Një grup studentësh ngujohen në fakultete, Rama: Po pengohet mësimi, kërkojnë gjëra që s'do bëhen kurrë

Gjatë prezantimit të platformës online për punësimin e studentëve (Lexo këtu), kryeministri Edi Rama komentoi edhe protestën e një grupi të vogël të cilët kanë zgjedhur të ngujohen te Fakulteti Ekonomik dhe ai i Drejtësisë. Rama tha se ky grup studentësh po pengon shumicën tjetër që të bëjnë mësim, ndërsa shtoi se kërkesat shtesë të tyre, si shfuqizimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, nuk do pranohen kurrë. Ai sqaroi sërish se ekselentët dhe ata në nevojë nuk do paguajnë tarifë studimi, ndërsa të gjithë tjetër do paguajnë vetëm 50%. Kryeministri kishte një mesazh edhe për nxënësit me rezultate të dobëta për të cilët tha se do përfitojnë vetëm këtë vit shlyerjen e 50% të tarifës së studimeve nga shteti, por jo vitin e ardhshëm nëse performanca e tyre do jetë njësoj. 

"Nuk dalin më te kryeministria sepse nuk kanë më mundësi sesa shumë janë, pengojnë të tjerët që të bëjnë mësim. Ata me 4-a dhe 5-a do marrin këtë vit, por vitin e ardhshëm nëse paraqiten me të njëjtat rezultate, nuk do marrin asnjë kokërr leku. Ne s'mund të paguajmë për këta që rrinë në kafe dje marrin katëra. Ata që përsërisin vitin nuk kanë për të marrë më kokërr leku. 

Unë mund të jem një person që dua të bëj mësim, kam paguar para, nuk më intereson protesta, qeveria e asgjë, dua mësim. Pedagogu ka për detyrë të vijë dhe të më japë mësim dhe s'më pengon asnjë, jo më çeta që nuk di se çfarë kërkon apo kërkojnë gjëra që s'kanë për t'u bërë kurrë dhe thonë jemi studentë... Shoh që ka shumë që kërkojnë të njëjtën gjë për masterin, por kjo nuk bëhet. Kemi bërë një përjashtim për ata me 9-a e 10-a dhe ata me ndihmë ekonomike. Masteri nuk është detyrim i shoqërisë për të paguar. Kush do ta bëjë Masterin, ta bëjë", tha Rama. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncon në prokurori zhdukjen e DVR-së, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncon në prokurori zhdukjen e DVR-së, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas