Një grup studentësh u rikthehen protestave: Nuk janë plotësuar pikat e Paktit për Universitetin, na mashtruan (VIDEO)

TIRANE-Një vit nga protesta e dhjetorit të kaluar që u mbyll pas miratimit të Paktit për Universitetin, një grup studentësh nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës bojkotuan mësimin dhe duke u mbledhur paraditen e sotme përpara Korpusit për të protestuar. Por cilat janë pakënaqësitë e tyre?

Disa nga studentët u shprehën për mediat se kushtet në konvikte vijojnë që të jenë të njëjtat, sipas tyre mizerabël, Karta e Studentit nuk është adresuar te nevojat që kanë, por pë luks, ndërkohë që pakënaqësi kanë shprehur edhe për tarifën e shkollës, bursën, bibliotekën dixhitale dhe cështje të tjera. Studentët që sot protestuan thanë se u organizuan vetë përmes lajmërimeve në rrjetet sociale, mes tyre faqja 'Rezistenca Rinore'.

 "Jemi mbledhur për të protestuar për Paktin për Universitetin, asnjë pikë nuk është përmbushur, kushtet në konvikte janë skandaloze. Jetojmë për kushte mizerabël. Tarifa për disa është përgjysmuar, për disa jo. Do ta shumëzojmë qeverinë me zero. Do të jemi më shumë se kaq. Unë jam me ndihmë sociale, por në llogarinë time kishte zero lekë nga bursa. Jemi organizuar vetë të gjithë studentët për të protestuar" tha njëri nga studentët.

Disa nga studentët paralajmërojnë se protesta do të vijojë edhe më e madhe në ditët në vijim. "Pakti nuk u mbajt në asnjë nga pikat. Tarifat u kthyen ku ishin. Ne paguajmë tarifat që paguanim para një viti. Ata që do të merrnim me ulje ishin për një vit dhe tani do të paguajmë sikur ishin për pjesën dërrumese. Ka përjashtime, por dua të marr një shembull, vetëm ata që kanë dy prindërit invalid mund të marrin bursë. Nuk mjafton një për të marrë bursë. Protesta është në dorë të studentëve. Jemi të revoltuar se asnjë nga pikat e paktit nuk është plotësuar dhe ne do të vijojmë deri kur të plotësohen".  

"Asgjë nuk ka ndryshuar. Kushtet janë njëlloj. Jemi në mjerim, tarifat janë të shtrenjta. Asnjë pikë e paktit nuk është ndryshuar, po protestojmë se askujt nuk i intereson për ne" tha një tjetër student. Akuzat nuk munguan as kundër qeverisë. Një student u shpreh u mashtruan me premtimet.

"Asnjë pikë e paktit nuk është plotësuar nuk është marrë parasysh. Thuhet se është miratuar Karta e Studentit, por ne nuk kemi nevojë për udhëtime në Dubai, nuk kemi nevojë të ulen çmimet 5% te dyqanet e Nozit, se nuk blejmë rroba që kushtojnë 120 euro. Kemi nevojë për kushte më të mira në arsim, ngrohje, jo të marrim batanije me vete. Ne fakultet, te Historia nuk ka libra, edhe pse thuhet se ka bibliotekën më të madhe, por aty ka libra rusë.

Biblioteka dixhitale është katrahurë, aty ka libra që nuk janë të vlefshëm për studentët, të pedagogëve të mi. Ka në gjuhë të huaj, frëngjisht dhe turqisht, ne mësojmë anglisht. Ai është libri 'Vrima' i Rita Petros, ndërsa nuk e di cfarë vlere ka për studentet. Për tarifën dua të bëj një lajmërim, studentët do të paguajnë 300 mijë lekë, pasi nëse ke një lëndë të mbartur tarifën do ta paguajmë të plotë. Ata na kanë mashtruar. Jemi të vjedhur dhe të mashtruar. Po flemë gjashtë veta në një dhomë në konvikte, fasada nuk e përmirëson një konvikt. Kryeministri na mashtroi për Paktin për Universitetin. Karta e Studentit nuk na jep asnjë shërbim për jetën studentore".

1579686621_protestsastudenteve.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 23/01/2020 10:54

    Si gjithekund te paret per rremuja e budalleqe e idiotlleqe tropojanet.Sa te drejte kane shkodranet qe tropojanet I quajne "karaduza".Qeveria te mos merret fare me kete grupim vagabondash.Ne se nuk I pelqejne dhomat apo konviktet ne qytetin e studentit,le te gjejne shtepi me qira ne Tirane.Kto jane mundesit e shtetit per permiresimin e kushteve te jeteses ne konviktet e qytetit student.

    Përgjigju
  • hasani: 23/01/2020 01:03

    KETA STUDENTE pisa I ngren vajza e saliut argita,,,dhe celula e pd ne fakultetin e filozofise me valentina duken ne krye...

    Përgjigju
  • rroku: 22/01/2020 21:05

    Kjo eshte e turpeshme, keta nuk jane studente por drogaxhi qe rri e te blloku. Kush ka vullnet per te mesuar i gjen mundesite. Shkolle qyl nuk ka me kete lloj sistemi se nuk jemi ne kohen e qoftelargut. Ne qofte se ka njerez qe jane me te persekutuar ne kete " demokraci" jane pensionistat qe jetojne me pensjone qesharak, jane gjyshet dhe gjyshet tuaj o plera qe shkoni ne shkolle me makine, visheni me firma, mbani telefon te fundit dhe jeni tap topi, te drejtat duhet ti kerkoni por nje fjale e popullit thote SHTRINI KEMBET SA KENI JORGANIN. Mos u merrni me partite por mesoni o bylmeza.

    Përgjigju
  • raul: 22/01/2020 11:15

    Duhet te jene lristat erotiko-naziskine te haremit veror te Jales dhe akoma jane nen dalldine dhe erosin qe kaluan sivjet ne Jale dhe duhet te jene simotrat e studentes se leshitlikes ne shkoder qe i hodhi boje rektorit te universitetit Luigj gurakuqi , apo studentes se leshelise qe theu deren e Fakultetit me gure, prandaj mos ja varni se duan harem deh jo mesim,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet