane para per ti lidhur pension suplementar dhe Knutit qe “do na ndihmoje per integrimin” duke keshilluar Rucin, po nuk kemi per Tryezen Zgjedhore qe eshte kusht i BE per integrimin. Vazhdo zvarritu Edvin ..." tha Edi Paloka.

Por debati u zgjidh, pasi dy palët ranë dakord që takimi të bëhet ditën e martë, sikur ishte planifikuar nga shumica. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga PS, PD dhe LSI-ja, që ditën e martë do të ritakohen përmes përfaqësuesve të tyre për të vijuar punën me Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që OSBE-ja theksoi se "Ne jemi marrë me logjistikën dhe kurdo të bien palët dakord jemi gati për spostuar sallën", por skenari nuk ndryshon, takimi do të bëhet ditën e martë te Pallati i Kongreseve.

Në letrën e rikthimit opozita akuzon shumicën se nuk e do reformën zgjedhore, ndërsa shton se deri tani nuk është arritur asnjë kompromis për propozimet që PD dhe LSI-ja kanë bërë. “Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamundur përmbyllja e saj. Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik.

Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike. Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete” thuhet në letër.  Dy palët janë zotuar për të disatën herë që ta mbyllin reformën brenda 31 majit, teksa afati i komisionit nga parlamenti është deri në fund të qershorit.

Letra e opozites 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 23/05/2020 19:33

    Eshte me te futme...nuk ka bo vaki te ndrrojne mendim 360 grade brenda 24 oreve...thjeshte takohen per ta shtyre si heret e tjera!

    Përgjigju
  • Tosi: 23/05/2020 18:23

    Mos harroni merni ne takimin per zgjedhoren dhe kllufin e pd leshelis priftin pastor imzot Dorian Telit barkderri dhe pseudocamin Idriz hunderr pallaveshin qe zoti e ka bere dhe hunderr dhe pallavesh.

    Përgjigju
  • Shihemi: 23/05/2020 16:07

    Po te marten se keni shtune e diel e hene pushime per tu clodhur pak se jeni lodh, te mjerre

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/05/2020 14:00

    Perfaqesuesit e partive shqiptare te hashash@tallashit nuk e duan reformen zgjedhore dhe ne nje aktmarrveshje te fshehte po bejne sa kane mundesi e hapesire ta nxjerrin nga binaret dhe kjo do vazhdoje deri diten kur te ngrene duart lart per miratim dhe vetekzekutim ne kuvend,siç ishin te detyruar te miratonin e veten te ekzekutonin ne naten 21-22 korrikut 2016. Ne kete katervjetor "sakrificash" te mostrave te korruptuar ne pushtetin shteteror e legjislativ do te kemi tjeter pamje e te tjera ndjesi.

    Përgjigju
  • Pensionisti: 23/05/2020 13:19

    Nuk behet dill me ramen shume gabim qe pranuan situata politike do keqesohet me ramen PRESIM RREVOLTA TE FUQISHME TE POPULLIT

    Përgjigju
    • Refu: 23/05/2020 14:47

      Ja fute kot.ca revolta te fuqishme thua ti me 500 veta qe dalin e protestojne per nje germadh si teatri kombetar

  • votuesio: 23/05/2020 12:08

    ka bere efekt imali i amerikanes ketyere qe duan te kthehen ne tryeze se nuk esht mona qe ha veshin edit por esht amerika qe ja marton nenen e baben e ja ha veshin te gjith ketyre mutrave tone.i ka thene neser direkt i thoni qe do uleni ne tavoline dhe do mbaroje kjo pune se ndryshe ja hoqi vizen ketyre me te shtate ngjyrat e ylberit por me shume do duket njgjyra e kuqe dhe e zeze qe sesht e ylberit kur te vejne ne rreth emrat e tyre.flm AMERIKE

    Përgjigju
  • Ambassador K: 23/05/2020 11:25

    Dear albanian politicians, there is "no more terrci verrci"...do it or go home!

    Përgjigju
  • Artur: 23/05/2020 11:20

    Tre parti legenash,,nuk pranojne listat e hapura...

    Përgjigju
  • Damioni: 23/05/2020 10:49

    Ok,mire.Faliminderit qe po vini,por daj Sami jua meshtolli mire kete rradhe.Ky eshte Luli, dhe ai debili,cuni mamit bukur,Oerdi,po Mona,qe thate ne nuk shkojme per reformen zgjedhore?Prisni edhe pak,se nuk keni pare gje akoma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë

Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë