Një foto që nuk do 'ngopeni' duke e parë...detaji më emocionues në ndeshjen Angli-Kosovë

Një foto që nuk do 'ngopeni' duke e parë...detaji më emocionues në ndeshjen Angli-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës u përball mbrëmjen e së hënës me Anglinë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Përtej asaj çka u pa në fushë, një ndeshje e luftuar nga të dyja palët, një detaj shumë interesant ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Bëhet fjalë për operatorin  Chris James. Ju do të pyesni pse pikërisht ai, kur në një ndeshje janë dhjetëra operatorë... Rastësia është mbreti i botës dhe kjo shprehje mund të themi se vlen në këtë rast.

Dje Chris James ka filmuar ndeshje e përfaqësueses së Kosovës, një shtet i lirë... por 22 vite më parë, në vitin 1997, Chris James ka xhiruar në Kosovë situatën e tensionuar dhe fillimet e luftës me Serbinë. Gazetari i ITV Sport, Garbiel Clarke tregon se  James ka qenë reporter në atë kohë, duke filmuar operacionet ushtarake ndërkombëtare dhe rolin e Britanisë së Madhe.

Pa dyshim ky ishte detaji më emocionues në ndeshjen Angli-Kosovë.

Postimi i gazetarit të ITV Sport, Garbiel Clarke

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët