Një fitore personale e Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, arriti të bindë mbi 100 vende të Europës, Azisë dhe SHBA, të ndihmojnë Shqipërinë me një shumë që duket se po kalon mbi 1 milardë euro, çka është dhe përllogaritja maksimale e dëmeve të shkaktura nga tërmeti.

E di që në këto raste, së pari duhet t’u përulemi atyre që dhuruan para për fatkeqësinë tonë, të gjithëve me radhë, si ata që bënë dhurata simbolike, dhe ata që na befasuan me ndihmën e tyre të jashtëzakonshme, si Franca dhe Italia. Të gjithëve duhet t’u përulemi si miq në ditë të vështirë.

Por nga pala shqiptare në këtë histori ka vetë një hero, dhe këtë duhet ta pranojmë pa komplekse. Ai është Edi Rama.

Ai e përballoi personalisht betejën psikologjike të pas-goditjes nga tërmeti, në një betejë fizike dhe politike, në kufijtë e mbijetesës. Fushata e tij “#Ti nuk je vetëm”, përballja me gërmadhat e tërmetit, me panikun e qytetarëve, karagjozllëqet e tij me të çmendur e normalë, me njërëz që u kishte humbur gruaja apo qeni, skenat me pleq të dërrmuar nga fatkeqësitë dhe fëmijëve që i takonte pasi ishin hedhur nga ballkonet, pastaj në spital në Itali me Ronaldon, pastaj duke i çuar në shkollë, zhytja në polemika të pista me opozitën e Sali Berishës, që donte të ndillte zi dhe pesimizëm, përlarja me spekulantët e fushatës së ndihmave, që herë shfaqeshin si hoxhë, e herë si të dërguar të Zotit, sistemimi i njerëzve në hotele në fazën e parë, skema e qirave falas për të mbeturit jashtë dhe më në fund, thirrja plot shpresë për Konferencën e Donatorëve, kanë qenë një dokumentar i tipit “Netflix”, meritat e të cilit duhet t’ia njohim Edi Ramës, qoftë si kryeminsitër, qoftë si regjisor, qoftë si aktor, a si të keni qejf.

Ai e përballoi këtë fushatë duke pasur përballë opozitën e ndyrë të Sali Berishës dhe Ilir Metës, që tentuan të ngjallin mosbesim, zi  dhe humbje shprese, ndaj donatorëve të huaj dhe shqiptarë.

Përjashto Lulzim Bashën, që mbajti një qëndrim dinjitoz dhe nuk ju bashkua atyre që dolën të humbur nga kjo fushatë, Edi Rama është sot i fituar si kryeministër, i fituar si qytetar, por po deshët, dhe si aktor dhe regjisor.

Në fund të fundit, dhe sikur ta ketë parë gjithë katastrofën si skenë teatri, i është dashur të rrijë aty 16 orë në këmbë. Vlerësojeni dhe për këtë.

Më tej, Edi Rama ka arritur një fitore të mahnitshme duke bindur donatorët më skeptikë të Europës, thjesht nga këmbëngulja personale. Çdo para e dhënë për Shqipërinë, është në fakt para e kërkuar me ngulm si një lypsar modern, nga Edi Rama.

Një kryeministër që ka mundur të bindë personalisht çdo kryeministër të Europës apo Lindjes së Mesme që duhet ndihmuar Shqipëria, është një kryeministër që i ka dalë zot vendit të tij.

Për një vend të izoluar, të nënvleftësuar, të injoruar dhe pa pikë kredibiliteti si Shqipëria, një shumë e tillë parash është një sukses personal i Edi Ramës.

Ndoshta ai do të dëshmojë ndonjë ditë se çfarë metodash ka përdorur, si i ka trembur, apo joshur, si i ka bindur, apo prekur në sedër me njëri- tjetrin, por dhe po u tregua modest dhe nuk e bëri, të gjithë janë të qartë se kjo është një fitore e skenarit të tij.

Tani shajeni Edi Ramën, urrejeni, i thoni që nuk të do Europa, nuk të do SHBA, a çfarë t’u vijë në mendje. I thoni i droguar, i korruptuar, mik i Vuçiçit apo Erdoganit, thojini që të ka sharë Klodiana apo Çim Peka, por mos harroni të thoni se kur ke vrerë-hedhës të tillë në Shqipëri, dhe ndodh që ke gjithë botën me vete, diçka nuk shkon në çmendinën shqiptare.

Dhe mos guxoni më të mallkoni Shqipërinë dhe të ndillni fatkeqësi të tjera, se mund t’i gjejë përsëri dhe kaq para. Dhe ec e duroni atë gjithë jetën.

m.v./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të pranojnë institucionet shtetërore ulje të pagave si kontribut për situatën e krijuar nga COVID-19?

Komento

Komente

  • Edvin: 18/02/2020 11:47

    Po hajdut mashtrus .asnje merit personale e rames.eshte diaspora eshte interesi europian dhe amerikan per te dhen donacion kshu qe zero merit e edvin komunistit

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 17/02/2020 21:32

    I modh je Edo ... te lumte e bone Europen e boten poshte kembeve dhe u more ate qe deshe jo per vete pir per Shqiperine

    Përgjigju
  • Sa te ndjeshme e te gjate ka gjuhen ky m.boze: 17/02/2020 20:08

    nuk lo rast pa lepir sumat andej kendej qerrataj po sa gjuhe te gjate qe ka dreqi se eshte edhe shum i shemtut iiiiiiii per te vjell me vjen sa her shikoj surratit e tij . kaq shume ja paska lepir berishit ? sa her e dite ?hec e merre vesh . lepi lepi fshatr i qelbur ta do tradita

    Përgjigju
    • Ik qiu: 18/02/2020 12:10

      Po mero esht me i miri qe kemi po me shpellar se tu nuk ka o mavri b lepires i krimineleve esht lufta personale e rames gjigandit njeriut qe esht fat per shqiperin qe e ka e do e ket akoma per shum koh ha mut bjeri kembes buburec i qelbur ROFT ed bosi ed njeshi ed shpetimtari