Një ditë pasi u fal nga ILD, del para vettingut gjyqtarja e 'Tik-Tok': Për videot, u arrit në konkluzionin se nuk cenuan besimin e publikut! Mbi mua po hidhet baltë

Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, cila ishte protagoniste në media në maj të vitit për shkak të publikimit të disa videove në Tik-Tok, të realizuara në zyrë, doli sot para KPK, ku u zhvillua seanca e vettingut.

Në lidhje me skandalin e publikimit të videove në Tik Tok, gjyqtarja u shpreh se ajo është ndjerë përgjegjëse dhe se është vetëofruar të ndëshkohet përballë kolegëve, por theksoi se organet kompetente, kompetente ILD dhe KLGJ arritën në konkluzionin se nuk u cenua besimi i publikut. Sipas saj, për videot ka dhënë një vendim KLGJ, që e pezulloi nga detyra, dhe se për këtë ajo nuk mund të gjykohet dy herë.

“As ILD, as KLGJ nuk arritën të provojnë nxjerrjen e videove nga ana ime. Telefonin e kam patur në një servis. ILD vlerësoi se  mbetet e paprovuar nga dolën videot edhe pse çdo dyshim shkon në favor të magjistratit personalisht kam ndjerë përgjegjësi dhe jam vetëofruar të ndëshkohem përballë kolegëve, miqve, familjes. Organet kompetente ILD dhe KLGJ arritën në konkluzionin se nuk u cenua besimi i publikut. Vendimet e KLGJ janë vendime quazi gjyqësore që kanë efekte gjyqësore. Pra për videot jemi përpara një vendimi gjyqësor të KLGJ dhe s’mund të gjykohem dy herë", ka thënë Kapedani.

Sipas gjyqtares, ajo po goditet pasi nuk ka lejuar që të përdoret nga prokurorët  e Prokurorisë së Elbasanit për shkeljet e tyre.

"Arsyeja që më goditën mua është se nuk kam lejuar kompromise, nuk kam lejuar të përdorem nga prokurorët e prokurorisë të Elbasanit për shkeljet dhe mos veprimet e tyre. Nga përmbajtja e denoncimeve, unë kuptoj se kush i ka bërë ato dhe përse dhe dua që ju të mos bini në grackën e tyre. Ajo që ka rëndësi është që përfaqësuesi i ONM të mos bjerë në grackën e tyre, e kuptoj që është e vështirë te kuptojë intrigat por pres ta kuptojë”, u shpreh ajo.

Në përfundim të seancës, gjyqtarja Enkeleda Kapedani kërkoi konfirmimin në detyrë. “Mendoj se e meritoj,” u shpreh ajo. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 21 janar, ora 09:30.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë pranoi ndjesën e gjyqtares për publikimin e videove, duke vendosur ndaj saj masën  disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për 6 muaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan Gina: 20/01/2022 08:16

    Je modeli me i shemtuar i gjyqtares. Per cdo vendim qe jepje ke marre para.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 19/01/2022 18:16

    Nuk besoj se është normale që drejtësia të lihet në duar njerëzish me mendësi të tilla mbi etikën e detyrës që janë ngarkuar të kryejnë. Një gjyqtare që sillet nëpër korridoret e gjykatës dhe në zyrën e saj duke përdredhur trupin për ta paraqitur atë si të denjë për tik-tokra kur hidhen video gjithfarëllojshme nuk është e denjë për atë detyrë. Tashmë qytetarët që do të bien në dorë të saj do të tmerrohen nga fati i keq. Ajo tashmë e ka vulosur profilin e vet me sjelljen e saj si një e papjekur dhe mendjelehtë. Qytetarët që do t'i bien në dorë menjëherë do të kujtojnë pamjet e videove ku ajo paraqitet si një adoleshente. Mendoj se instancat toleruese ndaj saj mbajnë një përgjegjësi të rëndë.

    Përgjigju
  • Xbndns: 19/01/2022 17:28

    "u fal" medioker, se ajo nje mase e mori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Probleme me dëgjimin pas shpërthimit në magazinën në Lushnjë, Bujar Çela ndjek seancën plenare me kufje

FOTOLAJM/ Probleme me dëgjimin pas shpërthimit në magazinën në Lushnjë, Bujar Çela ndjek seancën plenare me kufje