Një ditë pasi Kuvendi miratoi shkarkimin e tij, Meta bën detyrën, dekreton ligjin me SHBA

Vetëm një ditë pasi Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, për shkelje të rënda ligjore, ky i fundit duket se është 'shtruar' që të bëjë detyrën e tij. Megjithëse prej muajsh kishte zgjedhur të mos dekretonte ligjet e parlamentit, të cilin e konsideronte njëpartiak dhe antikushtetues, Meta ka dekretuar sot shpalljen e katër ligjeve që ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, lidhur me SHBA dhe të Republikës Federale të Gjermanisë.

Ndryshe nga sa pritej, që Meta t'i kthente për shqyrtim, ashtu sikurse ka bërë më herët, duke i kaluar në heshtje ligjet e parlamentit, presidenti dekretoi ligjin “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve” Për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës dhe Për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal”.

'Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar sot shpalljen e katër ligjeve, që ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Federale të Gjermanisë.

Konkretisht, Presidenti i Republikës:

- Me Dekretin nr. 13096, datë 09.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 67/2021 “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

- Me Dekretin nr. 13097, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 68/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)””.

 - Me Dekretin nr. 13098, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 69/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2019 për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)””.

- Me Dekretin nr. 13099, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 70/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018 për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal””.'- njofton presidenca.

lir Meta u bë Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Me 104 vota pro Kuvendi miratoi  raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese. Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë ku 7 prej tyre mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hetohen gjyqtarët e prokurorët e larguar nga Vettingu?

Komento

Komente

  • Like: 11/06/2021 05:27

    Ik o like injoranti

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Historia nuk prodhon gola, Anglia dhe Skocia ndahen në 'paqe'! 'Tre Luanët' humbasin vendin e parë