‘Polic rrugor’ për një ditë, Report Tv vëzhgim në rrugët e Tiranës! Shoferët shkelin rregullat, me telefon në timon, s’respektojnë këmbësorët

Rregullat e qarkullimit rrugor nuk janë bërë për tu shkelur, pasi pasojat mund të jenë fatale për jetën. Por mjafton një vëzhgim në rrugët e Tiranës, për të kuptuar se jo të gjithë drejtuesit mendojnë kështu. Në këtë zonë tek rruga e Kavajës ndodhen dy nga qendrat shëndetësore më të mëdha të kryeqytetit, 8 dhe 9. Ndonëse hyrja e këtij institucioni duhet të jetë e lirë, dhe në shkelje të tabelave sinjalizuese, makinat janë parkuara në rrugë. Disa me bllokazhin e ndezur e disa të tjera jo, ato bëhen shkak edhe për bllokim të qarkullimit.

Parkimet dyshe konstatohen masivisht në vende ku tabelat e urdhërojnë qartësisht se nuk lejohet. Tabelat sinjalizojnë se lënia e mjetit aty, pasohet me heqjen e tij me karroatrec, por kjo nuk ndodh asnjëherë. Shkelja më shqetësuese, dhe që renditet shpesh si shkak i aksidenteve, është përdorimi i telefonave në drejtimin e mjetit.  Edhe pse është një nga shkeljet më të rënda, rastet kur nuk respektohet semafori janë të shumta.

“Ja në vija të bardha, një krah është hapur, një krah është mbyllur. Nuk e dimë nga të veprojmë. Para ca muajsh, tek vijat e bardha  e vrau. Nuk u zbatunë.

“Në Itali ku janë vijat e bardha, ndalet makina në vend. Këtu nuk ndalen, asnjëherë. Këtu 4 kryeqëzime. Njëra nizet andej, njëra këtej”, tha një tjetër.

Mos respektim i këmbësorëve nga mjetet, vihet re rëndom edhe tek vijat e bardha. Por monitorimi tregoi se shpesh edhe vetë këmbësorët janë shkelës të rregullave Vëzhgimi i situatës në terren duket se fakton statistikën e dhënë nga drejtoria e transportit se vetëm 10 për qind e shoferëve që kanë humbur patentën nga shkeljet e shpeshta, arrijnë ta rimarrin atë sërish me provim.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 26/05/2023 09:12

    Puna me e qelbur, me stresuese, me e piset dhe me e degjeneruar qe ekziston. Polic rrugor ne Tirane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot