Një foto me Dua Lipën kushton shtrenjtë, zbuloni sa para kërkon ylli shqiptar

Një foto me Dua Lipën kushton shtrenjtë, zbuloni sa para kërkon ylli shqiptar

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është kthyer në një ndër VIP-at më vlerësuar të momentit. Padyshim që Dua-s nuk i mungojnë adhuruesit, por për të pasur një takim me yllin shqiptar, ku përfshihet edhe një foto, fansat duhet të paguajnë shtrenjtë.

Gazeta britanike 'The Sun' ka publikuar një listë me personazhet publikë dhe paratë që ata kërkojnë për foto.

Dua Lipa kërkon plot 1.842 £ në turneun 'Future Nostalgia'. Paketa përfshin një leksion kërcimi nga një koreograf profesionist dhe një foto në grup me vetë yllin 26-vjeçar. Klientët që paguajnë madje kanë mundësinë të bëjnë një vallëzim me këngëtaren e hitit ”Levitating”, por vetëm nëse hyjnë dhe fitojnë në një konkurs të zhvilluar paraprakisht.

Ndërkohë, sa i përket yjeve të tjerë, përmendim Justin Bieber i cili merr 900 £, Arnold Schwarzenegger 745 £, Alicia Keys 628 £, Steps 375 £, Blue 349 £ etj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve!  Në makinë nuk kishte GPS, atentatorit me dy mjete deri pranë vilës

Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve! Në makinë nuk kishte GPS, atentatorit me dy mjete deri pranë vilës